EKSKLUZIVE/ Bosi i 'Gega Oil' sillte euro nga Mali i Zi në Shqipëri, dekonspirimi i hetimit solli dështimin e çështjes penale

TIRANË- Në një kohë kur në prokurorinë e Tiranës prej muajit gusht 2019 është hapur një çështje penale kundër biznesmenit Paulin Gega, në Shkodër një hetim i prokurorisë kundër Paulin Gega, bosit të kompanisë së naftës “Gega Oil”, është pushuar në gjykatën me argumentin se nuk ka prova që të faktojnë akuzën e "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Provat nuk kanë mundur të mblidhen për shkak se Paulin Gega dhe miku i tij Gëzim Aliaj, të dyshuar se sillnin nga Mali i Zi në Shqipëri shuma të konsiderueshme në euro, janë vënë në dijeni se po hetoheshin dhe përgjoheshin dhe për pasojë kanë shkëputur çdo komunikim për këtë çështje. Nisur nga pamundësia e sigurimit të provave që bosi i naftës së kompanisë “Gega Oil” transportonte para në mënyrë të paligjshme nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë, duke i hedhur ato në tregun vendas dhe dekonspirimi i hetimeve, prokurorisë së Shkodrës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të kërkojë në gjykatë pushimin e ndjekjes penale.

Vendimi për pushimin e akuzës është marrë nga gjyqtari Sokol Shehu në 12 qershor 2019, ku gjykata ka pranuar kërkesën e prokurores së çështjes Shqiponja Milla, për pushimin e hetimeve ndaj biznesmenit Paulin Gega. Ky biznesmen është hetuar për një periudhë 1 vjeçare nga prokuroria e Shkodrës, pasi ka rezultuar se në dy raste ka sjellë nga Mali i Zi drejt Shqipërisë, një shumë të konsiderueshme euro, duke mos i deklaruar në kufi.

Sipas materialit që ka mundur të sigurojë “Shqiptarja,com” thuhet se informacionet operative nga shërbimet informative sekrete, është ngritur dyshimi se si Paulin Gega është i përfshirë në transportin fizik, nga Mali i Zi në vendin tone, të vlerave të konsiderueshnie monetare, duke shmangur deklarimin në kufi. Nisur nga shuma e madhe e cila dyshohej se do transferohej në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, për llogari të të dyshuarit, nga një person i paidentifikuar, është ngritur po ashtu dhe dyshimi se në rastin konkret lidhur me veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale. Nisur nga sa më lart, janë fiksuar dhe numri i madh i hyrje-daljeve nga territori i Republikës së Shqipërisë i Paulin Gega dhe personit që dyshohej se e ka ndihmuar në futjen e paligjshme të shumave të fraksionuara të eurove në territorin Shqiptar.

Menjëherë pas këtij informacioni është konstatuar se në datën 31 korrik 2018 Paulin Gega ka kryer një udhëtim në Mal të Zi, i shoqëruar nga shtetasi Gëzim Alija, ku është dyshuar se ka marrë shumën prej 50,000 Euro.Ndërkohë në datën 9 gusht 2018, të lartpërmendurit kanë udhëtuar përsëri ne drejtim të Malit të Zi.Po kështu në datën 29 gusht 2018 Paulin Gega është dyshuar se ka marrë një shumë prej 18.000 Euro.Nisur nga kjo situatë është ngritur dyshimi se bosi i “Gega Oil” Paulin Gega mund të ketë lidhje me punonjës të caktuar të PKK Hani i Hotit, të cilët e ndihmojnë këtë shtetas në kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nisur nga sa më lart, në ngarkim të këtij shtetasi dhe personave që dyshohej se e ndihmonin në kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme nga ana e organit procedues janë kryer hetime me metoda speciale të hetimit (përgjime telefonike). Nga transkriptet e përgjimeve të kryera për llogari të këtij procedimi penal konfirmohet se Pailin Gega ka komunikime me shtetas të ndryshëm, në lidhje me vlera të larta monetare si rrjedhojë e aktivitetit që ai kryen në fushën e hidrokarbureve, por, përveç këtij fakti, nuk rezulton që shtetasi në fjalë të ketë kryer veprime të kundërligjshme në kuptim të transportimit apo mosdeklarimit në kufi të vlerave të ndryshme monetare apo pastrimin e produktit ardhur si pasojë e ndonjë aktiviteti kriminal.

Një fakt i rëndësishëm i cili duhet evidentuar në këtë rast dhe për të cilin nga ana e prokurorisë me informacion të motivuar është sugjeruar fillimi i ndjekjes penale për personat përgjegjës, është se nga transkriptimet e përgjimeve të të dyshuarit Paulin Gega dhe Gëzim Alija me të cilin ky shtetas rezulton se ka komunikime dhe lëvizje të shpeshta në drejtim të Malit të Zi, është se shtetasit në fjalë, gjatë hetimeve të kryera lidhur me këtë fakt, kanë ardhur në dijeni të faktit se janë nën përgjim. Kjo pasi, në një nga bisedat e Gëzim Alija në drejtim të Malit të Zi, ky shtetas i referohet pikërisht faktit se ka me vete një shumë të caktuar eurosh, fakt i cili po hetohej nga ana e prokurorisë dhe fakt për të cilin ky shtetas, për shkak të lidhjes së ngushtë me të dyshuarin Paulin Gega, po mbahej nën vëzhgim në lëvizjet e tij kryesisht ato në hyrje të Shqipërisë nga Mali i Zi.

Në këto rrethana, nga ana e prokurorisë është bërë ndërprerja e hetimit me metoda speciale të hetimit, pasi dhe me anë të kësaj metode, si e vetmja formë për gjurmimin e lëvizjeve të të dyshuarit apo bashkëpunëtorëve të tij e më tej provimin e dyshimeve të ngritura, për shkak të dekonspirimit të hetimeve nga persona ende të paidentifikuar, është bërë e pamundur të sigurohet një provë konkrete që provon dyshimet e ngritura në fillim të hetimeve. Pavarësisht dështimit të këtij hetimi tashmë në prokurorinë e Tiranës është hapur një çështje tjetër kundër Paulin Gegës, ku po hetohet për akuzën e “Fshehja e të ardhurave”,“Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 24/09/2019 19:21

    Te gjitha benzinaiot e ketija kane probleme me pompat.te vjedhin te pakten 1 liter ne 10 te paguar.bastard i pangopur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)