Ekskluzive/ Ja aksioni i policisë
brenda në fshatin e Lazaratit 

Ekskluzive/ Ja aksioni i policisë<br />brenda në fshatin e Lazaratit 
A1 Report transmeton i pari pamjet e aksionit të policisë në fshatin e Lazaratit. Në pamje duken makinat autoblinda të policicsë me 800forcat speciale teksa hyjnë në fshatin e Lazaratit.

Pamjet janë filmuar në vendin ku grupi kriminal i trafikantëve të udhëhequr nga Gate Mahmutaj ka lëshuar breshërinë e automatikut ndaj forcave të policisë prej ditës së parë të nisjes së aksionit antidrogë me rreth 800 forca speciale. Forcat e policisë kanë ardhur nga fshati Derviçan dhe në këto pamje nisin për në pjesën juglindore të fshatit të Lazaratit. 

policia ne lazarat me logo
(Në foto: Autoblinda e policisë në Lazarat)

Kjo rulotë është pikërisht vendi “elitar” nga ky Mahmutaj dyshohet se ka qëlluar bashkë me një pjesë të grupit të trafikantëve. Ky pozicion ndodhet vetëm pak më lart se magazina e Mahmutajt që policia zbuloi në ditën e dytë të aksionit (dje, 16 Qershor) ku u gjetën armatime të rënda, e cila u përdor nga trafikantët si pikë “mbrojtëse” për të qëlluar me breshëri plumbash kundër policisë.

Trafikantët duke marrë parasysh faktin që policia po avancon drejt qendrës së fshatit Lazarat braktisën rreth orës 7 të mëngjesit, këtë pikë. Ndërkaq, dyshohet që banesa ku grupi i trafikantëve është vendosur në vazhdim të jetë vetëm 300 metra nga pozicioni fillestar ku ishte strehuar kreu i organizatës Gate Mahmutaj bashkë me një pjesë të grupit kriminal.

policia lazarat

lazarat me logogezhoje me logo

(Në foto: Gëzhojat në Lazarat dhe blindat e policisë)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës