Ekskluzive/ 143 kile kokainë në Durrës, një nga importuesit i arrestuar më parë në Itali për trafik heroine e kokaine. Ja pamjet e skanerit që zbuloi drogën

Edhe pse policisë i betohet se nuk ka asnjë lidhje me 143 kilet e kokainës së sekuestruar dje në portin e Durrësit, një nga pronarët e shoqërisë “Masabi Fruits” që importoi ngarkesën e bananeve brenda të cilave u zbulua droga, në ta kaluarën është arrestuar në Itali pikërisht për trafik kokaine. Sipas informacioneve eksluzive të marra nga Report TV, Erion Peti, lindur në Tiranë me 11 korrik 1979, është arrestuar me 4 mars 2004 nga karabinierët e Peschiera del Garda në provincën e Veronës për trafik heroine dhe kokaine. Hetuesit italiane e konsideronin si një pjesë të rëndësishme të organizatës dhe pas tij u arrestuan dhe 8 anëtarë të tjerë të të njëjtës organizatë. Gjatë operacionit u sekuestruan 7 kilogramë kokainë dhe heroinë.  

Erion Peti është kushëri i Klajdi Xibrakut, edhe ai ortak me 50 % i “Masabi Fruits” që importonte banane dhe i tregtonte me markën Bo Bananas. Tani policia dhe prokuroria po përpiqen të kuptojnë rolin e tyre në blerjen e 143 kileve të kokainës dhe mbi të gjithë se kush janë gjithë financuesit e kësaj sasie të madhe droge.. 

Report TV siguroi ekskluzivisht edhe pamjet e skanerit të realizuar mbrëmjen e 9 prillit në portin e Durrësit nga e cila u zbulua prania e ngarkesës së drogës, e fshehur në pjesën e sipërme të kontainerit dhe që mund të shihet në kuadratin e kuq.

Pamjet e skanerit të realizuar mbrëmjen e 9 prillit në portin e Durrësit nga e cila u zbulua prania e ngarkesës së drogës

 Kontaineri është ngarkuar në portin e Guayaquil në Ekuador dhe pasi ka kaluar tranzit në portet e panamasë, Gioia Tauro dhe Pireo dhe pasi ka ndryshuar 4 anije, mbërriti më në fund në portin e Durrësit ku policia, autoritetet shqiptare ishin të informuara prej dy javësh për mundësinë e mbërritjes së kokainës.

Policia po heton edhe një tjetër koincidencë të dyshimtë. Shoqëria “Masabi Fruits” e Erion Petit dhe Klajdi Xibrakut është themeluar me 20 mars 2018, pra vetëm 3 javë pas sekuestrimit të 613 kileve të kokainës të gjetura me 27 shkurt 2018 në një tjetër konteiner të ngarkuar me banane të importuar nga shoqëria Arbi Garden të Arbër Çekajt. Tani dyshohet se me djegien e shoqërisë së Arbi Garden, u themelua menjëherë Masabi Fruits për ta zëvendësuar. Te dyja kompanitë tregtuan banane, dhe të dyja kompanitë janë kapur me kokainë të importuar nga Ekuadori. 

Rasti më i fundit para arrestimit të ortakëve Xibraku e Peti, ishte ai i 31 marsit, kur në kontejnerët me banane të “Ecoalmax” policia zbuloi në port  49 kg kokainë dhe në pranga u vu Selim Cekaj babai Arbër Cekaj dënuar me 14 vjet burg për 613 kilogramë që u kapën në shkurt të 2018-ës.

Hetuesit dyshojne se kjo kokainë i përket të njëjtit grup kriminal ndaj dhe SPAK është bërë pjesë e hetimeve.

xy/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • King: 11/04/2021 22:10

    Edhe ai banaking na ka ca trapin me reklama! shikojeni nje here se bizneset me zor po mbyllin muajin kurse atij po i teprojne edhe per reklama ne cdo kanal televiziv. Hajt shnet

    Përgjigju
  • Pyka: 11/04/2021 13:08

    I njejti grup eshte.Nuk ka dyshim.Dhe eshte grup me lidhje ne politike se te denohesh 14 per 613 kg kokaine eshte sikur nuk je denuar fare se pas 3-4 vjetesh i bejne dhe nje ulje me 7-8 vjet dhe del fare.Ne Greqi nje shqiptar e kane denuar me burgim te perjetshem per 16 kg marijuane dhe ai i shkreti ishte vetem transportues nuk ishte trafikant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral