EKSKLUZIVE/ 25 vite e zhdukur, ’Pa Gjurmë’ zbardh vrasjen e Etleva Parangonit! Nëna sheh për herë të parë varrin e të bijës, vajton në studio

Merr fund odisea e zhdukjes së Etleva Parangonit, vajza e njohur  ndryshe si Desdemona Lirjoni, e cila pasi u dhunua barbarisht u vra me thikë më 5 dhjetor të vitit 1998.  ‘Pa Gjurmë’ zbardh detajet e vrasjes së 25 viteve më parë të shqiptares së humbur në Itali. Nëna e saj ka parë për herë të parë varrin në Ticino të Italisë, ku prehet sot 24-vjeçarja nga Fieri.

Vajza nga Fieri me emrin Etleva Parangoni u largua nga shtëpia në shtator të vitit 1995, në atë kohë në moshën 21-vjeçare. Ajo rezultonte e humbur për familjarët, ku këta të fundit mësuan se ditën që iku, vajza kishte hipur në një makinë me xhama të zinj. Pas afro dy jave, Etleva telefonon nga Italia dhe u tregon prindërve se ishte shëndosh e mirë në Milano. Ky komunikim zgjati deri më 17 nëntor të 1998, ku më pas Etleva humbi çdo kontakt me familjen e saj.

Një nga historitë më delikate dhe ndër më të dhimbshmet për ’Pa Gjurmë’, ndërsa për moderatoren Odeta Dume ishte e vështirë t’i komunikonte nënës vdekjen e së bijës, kur në gjithë këto vite ka besuar se është gjallë.
Odeta Dume: Juve ju erdhi një lajm i zi, por që nuk e besuat kurrë...
Nëna e viktimës: Ç’të të thotë nënë e zesë? (qan). Jam shumë e tronditur Odeta
Odeta Dume: Ne kemi mundur të zbulojmë se Etleva ka jetuar në Itali, në një tjetër vend nga ai që ju keni ditur deri më sot. Ajo nuk ka jetuar kurrë në Bari, as në Milano, por në Ticino në kufi me Zvicrën. Por, unë do të rrëfej historinë që na ka treguar një emigrant shqiptar, që ka jetuar shumë afër me vajzën tuaj dhe e ka njohur si Desdemona. Ajo është marr dhe më pas pas trafikuar në Itali, ku është detyruar të bëjë punonjësen e seksit nga disa shqiptarë nga Fieri dhe Lezha. Ne nuk e dimë çfarë ndodhi mes vajzës suaj dhe kësaj bande kriminale, por ne kemi mësuar se nga policia ajo u gjet e vrarë në një nga rrugët e Ticinos në 5 dhjetor të vitit 1998. Ajo ishte dhunuar dhe një thikë ishte ngulur në trupin e saj, shumë afër organit të zemrës dhe ajo kishte humbur jetën. E dashur Margarita, nuk do dua t’ju helmoj më shumë mbi atë se çfarë kemi mësuar për vajzën tuaj. Në atë kohë institucionet italiane kërkuan të gjenin familjen tuaj në Shqipëri për të tërhequr trupin. Por kjo gjë nuk ndodhi, ndaj kjo i detyroi institucionet të varrosin trupin në varrezat publike në vendin ku u gjet trupi i saj.

Shfaqja e videos nga vendi ku prehet vajza nga Fieri, pllaka në varrin me emrin e Etlevës që mbylli sytë në moshën 24-vjeçare ishte një moment rrëqethës për nënën Margarita e cila nisi të vajtojë…

 

Video Emisioni i plote

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 18/02/2023 08:10

    Ne gjithe rrethin tim familjare ku kam linde e ku jame martuar per fat nuk kemi patur vajza te humbura e te trafikuara .por kur shof kete pjese te emisionit ka qare aq shume sa me duket sikur kjo vajze ishte e familjes.Lotet e tua moj nene dhe shpirti i vajzes tende te ndjere lutem ti kete degjuar zoti dhe ka vene drejtesine ne vend.

    Përgjigju
  • Iris: 18/02/2023 00:41

    Fieri nuk eshte Tirana,eshte vend i vogel dhe banda qe e ka trafikuar dhe nxjerre ne rruge eshte perzierje fierake,lezhiane,nje tjeter vend i vogel.Besoj se vendasit dhe policia e dine kush jane kriminelet e zones,me cfare jane marre e ku e si i kane pastruar parate.Heret a vone autoret do te dalin zbuluar.

    Përgjigju
  • Klodi: 18/02/2023 00:05

    Mallkuar qofshin per shtate breza ata qe shfrytzuan si skllever gjakun e tyre.

    Përgjigju
  • Anisa: 17/02/2023 23:48

    Zot ver dor tek mostrat , ku je enver hoxha ti ishe per kete popull dhe keta njerez perbindesha.

    Përgjigju
  • A. N.: 17/02/2023 22:05

    Uroj qe vrasesve, te cilet mund te kene shpetuar edhe pa u denuar, ti ndodhe nje dite i njejti fat me femijet apo niperit e mbesat e tyre. Kemi qene dhe vazhdojme te jemi nder popujt me kriminele ne europe.

    Përgjigju
    • Aa..: 18/02/2023 04:29

      I ke deputet ose financues deputetesh ne Fier lale

    • Maduba: 17/02/2023 22:57

      Veriifikijeni, ju lutem, mos jane bere deputete....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve