PD kërkon të verifikojë një tjetër kryebashkiak: Mark Babani i dënuar në Itali e Maqedoni, ka fshehur 3 identitete

TIRANE - Partia Demokratike i kërkoi kwtw tw martw Prokurorisë sw Pwrgjithshme verifikimin e Mark Babanit, kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, dwnime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale, pas Valdrin Pjetrit tw Shkodrws dhe Agim Kajmakut tw Vorws.
 
“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- thuhet në shkresën e Partisë Demokratike. 

PD hedh dyshime se Mark Babani ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit.
 
“Në Formularin e Vetëdeklarimit Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”
 
Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani nuk i ka deklaruar në formular.
 
“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë: 
1.    Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
2.    Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
3.    Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”-

 
Në kërkesën për verifikimin e Mark Babanit nga Prokuroria, e shoqëruar me firmat e 500 qytetarëve, Partia Demokratike vë në dukje se pret një verifikim dhe reagim të shpejtë nga Prokuroria, për shkak të interesit të lartë që çështja paraqet.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 10/09/2019 16:02

    Ky duket n'kry cfare babani eshte hahaha,fundja tan jeni kriminela,puna eshte se keni frike se po ju kalojne tjeret ne pislleqe

    Përgjigju
  • Populli: 10/09/2019 14:15

    Pika qe su bie qe mbetet mbas vrimes se celsit,keshtu nuk vini kurre ne pushtet ju parti e leshit me njerez si Bardhi homo,si salianji babale,Grida k..va,harrojeni se vini ne pushtet.

    Përgjigju
  • Labi: 10/09/2019 11:27

    I rrufshi to*et Mark Babanit o Babalet e mu*it. Jeni bere si fallxhore duke u marre me llafe e duke pergojuar dynjane. Po ate sekretarin tuj te mardhenieve me jashte e harruat qe e keni patur te denuar per korrupsion. Pika qe siu bie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve