TIRANE - Televizioni informative A1 REPORT sjell ekskluzivisht fotot e dy personave më të kërkuar nga policia shqiptare në këto momente, e konkretisht dy nga anëtarët e shpallur në kërkim të grupit të grabitësve “Babagjyshët”.

Ata janë Sajmir Kala 31 vjeç me origjinë nga Shkodra i dënuar më parë nga autoritetitet italine për vjedhje banesash dhe grabitje me armë.
Fatmir Pjetri 28 vjeç me origjinë nga Puka dhe ky person në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vjedhjes dhe grabitjes.

2 babagjyshe


Policia i bën apel qytetarëve të telefonojnë në numrin 129 për çdo informacion për personat në foto të shpallur në kërkim dhe kërkon që të bëhet kujdes nëse përballen me këta shtetas pasi konsiderohen të rrezikshëm dhe janë të armatosur.
 

babagjyshe

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)