120 pako me fytyrën e Escobar, kapen rreth 143 kg kokainë në Portin e Durrësit! E fshehur në tavanin e kontenierit me banane, vinte nga Ekuadori! Report Tv sjell fotot, pranga 2 ortakëve

DURRËS- Pa u mbushur 10 ditë nga sasia prej 49 kg kokainë sekuestruar në Portin e Durrësit, një tjetër sasi rekord prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako është kapur këtë të shtunë nga Policia Shqiptare.

Kokaina është gjetur në një konteinier të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare 'Masabi Fruits' me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen 'Dance' që u nis nga Ekuadori dhe mbërriti të shtunën në Durrës, teksa mësohet se destinacioni final i saj ishtë Tivari në Mal të Zi. Nga sa mësohet kjo kompani operonte në treg që prej vitit 2018 me importin e bananeve nga Amerika Latine. Pakot e kokainës siç shihni në fotot që Report Tv sjell, kanë të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian  si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi. Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. 

Policia ka arrestuar në flagrancë dy ortakët e kompanisë 'Masabi Fruits' Klajdi Xibraku e Erion Peti, siç shihni në fotot ekskluzive të siguruara nga Report Tv.

Ka qenë skaneri i kontrollit në portin e Durrësi që ka gjetur sasinë e madhe të kokainës. Ai iu nënshtrua skanerit, pasi u vlerësua si një kontenier me risk. Po si bëhet ky përcaktim "konteinier me risk". Report Tv sqaron se ka 2 mënyra. Së pari është ajo e "shortit", ku 1 në 100 konteinier i nënshtrohet kontrollit të detajuar dhe mënyra e dytë është kur vijnë informacione nga shërbimet e partnerëve mbi mallra të dyshimtë. Rasti i më i fundit i 143 kg kokainë në Durrës të kapur sot, raportohet se është zbuluar falë bashkëpunimit nga partnerët e huaj, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe portuale. 

Pak ditë më parë, më konkretisht më 1 prill, në Portin e Durrësit u sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg. Ajo vinte nga Amerika Latine në një konteinier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
Droga në Portin e Durrësit/ Policia: Kapen rreth 143 kg kokainë, momenti i arrestimit të 2 administratorëve të kompanisë së bananeve

Policia e Shtetit del me njoftimin zyrtar lidhur me operacionin për kapjen e sasisë së drogës në portin e Durrësit.

​"Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta. Finalizohet operacioni​ policor i koduar “EL MEJOR”.

​Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës.

Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.

​Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

​Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “EL MEJOR”.

​Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.

​Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Ora 18:31
Sasia e drogës në Portin e Durrësit/ Në krye të operacionit Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj

Report Tv mëson se në krye të operacionit për hetimet e sasisë së drogës të kapur në Portin e Durrësit është Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Ora 18:20
FOTO/ Kush është Erion Peti, ortaku i kompanisë 'Masabi Fruits' i shpallur në kërkim

1618071624_page.jpg

Report TV siguron ekskluzivisht foton e ortakut tjetër të kompanisë 'Masabi Fruits'. Bëhet fjalë për Erion Petin, i cili është në kërkim nga Policia.

Ora 18:10
Ekskluzive/ Ky është Klajdi Xibraku, ortaku i kompanisë Masabi Fruits ku i gjet sasia e kokainës në Portin e Durrësit

1618071052_fotooo.jpg

Report TV siguron ekskluzivisht foton e një prej ortakëve të kompanisë Masabi Fruits. Ai është Klajdi Xibraku, i arrestuar pasi ishte ky i fundit ai që u paraqit në portin e Durrësit për të bërë zhdoganimin e sasisë së bananeve të mbërritur në Portin e Durrësit. 

Ora 17:39
Report Tv zbulon foton e kokainës, E stampuar Pablo Esbocar, shkruhej 'El Mejor' (më e mira) e 'Viejo' (i moshuar)! Destinacioni final i anijes Mali i ZI

1618069274_DANCE.jpg

Report Tv sjell foto të ngarkesës së kokainës së kapur në portin e Durrësit. Siç shikohet, se në pakon e kokainës ishte shkruar në spanjisht 'El Mejor" (më e mira) dhe 'Viejon' (i moshuar), teksa kishte si imazh Pablo Escobar. Anija 'Dance' në të cilën ishte ngarkuar konteineri u nis dje nga Pireu, mbërriti sot në Durrës, teksa mësohet se destinacioni final i anijes ishtë Tivari në Mal të Zi. 

1618069150_Foto.jpg

Ora 16:42
Droga në Portin e Durrësit/ Kompania e bananeve 'Masabi Fruits' në treg që prej 2018, zbulohen emrat e ortakëve

Report  TV mëson se kompania, në kontenierët e së cilës u gjetën rreth 150kg kokainë, kishte selinë në Tiranë dhe bëhet fjalë Masabi Fruits. Nga sa mësohet kjo kompani operonte në treg që prej vitit 2018 me importin e bananeve nga Amerika Latine. Nga sa është raportuar deri më tani mësohet se janë shoqëruar në polici ortakë,  Klajdi Xibraku dhe Erjon peti, të kësaj kompanie, të cilët kishin mbërritur për të tërhequr sasinë e bananeve. Ato kanë mohuar kategorikisht përfshirjen në e kësaj ngjarje.

(Klikoni këtu për të lexuar) Ekstrakti në QKR i kompanisë Masabi Fruits

Ora 16:33
150 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Shoqërohet 1 punonjës i kompanisë së bananeve! Mohon përfshirjen në këtë ngjarje

1618064189_droga.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të tjera nga operacioni që u finalizua me kapjen e 150 kg kokaine në Portin e Durrësit. Mësohet se është shoqëruar 1 punonjës i kompanisë Masabi Fruits, në pronësi të së cilës ishte edhe sasia me banane. Mësohet se i është paraqitur në portin e Durrësit për të tërhequr mallin dhe që kryen procedurat e zhdoganimit. Nga sa raportohet paraprakisht, ai ka mohuar të jetë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ora 16:19
Droga e fshehur në tavanin e kontenierit me banane! Zbulohet emri i kompanisë, i vlerësuar me 'Certifikatën e përsosmërisë në biznes'

Report Tv sjell detaje të reja nga sasia e kokainës e kapur në portin e Durrësit. Mësohet se droga ishte fshehur në tavanin e kontenierit me banane që vinte nga Amerika Latine. Kontenieri i bananeve ishte i kompanisë Masabi Fruits me seli në Tiranë, e cila kishte marrë edhe 'Certifikatën e përsosmërisë në biznes'.

Sasia e drogës së peshuar deri më tani është 150 kg, e ndërsa ajo po vijon të peshohet. Nuk dihen ende se cili është dërguesi dhe porositësi i kësaj sasie të kokainë.

Ora 16:13
I rrethuar nga policë, Report Tv sjell video nga Porti i Durrësit pas kapjes së 150 kg kokainë

Report Tv sjell video nga Porti i Durrësit, ku është rrethuar nga forca të shumta policie pas kapjes së 150 kg kokainë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/04/2021 02:50

    Ja dhe dy miza kali,sidomos ky Erjon Peti duket tamam si mize e shtypur kali.Sikur policia t'i kontrollonte nje per nje kontenieret,t'i zbraste dhe t'i peshonte (duke ditur peshen e tyre te dale nga uzinat),kushedi sa droge me shume mund te kape!!Valle a behet ndonje hetim per shqipot qe shkojne direkt o indirekt shpesh,ose jetojne ne Ameriken Latine,sidomos ne vende te origjines se droges? Do te ishte shume interesante per te pare kush jane korrieret,kush ben kontrata,si dhe menyra e jeteses se tyre dhe menyra si i pastrojne parate.Me siguri Anti-droga ka lista me emra me interes.

    Përgjigju
  • lola: 10/04/2021 22:10

    aha ca faji kane te shkretet. kane porositur banane ja mbushin me droge.

    Përgjigju
  • Buzal: 10/04/2021 22:01

    Gazhel te ka futur ne rreth SPAK

    Përgjigju
  • Pyka: 10/04/2021 21:50

    Ja boni te intervista ky peti kur e pyti gazetarja si esht puna e droges ne konjtener pupupu cna gjeti nuk bohet tregtia ne shqipri.ishte tu ju marr goja.

    Përgjigju
  • Pablo Escobar Gaviria: 10/04/2021 18:58

    Prandaj sduhet te besojme me tek qente me kerpusha te politikes shqiptare.Maduro putania.

    Përgjigju
  • goni: 10/04/2021 18:16

    El Mejor jqj

    Përgjigju
  • Albert: 10/04/2021 17:57

    E mor erion peti ,sa burg ke bere ne itali ti per droge e harrove.po more ne qafe dhe cunin e dajes do e shesin tani token me gjith lokal xibraku ,se duan leket e tyre avokatet dhe prokuroret me gjyqtaret.

    Përgjigju
  • Jo me kot: 10/04/2021 16:25

    Jo me kot doganat u shkterruan tani me prag zgjedhjesh

    Përgjigju
  • Futja kot: 10/04/2021 16:13

    Ska shance qe kjo ngarkese te vije pa dite gje dogana dhe policia. Durrsi u la qellimisht jetim, dogana u gjymtua qellimisht, ramsi jo pa qellim riktheu me urdher te karmanlliut korrupsionin ne ak tokesore.

    Përgjigju
    • Bilali: 10/04/2021 18:35

      Ec byrektorja

  • Tubi: 10/04/2021 16:09

    Dihen porositesit. Po jane nga Dibra shikoni mire ne drejtorine e doganave. Do gjeni mrekullira.

    Përgjigju
  • Alfons: 10/04/2021 16:01

    A mer mond cekici car na bere qe u vrave,i le gjith ngarkesat e droges pa nxjerr.

    Përgjigju
    • cecua: 10/04/2021 18:25

      alfons me te pifsha dolline gjalle qenke bre lalke

  • : 10/04/2021 15:46

    Po Çfare tersi mor aman nuk i ec qe nuk i ec gazhelit

    Përgjigju
    • Loku: 10/04/2021 17:56

      Pipi corapegjata

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën