Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij, Italia arreston Davide Pecorellin! Do të ekstradohet në Shqipëri, mbi të rëndojnë 5 akuza

Davide Pecorelli, italiani 47-veçar që u bë super i famshëm në Shqipëri për shkak se sajoi një histori të jashtëzakonshme të vdekjes së tij, tashmë është në pranga nga autoritetet italiane dhe do të jetë ekstradohet në Tiranë.  Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria që në tetorin e vitit të kaluar.

“Nga hetimet e Policisë së Perugias kishte rezultuar se, në janar 2021, Pecorelli për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën në fshatin Rras të Shqipërisë, një makine të marrë me qira, brenda së cilës ai kishte futur mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij. Më pas ai u gjet i gjallë më 17.09.2021, në ishullin Montecristo (Itali). Aktet e arrestimit të sotëm i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias dhe arrestimi do të vërtetohet nga Gjykata e Apelit e Perugias të hënën”, thuhet në komunikimin e policisë italiane.

Prokuroria e Pukës mbylli hetimet 2 muaj më parë dhe e akuzon italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Mashtrim" në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën penale të "Dhunimi i varreve" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal, për veprën penale të "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën panele të "Shkatërrimi i pronës me zjarr", të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", neni 297 të Kodit Penal.

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. 

Me intinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varrë në varrezat e Pukës. Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model skoda i përkisnin një tjetër AND-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli.

Ai u paraqit disa javë pasi inskenoi këtë zhdukje në policinë italiane e cila e gjeti atë në bordin e një varke duke shkuar drejt ishullit “Monte Cristo” ku ai pretendonte se kishte zbuluar një thesar antik. Ndërsa hetimet zbuluan se të gjithë këtë skemë ai e kishte përgatitur për t’iu shmangur borxheve që kishte nga biznesi i parukerisë dhe modës në Itali. Pecorelli rezulton se kishte edhe një bashkëshorte shqiptare e cila asnjëherë nuk pranoi të flasë për mediat për arsyen e zhdukjes së bashkëshortit që kishte disa hyrje dalje në Shqipëri dhe ndalesa në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pukë.

Ndalur tek hetimet Report Tv mëson se ato janë të hapura në Prokurorinë e Pukës për disa shtetas të tjerë që dyshohet se bashkëpunuan dhe ndihmuan Pecorellin të inskenonte krimin që do e përdorte për të shmangur borxhet dhe fituar nga siguracioni i jetës. Në Itali ai jetonte i lirë dhe para pak kohësh tha se është i gatshëm që të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë për skenarin e realizuar si në filma, të vdekjes së sajuar të tij për t’i shpëtuar borxheve si pasojë e falimentit në biznese. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
Arrestimi i Pecorellit, Policia shqiptare jep njoftimin zyrtar: Hetimet e prokurorisë zbuluan të vërtetën

Policia shqiptare ka bërë njoftimin mbi arrestimin nga ana e policsë shqiptare të 47-vjeçarit italian, Davide Pecorelli.

“Finalizohet nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, operacioni policor i koduar “Perugia”. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie nga Gjykata e Pukës, për një sërë veprash penale. Në vijim të bashkëpunimit policor me partnerët italianë, me qëllim lokalizimin dhe  kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbrëmjen e sotme, në Perugia, Itali, Policia italiane, në bazë të kërkesave të autoriteteve policore dhe të drejtësisë shqiptare, falë shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve,  finalizoi  operacionin policor të koduar “Perugia”, në kuadër të të cilit kapi dhe vuri në pranga shtetasin italian D. P., 47 vjeç. 47-vjeçari ishte  i shpallur në kërkim  ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi", "Dhunimi i varreve", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".  Ky shtetas, në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit.  Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera  nga strukturat  hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit D. P., në një ishull. Arrestimi i 47-vjeçarit, nga Policia italiane  mbrëmjen e sotme në Perugia, u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cufi: 11/12/2022 01:19

    pae duhet te vije ketu....nuk e kuptoj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim