Besnik Muço është Prokurori i njohur shqiptar, trupi i pa jetë i të cilit dyshohet se është gjetur më 6 nëntor 2017 në provincën e Castro-s (Leçe), pasi ishte nisur nga Durrësi drejt Barit me traget në 2 nëntor dhe më pas ishte deklaruar i humbur nga bashkëshortja.

Në dy fotografi ekskluzive të Muços, ai shihet në njërën teksa qëndron pranë një vajze të vogël në një zonë bregdetare, kur ka qenë me pushime në Shqipëri.

Ndërsa në një fotografi tjetër ai ndodhet në praninë e të gjithë familjes, gruas, vajzës dhe djalit të tij, të cilët nuk i shfaqim për arsye privatësie, me rastin e ditëlindjes së djalit j, çka mendohet se është edhe fotografia e fundit në të cilën shfaqet Muço përpara zhdukjes së tij të mistershme.

Fotografia është publikuar nga vajza e Muços më 27.09.2017.

Besnik Muço ka qenë Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 1997. Pas lënies në këtë vit të detyrës si prokuror në organin qendror të akuzës, sipas familjarëve, Besnik Muço ka kërkuar azil politik në Itali.

avokati

Besnik Muço, dalë në një gëzim familjar, foto e publikuar nga vajza e tij më 27.09.2017

 avokati

Besnik Muço me vajzën e tij, foto e disa viteve më parë

s.k/Shqiptarja.com