Më 3 korrik vjen në Tiranë për herë të parë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton! Takon Ramën, pritet të mbajë dhe një fjalim

Më 3 korrik vjen në Tiranë për herë të parë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton! Takon Ramën, pritet të mbajë dhe një fjalim

Bill Clinton

TIRANË- Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, do të mbërrijë për herë të parë në Tiranë më 3 korrik.

Vizita e tij në Tiranës përkon me Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, që shënohet më 4 korrik. Report Tv mëson se Bill Klinton do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, dhe me kabinetin e qeverisë dhe pasditen e së hënës do të mbajë një fjalë.

Ish presidenti Bill Clinton, do të mbetet në historinë e shqiptarëve si shpëtimtar i Kosovës nga gjenocidi. Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999. 

Më 24 mars, të vitit 1999 ish-presidenti amerikan Bill Clinton dha lajmin para popullit amerikan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u bashkoheshin aleatëve të NATO-s për ndërhyrje në Kosovë. Në mesazhin e tij Klinton u tha amerikanëve se ndërhyrja po bëhet për dhjetëra arsye e një ndër to përmendi brutalitetin e forcave serbë kundër shqiptarëve.

“Të dashur amerikanë. Sot Forcat e armatosura të SHBA-së u janë bashkuar atyre të NATO-s, në sulmin kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne morëm këtë vendim për shumë arsyeje, mirëpo kryesorja për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga agresori ushtarak serb”. Këto fjalë dhe veprat e tij, do të mbeten në histori!

Report Tv mëson se ai do të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama. Një surprizë për datën 4 korrik kishte paralajmëruar vetë kryeministri Rama pak ditë më parë në një konferencë për mediat, por nuk dihet nëse i referohej vizitës së Bill Clinton.

‘Mendoj do të jetë një dhuratë e bukur, por meqë i lidhni të gjitha gjërat me lek nuk janë lek.’- u shpreh Rama.

Kush është Bill Clinton
William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton u lind më 19 gusht në vitin 1946 në Arkansas të Amerikës. Ai është një politikan amerikan, i cili shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si guvernator i Arkansas-it dhe si Prokuror i Përgjithshëm i këtij shteti. Klinton ishte anëtar i Partisë Demokratike. Clinton, ka studiuar në Universitetin Georgetoën në Washington, ku zgjoi interesim për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjatë përfundimit të këtyre studimeve u njoh me Hillary Diane Rodham. Bill dhe Hillary u martuan më 19 nëntor të vitit 1975. Dyshja ka vetëm një vajzë të quajtur Chelsea Victoria Clinton. Clinton u zgjodh guvernator i Arkansas në vitin 1978, duke u bërë kështu guvernatori më i ri në vend, në moshën 32 vjeçare. Bill Clinton i fitoi zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor të vitit 1992 me 43% votave kundër republikanit George Bush dhe miliarderit Ross Perot. Ish Presidenti Bill Clinton, i njohur si president i begatisë dhe rritjes ekonomike për amerikanët, bëri shumë jo vetëm për vendin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Non grata nga SHBA, Berisha komenton vizitën e Clinton: Vjen si hero kombëtar për rolin e tij historik që ka luajtur në çlirimin e Kosovës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e ish-presidentit të SHBA-së në Shqipëri, Bill Clinton, për të cilin Report TV mësoi ekskluzivisht se do të mbërrijë në Tiranë me 4 korrik.

‘Për atë punë kushdo që të vij në Shqipëri vjen si hero kombëtar në kuptimin e rolit të tij historik që ai ka luajtur në çlirimin e Kosovës dhe është i gdhendur në memorie të historisë së këtij kombi si një nga miqtë më të mëdhenj të gjitha kohërave dhe unë në emër të PD-së i uroj mirëseardhjen.’- tha Berisha.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 01/07/2023 00:32

    Klintoni ne fakt vjen te takoje gjic gicin ,se dhe klintoni çoç di per keto oralet ne zyre ...

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 30/06/2023 21:14

    Kujt i intereson ma Bill klinton, dhuratë e madhe tha Edi, jepju naj lekë pensionistave se mezi kalojn edhe ato dite qe ju kan mbete.

    Përgjigju
    • Pjeter: 01/07/2023 00:50

      Kujt nuk i intereson??!!ty?? Ty ndoshta, eshte me e rendesishme ndonje "vize" per dhurate, ajo po, te ben te kthjellet e te mos flasesh pa lidhje!!!

  • Luna: 30/06/2023 21:03

    Po e marrkan per ndonje konsulence, si puna e Blair-it. Ka para ky popull per t’i paguar keta!!!

    Përgjigju
  • Nik: 30/06/2023 19:46

    Vetëm dashuri e respekt nga shqipëtarët !

    Përgjigju
  • Shqipja: 30/06/2023 17:29

    Amerika nuk ka më forcën e Amerikës së Bill Clinton,ajo u “dhje” nga W.Bushi se i hyri Irakut pa shkak,sa as Obama nuk e mori vehten nga reçesioni qëshkaktoi renia e kullave binjake dhe lufta ne Irak te presidencës WBush,se në vitin e dytë të tij senati mori shumicen dhe e bllokoi ne çdo inisiativë dhe reformë,ku dhe “pranvera arabe” j’a shkurtoi jeten,sa ne Presidencë erdhi një klloun që me politiken ‘Amerika e para’,një politikë izolacionaliste bëri t’i ‘dorzonte’ fuqinë të tretëve,pasojat e të cilave po i shohim dhe sot.Ardhja e Biden,ishte një fitore për Demokracinë në Amerikë dhe në botë,por dëmet e mëdha të shkaktuara nga Trump,po e ‘lodhin’ administratën e Bidenit,sepse iu duhet tëfillonin nga e para për të vën në vend rolin e Amerikës,vendin që i takon,atë të lidershipit botror. Në këto përpjekje të mëdha,Amerikës iu desh t’i kthehet dhe një herë edhe axhendës për çështjen e Kosovës, të lënë pothuajse përgjysëm për 20 vjet. Dhe në të gjitha tentativat e saj për t’i dhënë mesazhin Kosovēs se Amerika është me ju,është them une ,vjen dhe kjo vizitë onorifike e Clinton dhe kjo tregon shumë,prandaj Kosova dhe të gjithë shqiptaret duhet tia dinë Amerikës përgjithçka dhe mos të bëjnë asnjë lëvizje pa u kinsultuar me partnerin e mikun më të madh të shqiptarëve.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTËR: 30/06/2023 16:57

    Lajmi më i rëndësishëm për 2023. -Data 4 korrik është festa e Amerikës por edhe DL e Edi Ramës 60 vjeç.Është gëzim i madh për Shqiptarizmën Sidomos për Shqipërinë dhe Kosovën të cilën e çliroi në 1999 me AVIONËT e NSTO-s.Dhe për Kosovën deklaroi : "..Ne bën luftën, ju bëni paqen.." Por,në Kosovë pas 24 vitesh nuk ka paqe.Besoi Klinto do i japi nga Tirana një mesazh A.Kurtit: Dëgjoe SHBA+BE dhe lëre sovrsnizmin..! Dëgjoe Edi Ramën dhe jo Sb non grata. -Dhe siç e ka zakon oratori Edi Rama do e falënderoi për vizitën Tiranë.Siç përcolli me mesazhe mirënjohje edhe Ambasadoren Yuri Kim. -Besoi Presidenti do i dhuroi ER buqetën me lule për ditëlindjen e 60.Kjo do ishte dhurata më e bukur për ER,PS dhe 90 % të popullit të majtë. -Miradhëshi Zoti President Klinton.

    Përgjigju
  • Alb: 30/06/2023 15:44

    Nuk meti kush pa ardhe ne shqipnin por prep te funite jena si ne rajon edhe ne EU.

    Përgjigju
  • Lala: 30/06/2023 14:18

    Emocionuese! Presidenti qe beri aq shume per shqiptaret. Mire se të vije

    Përgjigju
  • Ben10: 30/06/2023 14:11

    Mbani mbyll Alma K se e griu!!!

    Përgjigju
    • O njsho: 30/06/2023 20:31

      Fillove prap haha

    • Monika: 30/06/2023 14:41

      came here for this.

  • Dora d'istria: 30/06/2023 13:43

    Z.Bill Klinton mirsetevini respekt e mirnjohje per cka keni bere per shqiperin e kosoven!! Ti salo mos leh se na qelb se urimet e tua jane si ato te maces prandaj ZHDUKU O HALE!

    Përgjigju
  • e drejta: 30/06/2023 12:37

    WELLCOME MISTER PRESIDENT...GOD BLESSED AMERICA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin