Ekskluzive/Ashiku: Si burgosi Enveri
mashkullin më të bukur shqiptar,pjesa parë

Ekskluzive/Ashiku: Si burgosi Enveri<br />mashkullin më të bukur shqiptar,pjesa parë
U deshën të kalojnë 90 vjet nga dita e lindjes, 50 vjet nga dita e vdekjes dhe 60 vjet nga dita e daljes nga burgu, që të bëhet publike për herë të parë, ajo që në Vlorë e kudo cilësohet si "Legjenda Ashiku". Ky personazh, për shkak të pakujdesisë, ka mbetur vetëm në kujtesën e bashkëkohësve dhe të të afërmëve, si dhe në dosjen me numër 928 të arkivit të shtetit, ku i burgosuri Alfred Ashiku mban numrin 5398 -A. Është një rast unikal në llojin e tij, pasi ndëshkimi i ka ardhur vetëm pse ishte mashkull i bukur, që i mori mendjen edhe aktores së famshme italiane, Alida Vali, e cila pasi u nda me Alfredin, u bë e dashura e Duçes.

Nipi i personazhit, aktori Mario Ashiku e ka gjithçka të freskët në memorien e tij, por disponon edhe dosjen e hetimit dhe të gjykimit të Alfredit. Me lot në sy, ai shpreh pendesën se gjithë këto vite, nuk është interesuar të bëjë publike historinë që është shndërruar në legjendë dhe që i përket xhaxhait të tij.
"Po më mirë vonë se kurrë"-thotë ai ndërsa nis rrëfimin për xhaxhain.

Trashëgimia
Mario, të cilit nuk i është zbehur aspak bukuria e rinisë së tij, në parantezë thotë se Ashikët e Shkodrës, janë dinasti e madhe në fushën e farmaceutikës. Gjyshi, Ndoc Ashiku, kishte përfunduar studimet në Itali, dhe kishte farmacinë në Pazarin e vjetër. "Babai im e kishte farmacinë në qendër të qytetit, kurse Alfredi, pasi u kthye nga studimet, hapi një farmaci në Tiranë. Kur Alfredi u fut në burg, im atë, u trasferua në Tiranë dhe u bë drejtori i farmacive", tregon Mario Ashiku për traditën e familjes së tij. Ai ka sot në pronësi një lokal të madh, në qëndër të bllokut. Thotë se e ka dhuratë nga gjyshi e nëna, Lec Çoba. Ai ka qënë deputet në kohën e Zogut dhe ish-mbreti u ka dhënë pronat.

Intervistën e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 16 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë