Ekskluzive/ Llogaridhënia publike, degët më të suksesshme të PS, ja strukturat që dështuan 

Esiona Konomi & Adriatik Doçi

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste është paraqitur një dokument mbi zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisë, për hapjen e partisë dhe përqendrimin e vëmendjes tek njerëzit. Në të gjithë Shqipërinë, gjatë muajve maji-qershor 2018, drejtuesit e Partisë Socialiste patën planifikuar zhvillimin e takimeve të llogaridhënies së qeverisë në 383 njësitë administrative të vendit.

Sipas dokumentit, në degët e Partisë Socialiste dhe bashkitë Vlorë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Cërrik, Belsh, Përrenjas, Librazhd, Pukë, Mat, Durrës, Kamëz, Vorë dhe Dropull janë realizuar 100 % takimet e llogaridhënies publike në të gjitha njësitë e planifikuara. Ndërsa në disa njësi të bashkive Shkodër, Dibër, Vau i Dejës, Gramsh, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Krujë, Malësi e Madhe, Elbasan, Finiq, Kukës, Klos, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Divjakë, Lushnje, Fier, Patos, Roskovec, Mallakastër, Memaliaj, Tepelenë, Konispol etj., nuk janë zhvilluar takime për llogaridhënien publike. Për zhvillimin e takimeve janë përgjegjës deputeti i zonës përkatëse, kryetari i degës së Partisë Socialiste në bazë bashkie, i cili mban edhe raportin përmbledhës të takimit, krerët e bashkive përkatëse, krerët e qarqeve, drejtorë qendrorë, drejtorë rajonale dhe lokalë, anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS, anëtarë të Asambleve Socialiste të bashkive, këshilltarët socialistë të bashkive etj.

Të gjithë të lartpërmendurit, së bashku me zëvendësministrat, shoqërojnë ministrat në takimet e llogaridhënie publike. Në dokument raportohen problematika edhe për takimet që janë zhvilluar. “Me qëllim që të kishim informacion të hollësishëm me detaje si dhe të unifikuar për të gjitha takimet në njësitë administrative, nga ana e Departamentit të Organizimit dhe Koordinimit u dërguar për të gjithë kryetarët një model raportimi. Por në disa raste u vërejt se nuk u respektua rigorozisht nga disa kryetarë. Ka raste ku nuk pasqyrohen hollësisht problematikat e shqetësimet e paraqitura, nuk pasqyrohet pjesëmarrja e drejtorëve qendrorë apo rajonalë, nuk përmenden anëtarët e AK apo AS, nuk thuhet gjë për anëtarët e këshillave bashkiakë”, thuhet në dokument. 

Pjesëmarrja 
Në informacionin e përcjellë në Asamblenë Kombëtare të PS jepen detaje edhe sa i takon pjesëmarrjes së qytetarëve në takimet e llogaridhënies publike sipas bashkive. “Në të gjithë vendin, sipas informacioneve të dërguara në çdo takim nga kryetarët e PS të bashkive, rezulton të kenë marrë pjesë e të kenë ndjekur bashkëbisedimin rreth 72 mijë banorë të moshave, profesioneve e grupimeve të ndryshme sociale. Në bashkitë Lezhë, Mirditë, Kurbin, Klos, Bulqizë, Vorë, Belsh, Librazhd, Divjakë, Pogradec, Kolonjë, Memaliaj, Fier, Himarë, Sarandë dhe Vlorë, sipas të dhënave nga kryetarët e PS të bashkive, rezulton se ka pasur një pjesëmarrje më të mirë, gjë që flet për një punë të kujdesshme të strukturave vendore të PS. Në disa bashki pjesëmarrja ishte më e ulët gjë që flet për punën e pamjaftueshme përgatitore nga strukturat e partisë për të ngjallur interes tek banorët për të ndjekur këto takime, për t’i vlerësuar si të dobishme për zhvillimin e ndryshimeve në territoret e komunitetet e bashkive. Kështu vërehet në bashkitë Pustec 50 vetë, Përmes 80 vetë, Këlcyrë 190 vetë, Shijak 250 vetë, Krujë 300 vetë, Kavajë 320 vetë, Delvinë 550 vet etj”, thuhet në dokumentin e PS. 

Bashkitë dhe degët e PS ku takimet janë zhvilluar 100% 
Vlorë në të gjithë njësitë 
Himarë në të gjithë njësitë
Sarandë në të gjithë njësitë
Delvinë në të gjithë njësitë
Cërrik në të gjithë njësitë
Belsh në të gjithë njësitë
Përrenjas në të gjithë njësitë
Librazhd në të gjithë njësitë
Pukë në të gjithë njësitë
Mat në të gjithë njësitë
Durrës në të gjithë njësitë
Kamëz në të gjithë njësitë
Vorë Dropull në të gjithë njësitë

Bashkitë që nuk kanë zhvilluar takimet   
Shkodër në 6 njësi administrative
Dibër në 6 njësi administrative
Vau i Dejës në 5 njësi administrative
Gramsh në 4 njësi administrative
Selenicë në 4 njësi administrative
Bulqizë në 3 njësi administrative
Shijak në 3 njësi administrative
Krujë në 3 njësi administrative
Malësi në e Madhe, 3 njësi administrative
Elbasan në 3 njësi administrative
Finiq në 3 njësi administrative
Kukës në 1 njësi administrative
Klos në 1 njësi administrative
Tiranë në 1 njësi administrative
Kavajë në 2 njësi administrative
Rrogozhinë në 1 njësi administrative
Peqin në 2 njësi administrative
Divjakë në 1 njësi administrative
Lushnje në 3 njësi administrative
Fier në 2 njësi administrative
Patos në 2 njësi administrative
Roskovec në 1 njësi administrative
Mallakastër në 2 njësi administrative
Pogradec në 1 njësi administrative
Memaliaj në 2 njësi administrative
Tepelenë në 2 njësi administrative
Këlcyrë në 2 njësi administrative
Përmet në 2 njësi administrative
Gjirokastër në 1 njësi administrative
Libohovë në 1 njësi administrative
Konispol në 2 njësi administrative

Bashkitë ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e lartë 
Lezhë
Mirditë
Kurbin
Klos
Bulqizë
Vorë
Belsh
Librazhd
Divjakë
Pogradec
Kolonjë
Memaliaj
Fier
Himarë
Sarandë
Vlorë

Bashkitë ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e ulët 
Pustec 50 vetë
Përmes 80 vetë
Këlcyrë 190 vetë
Shijak 250 vetë
Krujë 300 vetë
Kavajë 320 vetë
Delvinë 550 vetë  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 09/09/2018 17:50

    Lëri "Pordhët me Rigon" O Kastravec Kryeministër , por futju punës , sepse e Katandisët Shqipërinë me 1 Miljon e Gjysëm Banorë! Erjon Braçe të ka Propozuar ritjen e TAKSAVE për BANDITËT dhe OLIGARKËT që Zotërojnë Biznese të Mëdha , që të Varfërve tju ndahen më shumë të ardhura , sepse NUK mund të Jetojë një FAMILJE me 5 Anëarë me 100 Mijë LEK të VJETRA në Muaj , kurse shumë FUNDËRRINA që kanë VJEDHUR dhe GRABITUR Shqiptarët , tani janë bërë 'BIZNESMENA' dhe i kanë Pastruar LEKËT e KRIMIT dhe të KORRUPSIONIT dhe i VJEDHIN SHQIPTARËT për së TRETI duke PAGUAR TAKSA QESHARAKE! Ka një SUPER DISBALANCË midis KRIMINELËVE BIZNESMENË dhe 80% të Popullsisë që është e Zhytur në VARFËRI! O Fyell Kryeministër e kupton që ishin bërë 360 Mijë Aplikime për "Green Card" AMERIKANE ??!!! 360 Mijë Shumëzim për të Paktën 4 Veta në Familje = 1.440.000 SHQIPTARË !!!!!!!!!!!!! Gati 1 MILION e GJYSËM SHQIPTARË duan të ikin dhe pastaj rini ju FUNDËRRINA Politikanë dhe hani Kokat e njeri-tjetrit ! MALLKUAR QOFSHI që të gjithë ju të PSsë , PDsë , LesheLisë dhe Fatmir Medisë !

    Përgjigju
  • Xhaferri: 09/09/2018 12:06

    Kujt I plasi per mbledhjet e PS kjo dihet qe ne keto mbledhje marrin pjese vetem militante te PS sepse VERTET popull me Halle per te parashtruar problemet e TYRE I NDALOHET HYRJA NE KETO MBLEDHJE SHOW QE BEN PS F U K A R A LL E K U ESHTE PROBLEMI KRYESORE KJO AS QE PERMENDET FARE NE MBLEDHJET FARSE TE PS

    Përgjigju
  • Llino: 09/09/2018 10:37

    Ne hall te madh jemi per deget e ps ne rrethe.O Report , e boshatisi Shqiperin ky huri gjat. Pse s'thoni kete ju?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë