Ekselentët shqiptarë që do përfaqësojnë Tiranën në Olimpiadën e më të mirëve në Moskë (VIDEO)

Një ekip nxënësish të ekselencës nga 4 gjimnaze publike të Tiranës do të përfaqësojnë flamurin shqiptar në Olimpiadën e IV të Metropoleve, që mbahet javën tjetër në Moskë. Ata do të garojnë me bashkëmoshatarët e tyre nga kryeqytetet e një sërë vendesh europiane dhe jo vetëm, në fusha të shkencave ekzakte si: informatika, matematika, fizika dhe kimia. Para nisjes për në Moskë ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu uroi suksese dhe tha se ata janë krenaria e Tiranës.

“Jam shumë i lumtur që më të mirët nga 4 gjimnaze publike të Tiranës, të cilët kanë fituar olimpiadat dhe konkurset në Shqipëri, do të përfaqësojnë vendin tonë në Olimpiadën e Metropoleve në Moskë. Teksa shumica e shokëve e shoqeve të tyre kanë qenë në plazh, ata jo vetëm që nuk janë nxirë, por kanë studiuar dhe janë përgatitur për një eksperiencë fantastike. Me medalje ose jo, koha do ta tregojë, por rëndësi ka që do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer, për të treguar se çunat dhe gocat e Tiranës mund të na përfaqësojnë denjësisht mes dhjetëra skuadrave të kryeqyteteve të tjera, në këtë olimpiadë të kampionëve të metropoleve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranës mbështet përfaqësimin që këta të rinj do t’i bëjnë qytetit tonë, si përkrahësja dhe nxitësja më e madhe e çdo nxënësi që ka talent. Ai nënvizoi se motivimi dhe mbështetja e talenteve të gjeneratës së re të qytetit tonë, mbetet një nga objektivat parësorë të politikës së Bashkisë së Tiranës.

“Është shumë e rëndësishme të tregojmë se për djem e vajza të tillë, që kanë dalë me dhjeta, që kanë studiuar më tepër se sa shumica, Bashkia e Tiranës do të ketë gjithmonë një mundësi për të financuar, siç po bëjmë në këtë rast me udhëtimin, e më pas me një bursë, siç kemi bërë me shkollat 9-vjeçare. E di që është e pamundur që të paguajmë për të gjithë, por ama për më të mirët, për ata që dalin me dhjeta, për ata që sjellin çmime e fitojnë në olimpiada, gjithmonë do gjendet një mënyrë që Bashkia e Tiranës të jetë një mbështetje”, u shpreh Veliaj.

Nxënësit që do marrin pjesë në Olimpiadë falenderuan Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që u kushton më të mirëve të shkollave të Tiranës, ndërsa garantuan një përfaqësim serioz të Tiranës dhe flamurit shqiptar në këtë organizim ndërkombëtar të më të mirëve. “Ju falenderojmë përzemërsisht! E rëndësishme është të paraqitemi sa më seriozisht, meqenëse është hera e parë që marrim pjesë në këtë olimpiadë, që gjurmët që do të lëmë atje, të pasohen nga të tjerët më pas. Nxënësit janë përgatitur dhe shpresoj që të dalin sa më mirë!”, tha Artjola Doko, një nga mësueset udhëheqëse, e cila ka ndjekur përgatitjen e të rinjve dhe që do drejtojë ekipin në Olimpiadën e Moskës.

Olimpiada zhvillohet në dy ditë, në 3 dhe 4 shtator, dhe konkurrimi do jetë i ndarë në fusha të ndryshme. Ekipi që do përfaqësojë gjimnazet e Tiranës do të konkurrojë në fusha si informatika, matematika, fizika dhe kimia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arti: 01/09/2019 14:23

    I vetmi lajm pozitiv gjithe te tjarat na kthejne ne mesjete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)