Ekskluzive/ Argita dhe Jamarbri blenë vilë në Gjirin e Lalzit pas shpalljes 'Non Grata', Berisha 190 mijë USD kursime, Luljeta Bozo (me punë privat) 50 mijë USD me pak

TIRANË- Në 13 korrik 2021, vetëm dy muaj pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argita Berisha, e bija e Sali Berishës, ka blerë një tjetër vilë në Gjirin e Lalzit, me paratë e bashkëshortit, Jamarbër Malltezi, i cili është ndër ‘ambientalistët’ e rrallë në botë, i cili shton vilat dhe pallatet. Kujtojmë që Jamarbër Malltezi është pronar me 35-50 % i 17 kullave në Tiranë, me vlerë dhjetëra milionë euro. Nuk deklarohet sipërfaqja e vilës, por vetëm vlera 155 mijë euro. Shtëpia e re ka kaluar në pronësi të të dy bashkëshortëve.

Kjo lëvizje në pasuri reflektohet në deklaratën e pasurisë që Sali Berisha ka dorëzuar në ILDKP pas betimit si deputet në 10 shtator 2021. Deklarata është siguruar ekskluzivisht nga Report Tv.

Berisha ka deklaruar nga fillimi pasurinë e tij, të bashkëshortes Liri Berisha, të fëmijëve Shkëlzenit dhe Argitës, si pjesërisht të dhëndrit, Jamarbër Malltezi.Në vitin 2004, Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë blerë edhe një gjysmë vile në Gjirin e Lalzit, me vlerë 56 mijë euro, të cilën e kanë rikonstruktuar në vitin 2013. Argita dhe Jamarbri deklarojnë gjithashtu disa apartamente, bodrume dhe 3 mijë m2 tokë, me vlerë mbi 700 mijë USD. Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e pasurisë së çiftit.

Sali Berisha 190 mijë USD kursime
Përpos apartamentit 2+1 në Tiranë, Sali Berisha deklaron bashkë me Liri Berishën rreth 190 mijë USD kursime. Kjo shumë është e konsiderueshme në raport me të ardhurat, që përfshijnë pagën modeste dhe më pas pensionin modest të Liri Berishës, pagën e Sali Berishës si Presidentit 1992-1997, deputet 1997-2005, si kryeministër 2005-2013 dhe më pas si deputet 2013-2019. Pas shkurtit të vitit 2019, kur dorëzoi mandatin e deputetit, Berisha ka aplikuar për pension pleqërie. 190 mijë USD kursime janë një vlerë e konsiderueshme referuar nivelit të lartë të jetesës së Berishës, për shkak të funksioneve të larta, funksione të cilat diktojnë shpenzime për veshje, takime, pritje dhe përcjellje private, vizita private etj.

Luljeta Bozo 120 mijë USD kursime
Sali Berisha (datëlindja 1944) është deputeti më i moshuar në Kuvend pas Luljeta Bozos (datëlindja 1942). Sali Berisha ka mbajtur funksione të larta shtetërore për rreth 15 vite. Luljeta Bozos është një profesioniste e fushës. Zonja Bozo, një profesoreshë shqiptare në fushën e inxhinierisë dhe një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri, ka punuar në sektorin privat përreth 3 dekada. Nuk ka dyshime se pagat në sektorin privat, sidomos në fushën e zonjës Bozo, atë të inxhinierisë, janë më të larta se sa në sektorin publik. Shpenzimet e zonjës Bozo nuk janë në nivelin që funksionet i kanë diktuar Berishës. Megjithatë, zonja Bozo deklaron 120 mijë USD kursime gjatë jetës së saj.

Shkëlzen Berisha
E dyshimtë dhe shumë pikëpyetje mbart pasuria e deklaruar nga Shkëlzen Berisha, i cili nuk deklaron se ku jeton, me çfarë kostoje, pra asnjë banesë në pronësi apo me qira. Shkëzleni deklaron llogari bankare 66 mijë euro dhe 1 milionë lekë, si një ovedraft me detyrim rreth 29 mijë euro. I biri i Sali Berisha është pronar i kompanive Logal dhe Albania Legal Compani, ku tek kjo e fundit deklaron pagë me vlerë 758 880 lekë. Në këtë deklaratë pasurie nuk figurojnë qindra mijëra euro që Shkëlzen Berisha i ka deklaruar gjatë viteve të kaluara si sekser. Nuk figurojnë as 600 mijë euro nga shitja e shtëpisë në vitin 2016, shtëpi të cilën e kishte blerë në  vitin 2013 për 346 mijë euro.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha, përmes kompanisë Logal, në dhjetor 2018, ka blerë 3 parcela arë për një total prej 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall prej 14.220 metra katrore nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godina. Këtë pasuri të paluajtshme i ka blerë tek kompania ‘Abduramani’ sh.p.k, tek kompania ‘Mulliri i Artë’ sh.p.k si dhe tek shtetasi Agur Abduramani. Për të blerë këto prona, Shkëlzeni ka marrë një kredi me vlerë 1.8 milionë euro pranë një banke të nivelit të dytë (Intesa Sanpaolo Bank Albania).

Si kolateral për kredinë ka lënë pronat në Gërdec. Vlera e kolateralit (sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë)  duhet jetë të paktën 120% e vlerës së principalit, pra nga 2.2 deri në 2.4 milionë euro! A kanë pronat e Shkëlzenit në Gërdec 2.2 milionë euro? Këto prona nuk vlejnë as sa 1/3 e vlerës së kredisë.    Ndërkaq, në vitin ku ka marrë kredinë 1.8 milionë euro për të blerë pronat pranë Gërdecit, në pasqyrat financiare të kompanisë ‘Logal’ rezulton se janë blerë pajisje dhe impiante me vlerë mbi 1.9 milionë euro. Mbetet mister burimi i 1.9 milionë erove për blerjen e pajisjeve, në kushtet kur Shkëlzeni, referuar dokumenteve të kompanisë, me paratë e kredisë 1.8 milionë euro ka blerë pronat.

Deklarimi i pasurisë nga fillimi
Detyrimi i Berishës për të deklaruar edhe një herë të gjitha pasuritë nga viti 1990 deri në shtator 2021 ka ardhur për shkak të dorëzimit të mandatit të deputetit në shkurt të vitit 2019 dhe betimit si deputet në 10 shtator 2021, edhe pse SHBA-të i kërkuan që të largohej nga Parlamentit për shkak të shpalljes non grata. Në kushtet e ndërprerjes së mandatit në 2019, Berisha u kthye në subjekt të nenit 5/1 të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, për deklarimin e të gjitha pasurive para fillimit të detyrës.

Pasuria e Familjes Berisha deklaruar nga fillimi
Sali dhe Liri Berisha
Apartament plus bodrum në Tiranës, vlera e apartamentit 2 100 000 lekë.
Llogari bankare 5 554 833 lekë, 5 103 444 lekë, 36 2018 USD
Llogari, 9 872 euro, 1 235 401 lekë, 16 482 euro
Sali Berisha, pensioni i pleqërisë, 627 080 lekë
Liri Berisha, pensioni i pleqërisë, 260 953 lekë

Shkëlzen Berisha
Llogari bankare 617 396 lekë, 66 mijë euro, 453 965 lekë, 3 960 lekë.
Pronar i kompanive Albania Legal Compani dhe Logal, me vlerë 100 lekë dhe 100 000 lekë.
Paga si administrator i Albania Legal Compani dhe Logal 758 880 lekë
Overdraft, detyrimi 28 960 lekë

Argita Malltezi
Ndërtesë banimi në Gjirin e Lalzit, 155 mijë euro, blerë në korrik 2021, 50 % Jamarbri
Gjysme vile në Gjirin e Lalzit, 56 mijë euro, 50 % Jamarbri
Apartament 195 mijë euro, 50 % Jamarbri
Apartament 200 mijë euro, 50 % Jamarbri
Apartament 179 mijë euro, 50 % Jamarbri
Bodrum, 10 mijë USD.
Bodrum, 17 mijë euro.
Bodrum, 26 mijë euro.
3 mijë m2 tokë në fshatin Priskë me vlerë 4 950 000 lekë.

Dokumenti i blerjes së shtëpisë së re nga Argita dhe Jamarbri në Gjirin e Lalzit 

 Dokumenti i blerjes së shtëpisë së re nga Argita dhe Jamarbri në Gjirin e Lalzit 

Kursimet e Sali dhe Liri Berishës 

Kursimet e Sali dhe Liri Berishës 

Kursimet e deputetes Luljeta Bozo

 Pasuria e Shkëlzen Berishës 

 Pasuria e Shkëlzen Berishës 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 24/11/2021 20:08

    Keto qe keni shfaqur jane sa per te kruajtur dhembet per Saliun...nuk dim ende se sa mund te kene neper banka jashte Shqiperie me emer tjeter apo vlera si pallatet tek pallate tek delijorgji etj etj etj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen