TIRANE- Shqipëria ka bërë një punë të konsiderueshme në përmbushjen e prioriteteve kyce për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Ky konstatim shpresëdhënës që mund të hapë mundesinë për vendin tonë për të fituar statusin kandidat në muajin tetor lexohet qartë në një Memorandum Politik të hartuar nga Zyra e Komisionerit Europian për zgjerim në Bruksel Stefan Fyle dhe që është siguruar ekskluzivisht nga e përditshmja "Shqiptarja.com".

Memorandumi do tu jepet Ministrave të 27 vendeve anëtare të BE mbi ecurinë e vendeve që duhet ti bashkohen bllokut dhe shanset që ato kanë. Këtu përshkruhet ecuria e cdo vendi aspirant dhe cfarë do propozohet në mbledhjen e datës dhjetë tetor të këtij viti në Bruksel.

Pjesa për Shqipërine përmban një paragraf të vetëm dhe tepër të rëdësishëm ku sic shihet në këtë foto lexohet qartë:
"Dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës në Shqipëri ka lejuar që ngërçi politik të kalohet me adaptimin e reformës elektorale dhe parlamentare. Punë substanciale është bërë nga Shqipëria për të përmbushur prioritetet kyçe për statusin e vendit kandiat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit" thuhet në memorandumin e Zyrës së Komisionerit Fyle.

Ne tetor do te prezantohet dhe Progres Raporti, permbajtja e te cilit eshte ende e panjohur. Por ndërkaq burime diplomatike konfidenciale për A1 Report dhe "Shqiptarja.com" flasin se vendin tonë mund t’i jepet një status i kushtezuar. Që nga rekomandimi i Komisionit Europian ne tetor dhe deri në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE në muajin dhjetor priten që të vendosen disa kushte të reja për Shqiëpërine, te cilat gjithashtu duhet te realizohen Brenda ketij afati kohor.

Burime të rëzervuara thonë se një status i plotë do kushtëzohet me organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2013 lidhur me atë se sa e aftë do jetë klasa politikë të zhvillojë zgjedhje më standarte dhe të pakontestuara. Këtë ide e ka përforcuar dhe Lideri i së majtës në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda në një interviste për Top Channel. Por nuk përjashtohen dhe kushte të tjera si paketa ligjore apo dhe disa reforma ende të papërfunduara, sic është pligjit për gjykatën e lartë dhe reforma parlamentare
(sg/shqiptarja.com)