Ekskluzive: Ja video e sulmit të
trafiklantëve kundër A1REPORT 

Ekskluzive: Ja video e sulmit të<br />trafiklantëve kundër A1REPORT 
Ndërsa televizioni A1 REPORT transmetonte Live për teleshikuesit të gjitha pamjet që vinin nga Lazarati nga grupi ynë i xhirimit në terren (dje, 17 Qershor), gazetari Geri Xhaja dhe 3 pjestarët e tjerë të stafit janë sulmuar me breshëri automatiku nga trafikantët në këtë fshat.

Në pamje, makina me logon e A1Report e cila hyn në fshatin e Lazaratit shkëmbehet me një makinë Benz A Class pa targa  dhe më tej një  Land Rover me targa AA 548 JC ku gjenden persona të armatosur…dhe më pas sulmohet me armë grupi i xhirimit.

Këto plane dhe audio kanë mbërritur në regjinë e televizionit A1 REPORT në Tiranë përmes sistemit të ri Broadcast Data, që trasnmetonte Live të gjitha pamjet që vinin nga Lazarati dhe operacioni antikanabis i policisë. Regjistrimi ishte shkarkuar automatikisht në regji përmes Java Player në kohë reale, që del në trasnmetim Live me një vonesë nga vendi i ngjarjes prej 10-15 sekondash. 

Disa metra më poshtë, pikërisht këto dy mjete i vihen pas grupit të xhirimit të A1REPORT, ndërsa me audio vinte live i gjithë terrori që po ndodhte atje. Në audio dëgjohen breshëritë e kallashnikonvëve dhe thirrjet e trafikantëve që duke bërtitur i kërkojnë pjestarëve të stafit të A1 REPORT të ndalojnë. "Ku vete ku vete, duart lart, duart lart, duart lart". Momente tmerri, ankthi për gazetarin Gerti Xhaja, operatorin Renis Kelaj, shoferin Hair Ismailonji dhe përgjegjësin e IT Kreshnik Marku....dhe gjithçka po transmetohej Live në A1 REPORT.

 Në këtë moment kamera bie në këmbët e operatorit dhe përcillet imazhi “black” me audion që vijonte të sillej live përmes sistemtit Broadcast Data..dhe dëgjohet vetëm audio derisa shkëputet i gjithë transmetimi
 
....

(Speciale)


-----

“Ne po ecnim normal, dhe në momentin që u futëm nuk na paralajmëroi njeri, nuk kemi pasur asnjë paralajmërim. Ne jemi qëlluar direkt. Ne kishim informacion se policia ishte në Lazarat.  Në momentin që morrëm kthesën një person me kapele, që bën sikur nuk e ka mendjen na ka bllokuar rrugën dhe na ka qëlluar. Më pas kanë ardhur të tjerë dhe kanë hapur zjarr drejt nesh. Me dy makina na bllokuan rrugën, një para dhe një pas për të mos patur mundësi të lëvizur. Kur u futëm ne nuk kishte shkëmbime zjarri. Ishin tre persona që na qëllonin”,
rrëfeu nga studio e A1 Report gazetari Gerti Xhaja pasi u kthyen fatmirësisht, shëndosh e mirë nga sulmi i armatosur. 

Makina qëllohet me armë, katër pjesëtarët e grupit të xhirimit nxirren nga makina me qytën e automatikut mbi kokë. Nga të shtënat është dëmtuar shoferi Hair Ismailonji, i cili ka marrë plagë në fytyrë nga ciflat e xhamit, që u thye si pasojë e breshërive të plumbave. Dëshminë na e sjell Gerti Xhaja në lidhje telefonike sapo kanë arritur t'i shpëtojnë vdekjes.

Grupi i xhirimit është mbajtur peng për rreth 15 minuta, duke u kanosur me jetë në krye të detyrës, për informimin e publikut. Tre personat e armatosur kanë marrë kamerat, telefonat dhe një Lap-Top. 

Grupi i xhirimit te A1REPROT hyri në Lazarat pasi kishte marrë komunikatat e policisë se zona është nën kontroll policor

Ka qenë ndërhyrja e disa banorëve të zonës që u ka shpëtuar jetën gazetarit dhe teknikëve tanë. 

“Aty ka ndëryrë një person pas të gjithë dolën nga lokali, aty pranë ishte një lokal dhe të gjithë u bënë kurioz të shikon se çfarë po ndodhte pasi breshëria nuk kishte mbarim. Me pas ndërhyn një person që ka ngritur armën e dy agresorëve e ndërsa më pas kanë ardhur dhe tre persona të tjerë që kanë ndërhyrë. Situata ishte e vështirë pasi dhe ai nuk ka mundur të bisedojë normal me ata. Duke bërë batuta ai mundi të ulë pa tensionin. 

“Vritet një general, por një gazetar nuk virtet” ka thënë ai e ndërsa ka mundur që të na largojë, por ma marrë automjetin dhe mjetet tona. Ato janë shkatërruar të gjitha, pasi na i morrën që në fillim. Nga ajo situata famirësish pa shumë lëndime doli dhe shoferi, pasi ai përjetoi dhe situatën më të vështirë”,
rrëfen gazetari i A1 REPORT, Gerti Xhaja.
 
Pas tmerrit në Lazarat, grupi i xhirimit të A1REPORT ka kërkuar ndihmë në postobllokun e policisë.

Makina kishte mbetur në Lazarat…pak minuta më vonë është parë tymi. 

Ka qenë gazetarja e Top-Channel që gjendej pranë vendngjarjes dhe ka filmuar momentin e djegies së makinës me logon e A1 REPORT. 

Grupi i xhirimit të A1REPORT gjendej të hënën në Lazarat për të pasqyruar aksionin e policisë për asgjësimin e kanabisit, kur ra pre e terrorit me armë të mbrojtësve të kanabisit. Fatmirësisht ata janë mirë, përpos lëndimeve të lehta të shoferit. Misioni i televizonit A1REPORT për të pasqyruar realitetin në cdo cep të vendit nuk ndalon. 

(Video e pa edituar, siç ka ardhur nga ekipi i A1Report në momentin e sulmit)
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin