EKSKLUZIVE - Ja fotot
e atentatorit të kryepolicit

EKSKLUZIVE - Ja fotot<br />e atentatorit të kryepolicit
TIRANE- Kamerat e sigurisë së derës dhe të shkallës hyrëse kanë arritur të zbardhin detaje të tjera më të hollësishme lidhur me autorin që vendosi sasinë e tritolit, prej 400 gram, në banesën e nëndrejtorit të policisë, Dorian Muca

Gazeta "Shqiptarja.com" arrin të sigurojë disa foto ekskluzive të atentatorit të kryepolicit që janë kapur nga kamerat e instaluara tek apartamenti i numrit dy të policisë së Tiranës. Fotot janë publikuar sot.

Sipas pamjeve filmike duket qartë se personi në fjalë ka studiuar më herët shtëpinë e titullatit të policisë Dorian Muça, ndërsa më vonë ka gjetur momentin e duhur për ta çuar deri në fund planin që kishte nisur.
LEVIZJET
Autori profesionist ka qënë i veshur me një bluzë të bardhë me vija të zeza, dhe pjesën e fytyrës e mbante gjithënjë poshtë për të mos u kuptuar. Fotot tregojnë të gjitha lëvizjet e tij, ku me një kuti detergjenti ai ka vendosur sasinë e tritolit. Ndezja është bërë me anë të një çakmaku. Autori i ka bërë të gjitha lëvizjet e tij me shpinën nga kamera dhe me kokën poshtë, për të mos u dalluar nga kamera.

Ky fakt e ka vështirësuar punën e policisë, por hetimet e kryera ndaj tij nuk kanë ngelur aty. 

Fytyra është gjatë gjithë kohës e fokusuar në ndezjen e sasisë 400 gram tritol,ndërsa bluzja ngrihej herë pas herë për t'u mbuluar deri në pjesën e hundës.

Hetuesit kanë arritur të dallojnë sytë e tij, madje dhe një tipar tjetër dallues, gjë e cila ka ndihmuar për të çuar ngjarjen afër zbardhjes. Autori, është i gjatë 1.70 cm, me trup mesatar, mban pak mjekër, e cila është pak e përhapur dhe në pjesën e mollzave. Ai rri veshur gjatë gjithë kohës me gjëra sportive.

Autori është një nga personat që dyshohet të ketë kryer dhe herë të tjera të tilla vepra penale. Policia nuk përjashton faktin që i dyshuari mund të jetë përfshirë në grupe kriminale , pasi e gjithë lëvizja e tij për të proçeduar mbi tritolin ka qenë 6 minuta.

HAKMARRJA

Tritoli nuk ishte një rastësi, ishte një shenjë hakmarrje, jo vetëm ndaj nëndrejtorit por duke kërcënuar seriozisht dhe familjen e tij. Aktualisht policia është në gadishmëri të plotë, duke mos u llogaritur orët e punës për të çuar deri në fund zbardhjen e ngjarjes. Deri tani lëvizjet e efektivëve nuk kanë qënë të pakta, të gatshëm për të vijuar hetimet ata kanë ushtruar kontrolle të shumta nëpër banesa të ndryshme, në shtëpitë ku jetojnë persona të dyshuar lidhur me krimin. Kontrollet nuk i kanë shpëtuar as lokalet e zonës përreth.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'