Ekskluzive/ Lufta me Izraelin, gazetari nga Rripi i Gazës për Report Tv: Të qenit palestinez është arsye e mjaftueshme për të na vrarë! Palët s'janë të barabarta

“Personalisht sa i përket të ardhmes nuk jam shumë i sigurte. Bombardimet janë.....Oh Zot ajo ishte afër!”, në një rrëfim ekskluziv për Report Televizion gazetari palestinez Mohammed Rafik, tregon nga Gaza situatën e luftës nën rrebeshin e raketave.

Me zërin që i dridhet herë pas here dhe më një vështrim të humbur ai kujton dramën dhe vuajtjet me të cilët populli , me kanale dhe rrugë të mbylluar nga Izraeli.

“Aktualisht ne po flasim për mungesa të pajisjeve mjekësore dhe spitalet janë në përfundim të rezervave të tyre. Fëmijët tanimë po ngelin pa shtëpi dhe po rritet në mënyrë të konsiderueshme numri i të pastrehëve. Numri i të pastrehëve po rritet me një shpejtësi të jashtëzakonshme”

Në një kohë ku numri i viktimave  ka kaluar mbi 200, gazetari palestinez nuk nguron të theksojë se palët në konflikt nuk janë të barabartë.

“ Palestina nuk ka një ushtri të mirëfilltë, ndërkohë që ushtria izraelite është jashtëzakonisht e madhe më shumë se gjysmë milioni, shumë teknologji ushtarake janë të zhvilluara në Izrael, ka tanke dhe avionë ushtarakë. Palestina nuk ka forca detare ndërkohë që Izraeli I ka marrë nën kontroll brigjet e Palestinës. Rripi i Gazës, nga lindja në perëndim, nga jugu në veri është nën dhunë të vazhdueshme. “

E ndërkohë që familjet, fëmijët luten që bomba e rradhës të mos bjerë në shtëpitë e tyre, që konflikti të zgjidhet dhe ata të mund të jetojnë të lirë. 

Intervista e plotë 

Gazetarja: Situata ditët e fundit në Gaza ka qenë tejet e tensionuar, ku më shumë se 3000 raketa janë hedhur nga Hamasi në drejtim të Izraelit, i cili nuk ka nguruar të përgjigjet! Për më shumë detaje sesi është situata aktualisht në Gaza, ne kemi zhvilluar një lidhje me gazetarit Mohammed Rafik. Mohammed, faleminderit që pranove të flasësh me Report TV.

Mohammed Rafik: Është kënaqësia ime. Kënaqësi t’iu njoh dhe faleminderit!

Gazetarja: Mohammed a mund të na tregosh sesi është gjendja aktualisht në Gaza ?

Mohammed Rafik: Sigurisht, Gaza është në një situatë të vështirë. Sulmet izraelite në Rripin e Gazës nuk kanë ndaluar për asnjë moment. Jemi në ditën e 8 të konfliktit dhe kemi të bëjmë me vdekjen e qindra civilëve, grave dhe fëmijëve. Po flasim specifikisht për vdekjen e të paktën 200 personave deri më tani. Bombardimet nuk kanë ndaluar për asnjë moment të vetëm dhe nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të jetë shumë herë më i lartë. Përpara se të thellohem në detaje më lejo të të sqaroj diçka në lidhje me zanafillën e kësaj përplasje. Kjo situatë është vazhdimësi e përplasjeve të mëparshme, e sulmeve të vazhdueshme të Izraelit kundër Palestinezë në emër të okupimit të territoreve gjatë dekadave të fundit. Palestinezët kanë qenë një shënjestër e sulmeve të përditshme dhe të vazhdueshme nga ana e izraeliteve.  Ajo çfarë ka ndodhur ditët e fundit është një përgjigje me armë nga Gaza, ndaj okupimit palestinez. Mjaft është mjaft! Njerëzit filluan t’i kushtojnë më shumë vëmendje kur u rrit numri i viktimave. Fatkeqësisht numrat vazhdojnë të rriten. Izraeli në mënyrë sistematike ka shkatërruar shtëpitë, pronat dhe ndërtesat e palestinezëve, godinat e agjencive mediatike dhe shumë e shumë gjëra të tjera.

Gazetarja: Në mediat ndërkombëtare me aq sa kam mundur të shikoj, shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga bomba, pa harruar faktin se kanë humbur qindra jetë, fatkeqësisht ashtu siç e theksova në fillim shumë nga ata janë fëmijë. A mund të më tregoni nëse në orët e fundit ka pasur një qetësim të situatës apo raketat vazhdojnë të godasin Gazën ?

Mohammed Rafik: Jo, në fakt nuk është qetësuar po bëhet më agresive orë pas ore. Të gjitha njësitë e ushtrisë izraelite janë të përfshira në këto sulme. Kemi të bëjmë me artilerinë e rëndë, për ushtrinë, aeroplanët luftarakë dhe raketa. Raketa të fuqishme po shpërthejnë në pjesë të ndryshme, mbi kokat e palestinezëve në kohën kur ata po flenë gjumë. Të gjithë ata që ju përmendet. Të gjithë janë civilë dhe fëmijë. Kjo është vetëm dita e tetë dhe ne mund të numërojnë dhjetëra masakra kundër fëmijëve dhe familjeve. Ne kemi familje të cilat janë shuar komplet për shkak të sulmeve, kanë vdekur baballarë, nëna, fëmijë, gra shtatzëna , minorenë dhe adoleshentë. Kjo nuk ka të bëjë me kush diskriminon kë, por sulmet e Izraelit po bëhen përherë e më shumë agresive. Nuk jam i sigurte nëse ju mund t’i dëgjoni krismat por edhe afër vendi ku jam po shpërthejnë bomba.  Siç edhe mund ta shihni në pjesën më të madhe të vendit kishim mungesë energjie elektrike, po ashtu kem pasur ndalesa edhe në shpërndarësit e ujit dhe të internetit. Kështu që ka mundësi që në çdo moment mund të shkëputet lidhja. Përgjegjësia për sulmet izraelite nuk është vetëm për  faktin se palestinezë po vriten dhe bota s’po u kushton rëndësi. Ne kemi nevojë për fuqi, ne kemi nevojë për Fuqinë e botës. Sepse së pari përpjekjet e Palestinës janë të drejta dhe legjitime dhe ne duhet të luftojmë, duhet të përgjigjemi ndaj sulmeve izraelite. Ky është një sistem kolonial i bazuar në një regjim politiko ushtarak. Një regjim i cili po lufton për të kryer një pastrim etnik kundër palestinezëve, kështu që hebrenjtë të mund të marrin shtëpitë e tyre, jetët e tyre dhe çdo gjë që u përket atyre. Ideja që ata kërkojnë të shpërndajnë ose të bëjnë publike është se palestinezët po sulmojnë izraelitët për hir të urrejtjes kundër hebrenjve, por në fakt ata po luftojnë  për të drejtat e tyre bazike, për jetën e tyre. Ne thjesht duam të jetojmë njëjtë siç jeton pjesa tjetër e botës e cila është në liri. Kështu që të luftosh për të drejtën e lirisë, të luftosh për të drejtat e njeriut nuk mund dhe nuk është terrorizëm. Palestinezët duhet theksuar nuk janë të barabartë me ushtrinë izraelite. Kjo nuk është një luftë, ky është në gjenocid, i kryer kundër civilëve të pa armatosur dhe të pafajshëm. Kjo është një masakër. Sepse në momentin kur dy bomba të artilerisë së rëndë bien dhe shpërthejnë në një ndërtesë ku gjenden 5 fëmijë duke i vrarë të gjithë, duke e zhdukur vendin nga harta,  kjo nuk është një luftë, kjo është një masakër kundër popullit palestinez dhe në veçanti për Gazën këto ditë. Izraeli, pretendon nëpërmjet mediave të veta shtetërore dhe atyre të ndërkombëtare, duke qenë se kanë fuqinë e propagandës se ata po sulmohen nga ne por kjo nuk është e vërtetë.

Gazetarja; Mohammed do të doja të qëndroja pikërisht këtu! Ju e theksuat se ka një mungesë të theksuar balancë fuqie mes forcave izraelite dhe palestineze. Do të doja të dija nëse ka ndihmë për palestinezët atje sepse siç e përmende ti ka shumë njerëz që janë vrarë, shumë fëmijë kanë humbur jetën. Kush po I ndihmon ata fëmijë të cilët sot gjenden pa shtëpi, pa një strehë, pa familje dhe pa prindër? Ndërkohë shumë prej tyre edhe mund të kenë vdekur.

Mohammed Rafik: e kuptoj se ku do të dalësh. Në të njëjtën kohë të gjitha rrugët për në Gaza janë të mbyllura nga ushtria izraelite. Kështu që ne e kemi të pamundur të kërkojmë ndihmë apo të marrim furnizime nga jashtë. Aktualisht ne po flasim për mungesa të pajisjeve mjekësore dhe spitalet janë në përfundim të rezervave të tyre. Fëmijët tanimë po ngelin pa shtëpi dhe po rritet në mënyrë të konsiderueshme numri i të pastrehëve. Numri i të pastrehëve po rritet me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Dhe në asnjë moment nuk ka një balancë fuqie mes palëve. Palestina nuk ka një ushtri të mirëfilltë, ndërkohë që ushtria izraelite është jashtëzakonisht e madhe më shumë se gjysmë milioni, shumë teknologji ushtarake janë të zhvilluara në Izrael, ka tanke dhe avionë ushtarakë. Palestina nuk ka forca detare ndërkohë që Izraeli I ka marrë nën kontroll brigjet e Palestinës. Rripi i Gazës, nga lindja në perëndim, nga jugu në veri është nën dhunë të vazhdueshme. Ne nuk kemi forca ajrore, në një kohë që armët më vdekjeprurëse fluturojnë mbi kokat tona. Çdo sekondë, çdo minutë dhjetëra raketa o bien në zonat ku ne ndodhemi tani. Familjet presin që ata do të jenë të radhës për çdo raketë që bie. Deklarata e tyre është se ata po luftojnë Hamasin por në vitet 1967 nuk ekzistonte ai. Në një kohë kur ata po kryenin një fushatë të ngjashme kundër palestinezëve ndoshta edhe më shumë. Duke I vrarë ata, duke I dëbuar nga tokat e veta apo nga qytezat, qytetet apo fshatrat e tyre edhe pse ata nuk mund të shkaktonin asnjë lloj dëmi. Njëjtë siç po ndodh tani, në Jeruzalem , në Rripin e Gazës dhe në të gjithë Palestinën. Numri I viktimave po rritet vazhdimisht, në momentin që  po flas me ty në telefonin tim po vijnë dhjetëra njoftime nga gazetarë të tjerë, duke konfirmuar që numri I viktimave është rritur. Deri në momentin që ne po flasim, tre net më parë kanë ndodhur tre masakra, duke u marrë jetën atyre në shtëpitë e tyre se në kampe ose edhe në rrugë siç mund ta keni dëgjuar në lajme. Fakti është se shumica e mediave ndërkombëtare nuk po paraqesin të gjithë historinë, duke pretenduar se Izraeli dhe Palestina janë të barabartë dhe se ata po luftojnë me njëri-tjetrin për të parë se kush merr kontrollin e tokës. Por ideja është se Palestina është e paarmatosur dhe se nuk ka asnjë ndihmë apo mbështetje nga asnjë fuqi ndërkombëtare. Ndërkohë që Izraeli në anën tjetër është i mbështetur nga shumë shtete duke filluar me SHBA dhe nga vendet më të fuqishme në botë.

