Ekskluzive/ Drejt bllokimit, tre ditë nga afati asnjë aplikim, prokurorët braktisin KLP-në

TIRANE-Kur duhen edhe tre ditë nga skadimi i afatit prej 15 ditësh të vendosur nga Prokuroria e Përgjithshme për prokurorët që garojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ende nuk ka aplikuar asnjë.

Në fazën e parë nuk garoj asnjë prokuror, ndërsa afati i dytë skadon më 27 tetor 2018 dhe deri tani, sipas burimeve të gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta nuk ka asnjë kandidat.

Burime për Report Tv nga prokuroria pohojnë se “edhe për thirrjen e dytë askush nuk ka shfaqur interes. Kane mbetur edhe tre ditë për prokurorët që duan të bëhen pjesë e KLP”-së.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një institucion mjaft i rëndësishëm nga ku do të dalë edhe emri i ri i Prokurorit të Përgjithshëm. Një pjesë e prokurorëve shprehen se ende nuk kanë kaluar vettingun, ndërsa pjesa tjetër që e kanë kaluar refuzojnë që të aplikojnë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës