Mark Babani për Report Tv: Jam njeriu më transparent në botë...E vërteta e ditëlindjes dhe mbiemrit të ndryshëm

TIRANË-Në një reagim për Report Tv, Mark Babani, kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës thotë se nuk ka qenë asnjëherë i hetuar, ndaluar apo arrestuar, as në Itali dhe as në Maqedoni. Kryebashkiaku tregon pse ka ndërruar pasaportat për efekt të mbiemrit dhe ditëlindjes së shkruar gabim në dokumentet e tij të lindjes. Ishte Partia Demokratike ajo që sot i kërkoi informacion Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë dyshimet e tyre se Babani mund të ketë qenë i dënuar në Itali dhe Maqedoni dhe se ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit tre identitete.

"Kam luftuar gjithë jetën të jem krenar, të bëj krenar veten, familjen dhe vendin tim dhe jam i gatshëm të përballem me këdo. Është turp i atyre që të hedhin këtij lloj ideje ndaj meje pa asnjë lloj motivi. Unë kam ikur me 6 mars 1991 në Itali, fati na çoi në Siçili ku kam jetuar në një kam nja dy muaj deri sa u shpërndamë dhe në fund të vitit 1991 - 94 kam punuar në një fabrikë peshku, pastaj kam punuar në një hotel deri në '95, me këtë firmën që kam punuar kemi bërë shoqëri të përbashkët në Shqipëri, ndërmarrja është edhe sot dhe ka marrë përmasa të mëdha, ne eksportojmë prodhimet tonë në gjithë botën.Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur asnjëherë ndonjë ndalesë nga policia.

Asnjëherë nuk kam ndërruar emrin.  Datëlindjen e kam më 24 dhjetor 1966. Jam i regjistruar më 8 janar 1967 sikur ka qenë koha, diplomën e kam në '66, kam ardh në Shqipëri në '93 kemi marrë pasaportat e para, me mbiemrin Babaj, por në shkollë e kam pasur Babani, dhe unë kam marrë pasaportën Mark Babani me ditëlindjen 8 janar '67. Mark Babaj e kam ndërruar emrin në '93-94.  Gjysmën e fisit e kemi Babaj dhe gjysmën tjetër Babani. Ne nuk e kemi ditur që na kanë regjistruar me 8 janar, unë i kam bërë të gjithë shkollë e ushtri me ditëlindjen e dhjetorit pa e ditur që regjistrimi ishte në janar Nuk kam pasur në jetën time të bëj me asgjë. Kam qenë me leje qëndrimi në Itali deri në vitin 2003. Në 2003 nuk kam qenë, nuk kisha mundësi se po ndërtoja fabrikën e re. Unë kam hyrë e kam dalë në Itali dhe në Evropë, dhe në gjithë botën, lirisht

Ndalimi në Maqedoni s'ka lidhje absolutisht. Kam qenë 4 herë, një herë për punët e mia në vitet e para, vjet në Maqedoni kisha ftesë të ministrisë për investim në Maqedoni, menduam të zgjeromi edhe në Maqedoni, por asnjë lloj problemi. Janë trillime ta kenë për turp ata që bëjnë trillime për figurën time. Akuzat janë thjesht për të mbajtur elektoratin e tij, por ata e dinë shumë mirë që figura ime është e pastër. Pjesa ime është e verifikueshme se unë jam person që lëviz, jam personi më transparent që mund të ketë bota", tha Babani.

Ndërsa në një tjetër komunikim për mediat ai shpjegoi edhe njëherë se nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe se e gjitha bëhet nga PD-ja për show. "Asnjë ditë burg dhe asnjë gjobë nuk e kam pas se jam munduar gjithë jetën për të qenë qytetar model. Gjashtë muaj gjithë zona më luti për të qenë kandidat për kryetar. Ofertën e pranova pas 6 muajsh për hatër të zonës sime me tre objektiva; bujqësia, agrobiznesi dhe turizmi. Në 2003 kam shkuar në ambasadë dhe kam marrë vizë vazhdimisht për në Itali dhe të gjitha vendet ku kam dashur. Nuk kam qenë asnjë ditë burg. Akuzat mendoj se duhet ti përgënjeshtrojnë vetë. Nuk kanë lidhje me asnjë gjë. Ai është turpi i këtyre. Ata e kanë hallin se duan me mbajt elektoratin e tyre se ku po ikën tani...Kam nxjerrë vitet e punës që kam punuar në Itali. Jeta ime është krejt e monitoruar.

Nëse thotë se dyshohet, e kanë bërë show elektoral. Ata le të disponojnë se cfarë të duan, kjo është jeta ime. Problemi më i madh i imi është se lëvizjet që kam bërë në Europë kam harxhuar shumë lekë, kamë 10 pasaporta me vula, kam katër fabrikë në Kroaci, po ashtu në Spanjë dhe Itali. Unë më shumë jam jashtë se brend vendit. Për Mark Babanin nuk ka asnjë lloj dokumentacioni që mund të dalë, pasi nëse do të kishte qenë në ndonjë vend tjetër do ta kishin sajuar, por në Europë nuk shanse. Këta marifetxhij vendosin shumë lekë në dispozicion, janë taksa nga kjo bashki, por do të gjitha dalin dhe nuk do të dinë ku me u fsheh nesër. Jam gati të shkoj vetë në prokurori" deklaroi ai.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë