“Europa duhet t’i jetë mirënjohëse Gjermanisë. Falenderoj e i jam mirënjohës kancelares Angela Merkel për pritjen e mbështetjen. Unë përfaqësoj të majtën, si kryetari i partisë më të madhe të majtë. Merkel të djathtën, pra dhe pse kemi pikëpamje të ndryshme sa i përket ideologjisë politike, kemi qëndrime që na bashkojnë, si rritja e mirëqënies së qytetarëve tanë apo përmirësimi i jetës së qytetarëve tanë në vendet tona e në Europë. Kam ardhur në Gjermani për ta prishur imazhin e keq që Shqipëria ka në BE. S’kam ardhur vetëm t’ju kërkoj ndihmë, por edhe për t’ju thënë se pse Shqipëria i duhet BE.
Edhe ju keni mësuar nga gabimet e të shkuarës, por se keni harruar atë. Unë dua të ndryshoj imazhin e keq të së shkuarës së vendit tim. Mënyra e vetme për të ndryshuar imazhin, është të ndryshojmë realitetin në jetën tonë të përditshme, që besoj se mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Jemi të zhgënjyer që se morëm statusin kandidat në dhjetor. Por unë e kuptoj pse BE donte më shumë angazhim nga qeveria”, është shprehur Rama. Ai ka nënvizuar se ekzistojnë shumë probleme, por është tha i bindur se Shqipëria ka vullnet për të ndryshuar realitetin e për të ndryshuar dhe rritur mirëqënien e qytetarëve.
“Vetëm kur të kemi një rajon të integruar në BE, do kemi një rajon shumë më paqësor dhe e shkuara do ketë mbetur pas. Kemi ndërmarrë disa reforma të rëndësishme në sistemin e taksave. Kjo e lidhur me modernizimin e administratës fiskale. Modernizimi i policisë është një tjetër objektiv kundër krimit të organizuar. Reformat e ndërmarra deri tani kanë dhënë efekte të dukshme në luftën kundër krimit të organizuar, që siç e tha edhe kancelarja Angela Merkel është shumë e rëndësishme. Kemi marrë shumë masa, që të plotesojmë 5 kriteret e vendosura nga BE, dhe veçanërisht në sistemin gjyqësor. Po ndërmarrim hapa për bashkëpunimin rajonal në sektorin e energjisë apo turizmit.
Duhet të bëjmë më shumë në rritjen e performancës së administratës, për të forcuar shtetin e të drejtës. Kur përmendet Shqipëria, në disa vende europiane mendja të shkon te krimi organizuar, trafiku drogës e prostitucioni. Por edhe ju i keni keto fenomene, ndërsa ne kemi namin. Unë e di se kemi shumë për të bërë. Por jam i qartë, që mund ta arrijmë objektivin që kemi përpara. Ne duam mbështetjen dhe miqësinë tuaj. Ku kërkojmë që të jeni gjithmonë miqtë tanë”, tha Rama në në takim, që vjen i zbardhur nga gazeta jonë. Teksa ka vijuar dhënien e argumenteve të cilat kanë bindur qeverinë gjermane të japë mbështetjen për statusin e Shqipërisë në BE.
Kërkesa për ndryshim
“Nuk jam këtu vetëm për t’ju kërkuar ndihmë, por ritheksoj për të ndryshuar opinionin e keq që shumë kanë në BE për Shqipërinë. Jo vetëm të shpjegoj se pse duhet integrimi për Shqipërinë në BE, por dhe pse i duhet BE-së Shqipëria. Vendet tona kanë diçka të përbashkët, një histori komplekse, me gjakderdhje e luftë përbashkët. Dhe Gjermania ka pasur një të shkuar të tillë. Por ajo që më pëlqen më shumë nga Gjermania moderne është se ju keni mësuar nga e kaluara, për të pasur një qasje të re, që Angela Merkel e tregoi edhe sot dhe e tregon në gjithë botën.
Para më shumë se një gjysëm shekulli Gjermania ishte e humbur por tani është kthyer në një shembull e komb që administrohet në gjithë botën, për gjithë botën. Ne jemi një shtet që shikojmë përtej kufijve dhe që punojnë shumë për të ardhmen, shikojmë përtej kufijve e kulturës. Ne do bëjmë shumë për të ardhmen dhe do t’ia dalim. Statusi kandidat ishte shumë i rëndësishëm për ne, kemi ardhur nga një rrugë e gjatë reformash. Jemi të qartë se problemet ekziztojnë, por do ndërmarrim edhe më shumë reforma. Ne besojmë se po ecim me shpejtësi dhe në drejtimin e duhur me reforma të thella, besojmë se integrimi në BE ka të bëjë me progresin e demokracisë tonë”, ka nënvizuar Rama në këtë takim.
Sipas tij aspirata për integrim në BE e ka ndryshuar për të mirën vendin, “duhet të krijojmë qëndrueshmëri edhe për brezat tanë”. Ai tha se është kruciale iniciativa integruese që e ka ndryshuar për mirë dhe pozitivisht Shqipërinë, por është e rëndësishme që prespektiva e integrimit të jetë e qartë për të rruajtur dhe mbajtur objektivin.
Hapat kryesorë
“Ne nuk po kërkojmë rrugë të shkurtra, por po punojmë shumë për 3 hapa kryesore, ekonomikë, financiarë dhe të sigurisë, që kanë të bëjnë me prioritet e integrimit europian që do ndikojnë në statusin kandidat. Ne kemi ndërrmarrë hapa për një modernizim të sistemit të doganave dhe taksave po krijojmë kushte për investitorët dhe biznesit. Siguria është tejet e rëndësishme për ne dhe kemi marrë masa të thella ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Kemi emëruar një koordinator kombëtar për luftën ndaj korrupsionit, për ta bërë sa më shumë efektive këtë reformë. Kemi miratuar edhe një strategji të qartë antikorrupsion, por do ndërrmarrim hapa të mëtejshëm për të bërë të mundur plotësimin e 5 prioriteteve të vendosura nga BE po punojmë shumë në respektimin e të drejtave të njeriut sidomos ndaj pakicave”, është shprehur Rama në këtë takim larg syve të medias.
“Duam të forcojmë bashkëpunimin me Gjermaninë, në sektorin energjetik dhe ekonomi. Jam i sigurt që Gjermania do luajë rol të rëndësishëm në rajon për perspektivën europiane. Gjithë partnerët tanë presin të bëjmë më shumë në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit por lufta ndaj këtyre aspekteve nuk është e lehtë për Shqipërinë apo për çdo shtet tjetër. Edhe ju i keni, por ne kemi namin e keq. Unë e di se kemi shumë për të bërë por jam i bindur se do t’ia dalim. Integrimi ynë kërkon miqësinë dhe mbështetjen tuaj. Në duam të ndërtojmë një Shqipëri moderne, por dua edhe që ju të jeni miq të mirë të Shqipërisë”, tha Rama.
Nacionalizmat
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes pse u refuzua Stastusi në dhjetor. “Dua ta ritheksoj se ka patur disa parti nacionaliste në disa parlamente europiane që kanë ndikuar në refuzimin e statusit në dhjetor. Unë mendoj që integrimi në BE, do ndihmojë shumë vendin, jo vetëm në apektin ligjor por edhe në shumë aspekte. Por statusi kandidat është një hap i vogël. Por duhet ta themi, se edhe Rumania dhe Bullgaria, nuk e kanë pasur statusin kandidat si term. Pra është një procedurë e vendosur më vonë. Vendimi i shtyrjes së statusit kandidat, u prit shumë keq nga opinioni publik. Sepse u interpretua si një ‘jo’. Dhe sepse Serbisë iu dha statusi dhe ne jo”, ka deklaruar Rama.
Sqarimi për CEZ
Kryeministri është përgjigjur dhe për interesimin ndaj CEZ. “Ka qenë një gabim i madh i bërë nga qeveria e kaluar. Ne kemi thënë edhe në opozitë, e fatkeqësisht kemi pasur të drejtë, që ishte një privatizim i dështuar. Sepse ish-qeveria s’bëri aq sa duhet. Unë besoj se çështja nuk i intereson asnjërit që të shkojë në arbitrazh, pasi do të shkaktonte dëm në radhë të parë edhe për kompaninë CEZ. Por dua të theksoj se ishte një rrëmujë që na e la qeveria e kaluar”, deklaroi Rama.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)