Ekonomiku, studentët regjistrim
on-line për tu futur në provim

Ekonomiku, studentët regjistrim<br />on-line për tu futur në provim
TIRANE - Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, ka zgjedhur regjistrimin on-line për të gjithë ata që duan të futen në provimet e sezonit të dytë.

Dekanati i fakultetit ka njoftuar se do futen në provime të gjithë studentët e rregullt sipas viteve përkatëse dhe studentët përsëritës (të sistemit 3-vjeçar dhe 4-vjeçar, si dhe të gjithë studentët që kanë provime të mbartura të viteve paraardhëse (përjashto Kontabilitetin financiar).

“Të gjithë studentët e sistemit trevjeçar që kanë filluar studimet në vitet akademike 2008-2009, 2009-2010, 2010-2011, 2011-2012 dhe 2012-2013 duhet të rregjistrohen në sistem për çdo provim të shpallur në listën e provimeve të semestrit të dytë.

Studentët e sistemit 4-vjeçar do të rregjistrohen, për çdo provim të shpallur në listën e provimeve, përmes dërgimit të një e-maili në adresën: [email protected].

Në e-mail studenti duhet të shkruajë: Emër atësi mbiemër, Degën e studimit, Vitin e fillimit të studimeve dhe Lëndët që do të japë provim në këtë sezon”, - thuhet në njoftim.

Sistemi për rregjistrimin e studentëve është hapur më 3 qershor dhe do të mbyllet 2 ditë përpara datës së çdo provimi në ora 15:00. Pas këtij afati çdo regjistrim është i pavlefshëm.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim