Ekskluzive/Garko: Ja pse është
bukur të luash rolin e një shqiptari

Ekskluzive/Garko: Ja pse është<br />bukur të luash rolin e një shqiptari
Gabriel Garko tashmë është miqësuar me Shqipërinë dhe shqiptarët. Thotë se i sheh gjërat më realisht, duke njohur gradualisht edhe kulturën e vendit tonë. Roli i Bujarit në filmin hollivudian “Lazarat Burnings” që pritet të shfaqet në 2017-ën e intrigon më shumë edhe pse nuk e njeh aq shuam vendin tonë.

Pikërisht ai vjen shpesh në Shqipëri për të mësuar më shumë për rolin e një shqiptari nga Lazarati që do ta luaj në filmin hollivudian. Personazhi i tij mban emrin Bujar, dhe është një djalë që babai i është qëlluar gjatë mosmarrëveshjeve me biznesin e drogës, dhe nëna i ka vdekur në fushën ku mbillet hashash. 

Gabriel Garko ishte i pranishëm këtë të enjte në një konferencë për median në Hotel Tirana së bashku me producentët e aktoret e “Mercury Films”, Issa Zaroui, Marco Balsamo e të tjerë, në një intervistë për Report TV, Garko Zbulon një pjesë të rolit dhe flet për marrëdhëniet me Shqipërinë

Ju po bëni një film për një vend që nuk e njihni, si ia arrite të futesh në rol?
Të futesh në rol nuk do të thotë domosdoshmërisht të jetosh në atë vend. Madje bëhet më tërheqëse për një aktor ku merr rolin dhe nis të njoh kultura të tjera të vendeve të tjera dhe kjo është e bukura e punës tonë.


Flasim për perzonazhe të inkriminuar, si ia dole të gjesh pikat e tyre për të realizuar personazhin? Si ia dole që trasformohesh në një kriminel?
Është shumë e thjeshtë. në filmat uën këtë gjë e bëj shpesh. Të bësh kriminelin duhet të bësh atë cka nuk bën në jetë Mjafton që të bësh të kundërtën e asja që nuk bënë në jetë kur je njeri i mirë, gjëra që cdo njeri ia ndalon vetesh. Edhe pse filmi bëhet në prill unë do të kemë kohë ende për ta studiuar..

Ke patur miq shqiptarë të mirë apo të këqinj?
Po kam njohur në Itali. Unë kam njohur shqiptarë shumë pozitiv por dhe negativ ashtu si të gjithë njerëzit në ccdo vened të botës. Jemi njohur në vende të ndryshme . Madje njoh shqiptarë pa e ditur që janë shqiptar.

Sa herë keni ardhur në Shqipëri?
Është hera e tretë që vij në Shqipëri. Për mua Shqipëria është një vend me të mirat dhe të këqiat e saj si të gjitha vendet, por do të kem mundësi ta njoh gjatë xhirimit të filmit më mirë.

garko report
garko report
 
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim