Ekskluzive/ 'Falimenton' drejtësia në Pukë, prokurorja: Jam vetëm, nuk i hetoj dot pasi me shumicën jam kushëri (Dokumenti)

Në Prokurorinë e Pukës, e cila mbulon qytetin dhe fshatrat me afër 34 mijë banorë, ka vetëm një prokuror; drejtuesja e këtij institucioni është Elidjana Kasa. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku Kasa ngre shqetësimin se në këtë qark nuk ka kush t'i hetojë krimet dhe ngjarjet, pasi ajo është e vetme dhe me shumicën e personave të proceduar dhe të arrestuar ka lidhje fisnore.

"Aktualisht, që nga data 07.12.018 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsor Pukë, rezulton se në detyrë është vetëm drejtuesja e kësaj prokurorie. Nisur nga ngarkesa në punë, që është e papërballueshme për një prokuror të vetëm, do ju kërkoja që të shikonit mundësinë e plotësimit të organikës së kësaj prokurorie. Kjo kërkesë bazohet edhe në faktin se, unë si drejtuese e kësaj prokurorie kam lindur dhe banoj në qytetin Pukë dhe në disa procedime penale që aktualisht janë në ndjekje nga kjo prokurori si edhe me të arrestuar, unë e kam të pamundur që të ushtroj funksionet e prokurorit për shkak të lidhjeve fisnore", thuhet në shkresën e prokurores së Pukës, Elidjana Kasa drejtuar KLP.

Ky shqetësim i është përcjell Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili e ka protokolluar më 11 janar 2019 ndërsa nuk mundi në mbledhjen e para dy ditëve t'i japë një zgjidhje, pasi anëtarët kërkuan kohë të njiheshin me relacionin.

Në prokurorinë e Pukës, si ish kryeprokurori Adriatik Llalla ashtu edhe Arta Marku kanë bërë transferime në staf kur në kohën e Llallës u dërgua Ardian Nezha. Marku transferoi Sonila Muhametajn nga Krimet e Rënda.

Por këto prokurorë janë rikthyer në Tiranë dhe atje ka mbetur aktualisht vetëm drejtuesja e këtij institucioni, e cila ngre alarmin se persona që hetohen dhe arrestohen mund të fitojnë lirinë për pamundësi hetimi. Prokuroria është institucioni që heton veprat penale dhe personat që arrestohen dhe referohen nga policia para se drejtësia të jap vendim fajësie apo pafajësie nëpërmjet gjykatës.

Shkresa e prokurores Kasa drejtuar KLP

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave