Ekskluzive/ Deputetët e Ukrainës të shpërndarë në disa shtete, koordinojnë ndihmën ndërkombëtare me armatime dhe ushqime! Ngrihen edhe baza për të pritur luftëtarët e huaj

Ekskluzive/ Deputetët e Ukrainës të shpërndarë në disa shtete, koordinojnë ndihmën ndërkombëtare me armatime dhe ushqime! Ngrihen edhe baza për të pritur luftëtarët e huaj

Ukraina duket se po lufton në të gjithë frontet dhe me të gjitha mënyrat Rusinë dhe në ditën e katërt të pushtimit, rezistenca është e fortë. Report Tv mëson se disa deputetë ukrainas janë shpërndarë në disa shtete fqinjë, duke koordinuar ndihmat ndërkombëtare me armatime dhe ushqime.

Për arsye sigurie, vendet ku ata kanë shkuar nuk bëhen me dije, por janë vende aleate të NATO-s. Ndërkohë janë ngritur edhe baza për të pritur luftëtarë ukrainas në diasporë që po mobilizohen.

 Burime për Report TV tregojnë se qindra ukrainas, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, po shkojnë në vendet fqinje me Ukrainën, për t'u pajisur me armë e për të luftuar për vendin e tyre.

Ukraina ka hyrë në ditën e katër të pushtimit, teksa luftimet janë intensifikuar në disa qytete, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev. Trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Ukraina ka bërë thirrje për më shumë mbështetje, teksa vendet perëndimore thonë se do të heqin disa banka ruse nga rrjeti Swift, duke i shkëputur ato nga sistemi financiar ndërkombëtar. SHBA, Gjermania dhe Holanda po dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gagsk: 27/02/2022 15:54

    Ja kulmi i bq-llikut politikanesk. Ushtria dhe populli lufton, pjeshkat e politikes largohen nga lufta dhe fushbeteja per gjoja “koordinim”! Cfare do koordinoni mre bq-re? Se nga te hyjne ndihmat? I gjithe kuvendi shqiptar, se bashku me pjeshkat e tyre do largohet per te “koordinuar” ne momentin qe serbi te beje zhurme. Keto jane “burrat” e politikes. Prej lufte vec ai largohet, Qe eshte lindur tradhetor, Kush eshte burre nuk frigesohet, por vdes si nje deshmor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024