Fleckenstein thotë se raporti merr një vlerë tjetër, nëse edhe OSBE ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe më pas mbetet për tu parë sesi do të veprojë qeveria
“Raporti i ministrave teknik jo domosdoshmërisht do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit. Më e rëndësishme është nëse OSBE ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe nëse po, se si qeveria do të merret me to.”
Eurodeputeti Fleckenstein thotë se kishte besim tek ministrant teknik, por vetëm raporti i OSBE ODIHR përcakton nëse ata kanë bërë gjithçka për garantimin e votës së lirë.
“ Isha shumë i sigurt se "ministrat e ri teknik" do të bënin çmos për të garantuar lirinë e votave. Por tani duhet të presim që Raporti i OSBE-së të vlerësojë nëse është bërë gjithçka e mundur për të garantuar lirinë e votave të qytetarëve shqiptarë.”
Shumica absolute, jo rrezik për demokracinë
Fleckenstein beson se partitë e opozitës janë garancia për shqiptarët dhe syri i tyre në qeverinë e re.
Teksa shton për qeverinë Rama 2, se pavarësisht fitores absolute, nuk përbën një rrezik për demokracinë.
“Nuk kam dyshim se partitë e opozitës do të kenë një vështrim të afërt për procedurat dhe sjelljet e qeverisë.
Sigurisht që ata do të informojnë publikun për vëzhgimet e tyre dhe qasjet alternative për mënyrën e mundshme të qeverisjes.
Një shumicë absolute nuk është një rrezik për demokracinë.”
Intervista e plotë me eurodeputetin dhe reporterin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhënë për Report Tv.
1.A do të ndikojë negativisht raporti i ministrave të opozitës për zgjedhjet parlamentare 2017 në integrimin e Shqipërisë?
Fleckenstein: “Raporti I ministrave teknik jo domosdoshmërisht do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit. Më e rëndësishme është nëse OSBE/ ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe nëse po, se si qeveria do të merret me to.”
2. Shkelja e lirisë së votës vazhdon ende si fenomen, a mendoni se qeveria shqiptare ka bërë mjaftueshëm për të garantuar këtë liri?
“ Isha shumë I sigurtë se "ministrat e ri teknik" do të bënin çmos për të garantuar lirinë e votave. Por tani duhet të presim që Raporti i OSBE-së të vlerësojë nëse është bërë gjithçka e mundur për të garantuar lirinë e votave të qytetarëve shqiptarë.”
3. Qeveria e Rama 2 për shkak të 74 mandateve është sot më e fortë, opozita vazhdon të jetë e dobët. Çfarë garancie kanë qytetarët shqiptarë për demokracinë?
“Nuk kam dyshim se partitë e opozitës do të kenë një vështrim të afërt për procedurat dhe sjelljet e qeverisë.
Sigurisht që ata do të informojnë publikun për vëzhgimet e tyre dhe qasjet alternative për mënyrën e mundshme të qeverisjes.
Një shumicë absolute nuk është një rrezik për demokracinë.”
Raporti i ministrave teknikë: Votat u blenë
U zbardh dje raporti i minstarve teknikë për procesin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Në raport u bënëtë ditura detajet rreth standardeve të zgjedhjeve parlamentare.
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike dhanë sot dorëheqjen nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha para tre muajsh
me mision monitorimin nga afër të sjelljes së administratës në zgjedhje për të garantuar standardin e tyre, ndërsa kompetencat do t’i kalojnë tek zv.ministrat.
Ikën teknikët e PD-së, dhanë dorëheqjen
Zyrtarisht dorëhiqen të gjithë ministrat teknikë të PD në qeverinë Rama pas tre muajve në detyrë.
Zv/kryeministrja Lendina Mandija dhe ministrat Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Mirela Karabina, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha e Arben Beqiri i kanë dorëzuar Ramës dorëheqjen në mënyrë elektronike.
Ndërsa Ledina Mandija ka dorëzuar mesditën e sotme në Kryeministri raportin që hartuan teknikët për zgjedhjet e 25 qershorit.
Kështu pas tre muajve në detyrë, teknikët e PD largohen nga qeveria, ndërsa aktualisht kabineti Rama përbëhet vetëm nga ministrat e PS dhe të LSI, të cilët pritet të shihet si do të reagojnë, nëse do të japin dorëheqjen apo do të presin formimin e qeverisë së re në shtator.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com