Ministria e Arsimit ka hapur procedurat për studentët të cilët kërkojnë të konkurojnë për fondin e ekslencës. “Aplikimet, për kandidatët që ndjekin vitin e parë të studimeve për këtë vit akademik, do të ndahen në dy faza, për fazën e parë afati i dorëzimit të dokumenteve është nga data 1 Mars – 30 Prill 2015 dhe faza e dytë nga data 1 Gusht – 30 Shtator 2015.

Aplikimet për kandidatët që do të ndjekin vitin e dytë apo pas tij të studimeve, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar nga data 1 – 31 Korrik 2015 ose 1 Shtator – 15 Tetor 2015“- thuhet në një njoftim të Ministrisë së Arsimit. Kandidatët duhet të plotësojnë dokumentat e kërkuara si dhe ti dërgojnë me postë pranë MAS.

Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)