Anti-informaliteti bllokon një tjetër biznes të madh, Gega Oil gjendet me shkelje tek pompat

Anti-informaliteti bllokon një tjetër biznes të madh, Gega Oil gjendet me shkelje tek pompat

Foto e publikuar nga kryeministri Rama gjate bllokimit te GEGA OIL

Pika e karburantit Gega Oil është bllokuar prej inspektorëve në kuadër të aksionit anti-informalitet që po zhvillohet në të gjithë vendin, pasi është kapur me shkelje. Ky aksion po vepron me 'dorë të hekurt' ndaj të gjitha bizneseve në shkelje, ku janë bllokuar edhe biznese nga më të mëdhatë në të gjithë vendin si Taivani në Tiranë, apo gjobitja e Hotel Rognerit e 'Markatës së Peshkut'. Po ashtu në të gjithë vijën bregdetare janë bllokuar hotele, lokale dhe janë liruar mijëra metër katrorë plazhe të zaptuara nga subjektet private.  

Në lidhje me bllokimin e  Gega Oil ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama ku ka thënë se s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. "Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve".

Pak ditë më parë edhe zv/kryeministri Erjon Braçe deklaroi nisjen e inspektimeve në terren të çdo karburanti. Ndër të tjera ai theksoi se do të monitorohet dhe cilësia si pjesë e aksionit anti-informalitet është bërë dhe krimi ekonomik.  Nga ana tjetër Ministrja Denaj paralajmëroi subjektet që operojnë në vijën bregdetare se ky aksion do të vijojë rregullisht edhe në muajt në vijim me qëllim që t'i jepet fund informalitetit.

Aksioni është shtrirë në të gjithë vendin duke sjellë kontrolle të rrepa nga depozitat në Porto Romano dhe deri në skajin më të largët për pompat. Nga ky aksion nuk kanë munguar edhe arrestimit e procedimet penale ku fundjavën që lamë pas u proceduan 66 persona mes tyre edhe drejtori i Aluiznit në Elbasan.

Për sa i përket kompleksit Taiwan edhe pse u kap me shkelje gjykata administrative me gjykatës Gentian Hamiti, duket se nuk e kanë marrë parasysh shkeljen e ligjit dhe në kundërshtim të plotë kanë dhënë vendimin për të rikthyer aktivitetin e subjektit në fjalë. Për zhbllokimin nga gjykata të Taiwanit pati një reagim të fortë edhe nga zv.kryeministri Braçe i cili tha se do të apelonte vendimin dhe se gjykata po mbron evazionin tatimor.



Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjoni. Shkoder.: 08/08/2019 22:44

    Ky Paulin Gega nuk shet nafte por shurre pele. Tashti na del sé vjedh edhe ne pompa. Superhajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur