“Ai është baba nuk meriton të qëndrojë në burg, dua të di cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare çfarë masash do të ndërmarrë”.
Është ky reagimi i bashkëshortes së Ballist Morinës, Federica Lo Toro, pas vendimit të Gjykatës së Lartë kroate për ekstradimin e njeriut të dronit drejt Serbisë.
Në një prononcim ekskluziv për Shqiptarja.com e Report TV, zonja Lo Toro shprehet se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të evituar ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë.
Ajo i bën apel të drejtpërdrejtë shtetit shqiptar për të ndikuar në bllokimin e vendimit të drejtësisë kroate. Sipas saj, Ballisti, baba i dy fëmijëve, nuk meriton të esktradohet.
“Doja të kuptoja nëse është duke u bërë diçka, cili është pozicioni i qeverisë shqiptare.
Sigurisht nuk e pritëm mirë ekstradimin do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta evituar na duhet edhe mbështetja e qeverisë, mendoj se duhet ta kemi por po presim se cili do të jetë qëndrimi", shprehet Lo Toro.
Dhe një nga procedurat që do të ndjekë është vijimi i kërkesës për azil politik.
"Do të vijojmë me kërkesën për azil dhe më pas do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i palës kroate. Apeli për drejtësinë dhe qeverinë është ky: Konsideroni që ky djalë i ri është një baba dhe nuk meriton të qëndrojë në burg dhe të ekstradohet në Serbi”, deklaroi më tej për Report Tv, bashkëshortja e Ballist Morinës, Federica Lo Toro.
/Shqiptarja.com

VIDEO