Gazetarja:  Ti po theksoje se në momentin që ne po flasim po të vijnë shumë njoftime të cilat tregojnë se është rritur numri viktimave. D t doja të dija nga ti si gazetar që ke ndjekur nga afër këto ngjarje, jo si ne në distancë, që ndjekim situatën nëpërmjet mediave të tjera. Do të doja të dija si është situate në Gaza? Si ndihen njerëzit atje? Si po ndikon ky konflikt, kjo luftë e pabalancuar në gjendjen e tyre, në të ardhmen e tyre? Në veçanti si është gjendja në kame sepse e di se shumë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe po qëndrojnë në kampe të krijuara nga OKB apo organizata të tjera.

Mohammed Rafik : Siç e theksove edhe ti kostoja e të jetuarit në Gaza në këtë rajon në të cilën rreziku i të goditurit nga një sulm rritet orë pas ore. Por në të njëjtën kohë uniteti dhe fuqia jonë rritet. Sepse ne jemi të vetëdijshëm se ne po luftojmë për të drejtat tona. E po luftojmë për një proces legjitim, për të drejtat tona morale, për atdheun tonë dhe për hir të të qëndruarit në jetë,  në një vend ku të gjithë janë të sigurte, janë të lirë dhe që kanë të drejtat e tyre. Ndërkohë që në anën tjetër izraelitët po përdorin forcat dhe armët e tyre më vdekjeprurëse kundër palestinezëve, për hir të votave dhe zgjedhjeve në Izrael. Nuk ka rëndësi sesa njerëz vret, sepse në Izrael sa më shumë palestinez të vrasësh aq më shumë të duan. Është një sistem kolonialist dhe njerëzit në Palestinë dhe në Gaza e dinë këtë shumë mirë, ata e dinë se me kë po përballen. Por kur vjen puna  për të treguar të vërtetën, ju e dini media izraelite është shumë herë më e fuqishme dhe që ka të gjithë propagandën mediatike pas vetes, në të gjithë botën. Palestinezët po mundohen në maksimum për të mos u dorëzuar pavarësisht goditjeve vdekjeprurëse që po ndodhin këtu. Njerëzit po vdesin dhe po vriten për të njëjtat arsye siç ka ndodhur dekada më parë. Por për sa kohë që ne po luftojmë për të drejtat tona dhe për të drejtat e njeriut kjo gjë do të vazhdojë. po ju jap një tjetër shembull The Great Marshal return, e gjithë bota filloi ta vinte re kur filluan të vriteshin njerëz. Sapo të ketë mbarua e gjitha nuk do të ketë asnjë mjet që do ta identifikonte atë. E njëjta gjë po ndodh sot në Gaza. Në kohën kur njerëzit fillojnë të vriten nga aeroplanët dhe sulmet izraelite, të gjitha mediat ndërkombëtare në të gjithë botën filluan të japin lame sikur Palestina dhe Izraeli janë të përfshira në një konflikt. Por nuk është në konflikt, është në masakër sepse siç e përmenda më parë po vriten shumë civilë në Gaza, mëkati i vetëm I të cilëve është se gjenden në Gaza. Nuk ka asnjë arsye tjetër se përse ata po vriten përveç se ata janë Palestinez që po jetojnë në Gaza. Njerëzit këtu janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe ata nuk ndaluan kurrë së luftuari sistemin kolonial izraelit. Sepse ata e dinë se janë në krahun e drejtë dhe në anën e njerëzve. Është e njohur se Izraeli është një regjim I cili është krijuar mbi bazën spastrimit etnik. Izraeli e di se nuk ka raketa në Bregun Perëndimor dhe sërish Izraeli I mban në vëzhgim palestinezët atje. Izraeli I përdor edhe njerëzit e vetë si mburoja për objektet ushtarake, si tanke dhe garnizone ushtrie në mes të qytetit. E kundërta ndodh këtu, ku janë civilët, fëmijët dhe gratë të gjithë ata që gjenden në targetin e Izraelit. Më shumë se  kulla dhe këtu po flasim për ndërtesa banimi dhe biznesi 14-15-16 katëshe, kanë qenë në shënjestrën e Izraelit dhe janë rrëzuar këto ditë. Çfarë kishin ? ato kishin zyra të mediave ndërkombëtare, ato kishin punë, kishin rezidenca banimi dhe apartamente dhe ato shënjestruan nga izraelitët. Por një ndërtesë 15 katëshe ishte vetëm për banim dhe tanimë më shumë se 60 familje janë të pastreha. Bota nuk po u kushto vëmendje këtyre detajeve të vogla. Po ideja e Palestinës dhe Izraelit po merr më shumë audiencë se palestinezët po luftojnë dhe kjo është e gjitha. Por e vërtetë nuk është kështu.

Gazetarja: në fakt ajo që është e njohur për të gjithë dhe ajo që në arrijmë të sigurojmë nga media është se të gjitha ndërtesat që janë shkatërruar nga ushtria izraelite ishin përdorur nga Hamas për të fshehur armët e tyre ose si qendër operacionale, ku ata mund të organizonin sulmet e tyre. Të paktën kjo është proklamuar nga Ushtria izraelite.

Mohammed Rafik: Ky është justifikimi që ata përdorin gjithmonë as në masakre njerëzore si kjo e tanishmja në Rripin e Gazës. Ata nuk njohin justifikim tjetër. Ky është një justifikim për t’I treguar botës se përse e bënë një gjë të tillë duke theksuar se ata mirën një hap të tillë sepse e dinin që Hamas ndodhej aty. Ata në fakt nuk ka asnjë provë të qartë, nuk kanë asnjë gjurmë. Sepse kulla e fundit që u godit ju e dini të gjithë që kishte zyrat e AL Jaezzera dhe Associated Press dhe shumë persona të thjeshtë dhe normal që punonin aty. Asnjë gjurmë e vetme nuk është gjetur për Hamasin. Sepse këta njerëz nëse do të kishin në shënjestër Hamasin, ata do të kishin hedhur një armë nukleare në të gjithë brezin, për të shkulur me rrënje rezistencën. Siç ju a thash, ata do ta pëlqenin këtë. Ata nuk janë Hamas ata janë ushtarë të lirisë. Sepse kjo është ajo çfarë Hamas bën. Dhe goditja e kullavve është thjesht një formë tjetër e propagandës izraelite për të treguar fuqinë e vet. E cila mendoj se duhet shënjestruar për shkatërrim nga ligji ndërkombëtar. Të shënjestrosh civilë në një ndërtesë është totalisht në kundërshti me ligjin ndërkombëtar. Të shenjestrosh zyrat e shtypit është një shkelje ligjit ndërkombëtar. Por këta njerëz sa goditën nga qeveria marrin forcë. Palestinezët po goditen vazhdimisht por ata po e bëjnë të duket sikur izraelitët po sulmohen dhe ata kanë të drejtë të mbrohen dhe kjo nuk është e drejtë. Dhe kjo gjë refuzohet plotësisht nga palestinezët.

Gazetarja : Mohammad duke qenë se edhe kohën e kemi të kufizuar. Do të doja të dija, bazuar nëë atë që sheh dhe në bombat që vazhdojnë të godasin, a ka ndonjë shpresë se ku konflikt do të marrë fund shpejt dhe ne do të një zgjedhje përfundimtare? Që nuk do ta shohim më këtë konflikt të rikthehet çdo tre vjet dhe ju, populli palestinez të ketë një të ardhme të sigurtë?

Mohammmed Rafik: Personalisht sa i përket të ardhmes së sigurtë nuk jam shumë I sigurtë. Bombardimet janë.....Oh Zot ajo ishte afër! Deri tani asnjë armëpushim i paraqitur deri tani, nuk është pranuar nga asnjëra palë. Sepse palestinezët po luftojnë për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalem. Më lejoni të iu siguroj për një gjë palestinezët në Gaza, kanë kaluar masakra tejet të rënda gjatë viteve. Kjo është e katërta. Në vitin 2008 ishte një tjetër, tjetra në 2012, 2014 dhe tani në 2021. Ne po përjetojmë pafund këtë situatë. Shumë njerëz po vriten dhe nuk është ende e sigurtë sa i madh do të jetë numri i tyre. Njerëzit besojnë se do të arrijnë sigurinë por nuk janë të sigurtë se kur dhe sesi. Ne po luftojmë për të siguruar që kjo siguri do të vijë shumë shpejt. Deri tani shumë vende në botë, veçanërisht vendet fqinjë si Jordani, Turqia janë përpjekur të propozojnë paqen. Ideja është se Izraeli nuk kërkon paqe, ata duan të marrin të gjithë tokën palestineze, përfshirë edhe Gazën. E vetmja kërkesë që kanë izraelitët këto ditë, për të ndaluar sulmet në Gaza është që palestinezët të heqin dorë nga sulmet, duke treguar se ata janë një vend më i pasur. Siç po e theksoja këto kushte të palestinezëve për të jetuar të lirë, të kenë të drejta për tu mjekuar dhe për të marrë trajtimin e duhur, të arsimohen dhe të marrin punën e merituar., të kenë siguri për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe të gjithë familjeve të tyre, është një kusht që duhet të pranohet nga izraelitët. Ideja e gjithë kësaj është që të kemi siguri në fund por askush nuk e di se kur dhe sesi. Deri tani Izraeli nuk ka dhënë asnjë shenjë për propozim armëpushimi apo përfundimi të luftës. Janë gjithmonë palestinezët të cilët janë të sulmuar në mënyrë të padrejtë dhe në mënyrë konstruktive dhe duke sulmuar civilët në rrugë, njerëzit në shtëpi dhe ndërtesat ku ata jetojnë, ndërtesat dhe qendrat tregtare në të cilët ata punojnë. Çdo gjë që është në pronë të palestinezëve, është konsideruar një shënjestër për ushtrinë izraelite. Ne po shpresojmë të gjendet një zgjidhje, ne po kërkojmë një zgjidhje, jo për situatën e luftës, jo për krimet e ditës së sotme por krimet e dekadave të gjata të krimeve dhe gjenocidit. Për këtë po lufton Palestina, për lirinë dhe për të drejtat e njeriut, për tu kthyer në territoret e veta, në fshatrat dhe tokat ku prindërit dhe baballarët tanë kanë jetuar dhe u dëbuan me të padrejtë nga shtëpitë e tyre.  

Gazetarja: Shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë shpejtë dhe njerëzit tuaj do të jenë në gjendje të jetojnë në paqe në shtëpitë, gjë e cila është një e drejtë njerëzore. Shumë faleminderit që na i dhatë këto informacione, nga zemra e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Uroj që shumë shpejt të dëgjojmë lajme nga ju. Faleminderit që folët për Report Televizion.

Mohhamed Rakip : Faleminderit për këtë hapësirë! Lutuni për ne!

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
VIDEOLAJM/ 'Oh Zot ajo ishte afër...', po fliste live për Report Tv gazetarit palestinez i shpërthen raketa pak metra më tutje

 

Në Rripin e Gazës situata është e frikshme. Prej më shumë se 10 ditësh bombardimet janë bërë përditshmëria e banorëve atje.

Se sa e vërtetë është kjo duket edhe në këtë video. Teksa po fliste në një rrëfim ekskluziv për Report Tv gazetarit palestinez Mohammed Rafik, i shpërthen një bombë vetëm disa metra me tutje.

"Bombardimet janë.....Oh Zot ajo ishte afër!”, dëgjohet të thotë ai, teksa kjo nuk e ndal rrëfimin e tij për situatën e luftës nën rrebeshin e raketave, sikur të kishte ndodhur një incident i vogël.

1621342110_refik.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë