Ekskluzive/Alfred Ashiku, takimi me
Enverin në spitalin e Vlorës/pjesa e dytë
INTERVISTA/Aktori Mario Ashiku dhe mjekët Dr. Adelina Mazreku dhe Dr. Bajram Çela rrëfejnë detaje nga jeta dhe vdekja e shkodranit impozant në qytetin e Vlorës.
Në numrin e djeshëm u përqëndruam në rrëfimin ekskluziv të aktorit të njohur Mario Ashiku, i cili, duke qenë njëkohësisht edhe nipi i Alfred Ashikut, na zbuloi detaje nga jeta dhe vdekja tragjike e ish-farmacistit të njohur shkodran, që la një emër thuajse në kufinjtë e legjendës në qytetin e Vlorës, ku ai u detyrua të shërbente si i internuar në fund të jetës pas burgosjes që i bëri regjimi komunist.
Theksi i tij në këtë rrëfim, më shumë vihet në përshkrimin e vetive të veçanta fizike, por edhe atyre njerëzore e intelektuale të xhaxhait të tij, shoqëruar me dokumentin origjinal të akt-akuzës së montuar të Sigurimit të Shtetit, nga i cili lehtësisht mund të kuptohet se arsyeja pse Alfred Ashiku u burgos, ishte thjesht dhe vetëm xhelozia e regjimit ndaj mënyrës së jetesës që "legjenda shkodrane" kishte zgjedhur t'i rezervonte vetvetes dhe shoqëria me të huaj, që ai parapëlqente të frekuentonte, njësoj siç kishte bërë edhe më parë. Rrëfimi i z. Ashiku vijon edhe sot me detaje interesante, ku përveç provokimeve që i bënte Sigurimi, ai kupton se ky i fundit vigjilonte madje edhe mbi varret e njerëzve për të "zbuluar" armiq.
Po ashtu, numri i sotëm përplotësohet edhe me rrëfimet ekskluzive të zonjës Adelina Mazreku (mjeke e njohur, dekoruar me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe" nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu), e cila ishte edhe kushërirë e farmacistit "simpatik", duke kujtuar detaje nga bisedat e përbashkëta që kishin të bënin me ish-të dashurat e "bukuroshit" shkodran, sic është edhe pohimi i fakteve që lidhen me të dashurën e Duçes, e cila s'kishte shpëtuar dot pa kaluar netët në shtrat me shqiptarin e shpallur "Mister" gjatë studimeve të tij në Romë. Më tej historia mbyllet me rrëfimet e ish-nxënësit të Alfred Ashikut, Dr. Bajram Çela. Ky i fundit sjell edhe detaje nga takimi direkt dhe "porosia" që kishte lënë ish-diktatori Enver Hoxha për farmacistin e njohur dhe përshkruan në detaje edhe momentet e vdekjes tragjike dhe përcjelljen që populli i Vlorës kishte rezervuar për Alfred Ashikun.
Intervistën e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 17 janar 2013(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35