Ekskluzive/ Haklajt përballen për herë të parë në Gjykatë me Sali Berishën

Adriatik Doçi
Muhamed Veliu   

Shtohen llogaritë e Sali Berishës me drejtësinë. Zylfije Haklaj kërkon dënimin e Sali Berishës për shpifje, duke e ftuar të provojë para Gjykatës së Tiranës akuzën e tij, sipas të cilës, gazetari Artan Hoxha ka qenë pjesë e bandës së Haklajve. Zylfije Haklaj, motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë, ka vendosur të padisë penalisht Sali Berishën pas akuzave të tij në një emision televiziv, në adresë të Haklajve dhe gazetarit, Artan Hoxha, aktualisht gazetar në Report Tv.

"Shqiptarja.com" zbardh padinë e Zylfije Haklajt, e cila i kërkon gjykatës dënimin e ish-kryeministrit për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 120 të Kodit Penal, me pretendimin se ka cenuar nderin, dinjitetin dhe reputacionin e familjes së Haklajve, duke e quajtur atë ‘bandë’, ndërsa Artan Hoxhën anëtar dhe zëdhënës të saj. “Në 26 shkurt të vitit 2018, në emisionin televiziv të Eni Vasilit, ‘Studio e Hapur’, gjatë intervistës së gazetarit Artan Hoxha, ka ndërhyrë me telefon deputeti Sali Berisha, i cili e ka quajtur gënjeshtar dhe vrasës gazetarin Hoxha, dhe ndër të tjera ka deklaruar: “Ke qenë anëtar i Haklajve... Ti je një bashkëpunëtor i Haklajve. Ti je një bandit i paguar nga bandat. Vetëm, gazetar nuk mund të marr unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, që të strehonin dhe ushqenin ty. Je zëdhënës i bandave...”.

Padia e Zylfie Haklajt kundër ish-kryeministrit Sali Berisha

Thëniet e deputetit Sali Berisha janë të pavërteta, dhe ai e di se janë të pavërteta, por janë bërë për të cenuar nderin dhe dinjitetin tim dhe të familjes sime. I akuzuari, me veprimet e tij, me deklarimet në emisionin ‘Studio e Hapur’, të gazetares Eni Vasili, ka shpifur ndaj familjes time, Haklajve, duke mashtruar opinionin publik ne të gjitha thëniet, duke cenuar dinjitetin dhe reputacionin e familjes time”, thuhet në padinë e Zylfije Haklajt. 

‘Hedh poshtë akuzën’ 
Zylfije Haklaj, në kërkesën drejtuar gjykatës, hedh poshtë akuzat e Berishës se ka pasur ndonjë bandë të Haklajve dhe se Artan Hoxha ka qenë pjesë e saj. Ajo thotë gjithashtu se familja Haklaj nuk ka paguar asnjë gazetar për t’u bërë zëdhënës i saj. “I akuzuari nuk ka sjellë asnjë fakt, provë që të provojnë se ka patur një bandë të Haklajve dhe për më tepër që anëtar i saj ka qenë gazetari Artan Hoxha, e ne e strehonim dhe e ushqenim. Unë Zylfije Haklaj, në emër të familjes sime hedh poshtë këtë shpifje, e cila ka qëllim të denigrojë familjen Haklaj përpara opinionit publik shqiptar, duke theksuar se kurrë nuk kemi paguar para as tek Artan Hoxha, as tek ndonjë gazetar tjetër për t’u bërë zëdhënës i familjes sonë. Deputeti Sali Berisha është kufizuar vetëm në faktin e përcjelljes së informacionit të rremë në opinionin publik, diskreditues ndaj familjes sonë, duke cenuar rëndë nderin dhe dinjitetin tonë”, thuhet në padi. 

Kërkesa për dënim 
Si përfundim, Zylfije Haklaj, i kërkon gjykatës që të dënojë Sali Berishën me gjobën maksimale që parashikon Kodi Penal, për shpije kundër familjes Haklaj. “Kushti kryesor për ekzistencën e shpifjes është që faktet, pohimet, të cilat nxirren dhe përhapen, duhet të jenë të pavërteta dhe të jenë të natyrës së tillë që mund të dëmtojnë nderin dhe autoritetin e personit tjetër apo siç pretendohet nga i dëmtuari në rastin konkret, emrin e mirë dhe reputacionin e familjes tonë, familjes Haklaj. Mbi bazë e këtyre fakteve kërkoi deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 120 të Kodit Penal, dënimin e Sali Berishës me gjobë në kufirin maksimal e parashikuar në ligj si dhe detyrimin të publikojë vendimin e gjykatës, duke parashtruar se me veprimet e kryerja me dashje, i akuzuari ka konsumuar elementët e kësaj vepra penale”, thuhet në kërkesëpadi. 

Zylfie Haklaj akuzoi Berishën për vrasjet në Tropojë 
Zylfie Haklaj, gjatë një interviste ekskluzive për Shqiptarja.com, në korrik të këtij viti, akuzoi Sali Berishën si përgjegjës për vrasjet në Tropojë, me qëllimin e vetëm, marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Sipas saj veprimet e Berishës janë mesjetare të ndodhura në kohë moderne. “Pas vrasjeve të vëllezërve tanë ne kemi bërë denoncimet tona në prokurorinë e Tropojës, por çështjet tona janë mbyllur pa u hapur fare, sepse prokuroret e autorizuar të Saliut nuk ishin të interesuar dhe nuk mund të zbardhnin vrasjet tona, sepse shteti ishte i implikuar vetë në këto vrasje, ndaj shteti nuk mund të hetonte krimet e veta. Saliu organizonte vrasjet tona duke bërë një kombinim të mirë shtetëror, prokurori, polici dhe vrasës ku të gjithë shpërbleheshin me poste të larta dhe shuma të majme parash. Kriminelët ndiheshin shumë të sigurt për veprimet e tyre kriminale, me të cilat realizonin edhe dëshirat e tyre private. Kjo do të thotë se ai vuri në dispozicionin e tij privat gjithë makinerinë shtetërore për të shfarosur gjithçka që kishte të bënte me ne”, është shprehur Zylfie Haklaj. Sipas saj, pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, Berisha kishte në plan të zhdukjet edhe të mbijetuarit nga familja Haklaj. 

Neni 120 i Kodit Penal 
Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 17/10/2018 15:40

    Respekt per kete familje patriotike

    Përgjigju
  • Populli: 17/10/2018 15:08

    Kriminel i lindur ordiner,nje shpifes dhe me shpirtin me te zi se katrani,nje plak i felliqur nga goja dhe veprimet,nje dordolec tinzar dhe i lig.

    Përgjigju
  • rroku: 17/10/2018 11:03

    Nuk numurohen vrasjet e keti krimineli, Tropojen e ka shkateruar dhe keta e votojne, shikoni o mjerane se ju ka shkateruar......

    Përgjigju
  • Sulltan pekmezi: 17/10/2018 10:05

    Cfare tju komentosh juve ku pika qe nuk bie. Po ke do marrim seriozisht neve mehametin qe I nxiu shqiptaret ne Londer me lajme falso Dhe me baterdi shpifjesh apo kete Zonjen qe eshte motra e krimineleve, qe vrane Dhe perdhunuan gjithe tropojen. Jane keta kriminele Dhe agjente te UDB serbe. Do ishte ne te mire te kombit sikur Ti kishte vrare Berisha por keto plehra vrane njeri tjetrin se keshtu I kishte trajnuar UDB Dhe fatos klosi. Rri aty ku je Zonje Dhe lere nderin se jeni te cnderuar juve o familje kriminelesh.

    Përgjigju
    • Kina: 17/10/2018 13:21

      Ty edhe kina me ti q.... ropt e ke pak

  • Tata: 17/10/2018 09:39

    ASHT E TURPSHME DENIMI ME GJOBE I KETIJ PERB8NDESHI .UN JAM I MENDIMIT TI JERKOJSH DENIMIN SHKURJEN NE HELL PER VRASJET E KATER VELLEZREVE ZONJA ZYLFIJE

    Përgjigju
  • Jeton fadkl bajg gjoleka: 17/10/2018 09:06

    Kryekrimineli salhe është njeriu më i zi në historin e kombit Shqiptar. Ky njeri i zi i ka shkaktuar vuajtje të pa par kombit Shqiptar. Këtë njeri e ndëshkon vetëm shteti madhështor SH. B .A SE nga ky shtet kryekrimineli bëhet si ata minjt e kanaleve . Salheu e di shum mir që Amerika nuk i harron kur armiqt e saj Amerika nuk e haron bombën që donte ti vinte salheu legatës Amerikane e kryekrimineli do paguaj shtrenjt.Zoti e bekoft Shqiprin e Zoti e mallkoft ktë zhab kënetash salheun mesjetar që vjen nga familje analfabetësh.

    Përgjigju
  • Murat: 17/10/2018 08:54

    S'paskan qene bande? Berisha u ka mbete ne qafe po Haklajt kane vrare e prere sa te duash. SHIK i ka quajtur bande per shitje armesh ne Kosove, vjedhje parash etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta