Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka është shprehur se ulja e pragut të TVSH-së do të rrisë informalitetin dhe se kërkohet që të përjashtohen nga TVSH profesionet e lira dhe tregjet e bashkive.
“Ulja e pragut të TVSH do të lërë shtigje të mëdha për informalitet. Kërkojmë që të përjashtohen nga TVSH profesionet e lira dhe tregjet e bashkive”, tha Jaka.
Nikolin Jaka ka kërkuar që tatim fitimi të jetë 0 për bizneset me xhiro deri në 5 mln lekë. Taksa për shtëpinë e parë të jetë zero dhe për shtëpitë e dyta të jetë 0.05%.
Debati në Komisionin e Ekonomisë
Mark Cowford nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë: Disa elementë të rëndësishëm taksimi duhet të jetë në ligj. Duhet të kishte më shumë shtjellin për taksën e banesës.
Jorida Tabaku- Crowford: A keni diskutuar me qeverinë paraprakisht për propozimet që keni?
Mark Crowford: Kemi diskutuar me Ministrinë e Financave këtë javë.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku: Sa i takon kufirit të TVSH-së ne e kemi ngritur si shqetësim. Është mirë që kufiri i regjistrimit të TVSH-së të mos ndryshojë nga viti në vit dhe të përcaktohet në ligj.
Nikolin Jaka: Nga presioni ynë u ul TVSH për turizmin.
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu: Si sillen në Amerikë bizneset nëse qeveria sillet me arrogancë?
Erjon Braçe: O Zot!
Mark Crowford: Shpresojmë të ketë hapa pozitive. Ne nuk presim të pranohen të gjitha kërkesat tona.
Er.K/Shqiptarja.com

pragut të TVSH rrit informalitetin











