Cilat ishin shkaqet e para për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare? Kush e krijoi PKSH-në dhe cili i ftoi jugosllavet të vinin ne?
Për herë të parë, çfarë thonë dokumentet gjermane për 'mbirjen' e komunizmit në Shqipëri fill pas vitit 1937 dhe kë dërguan gjermanët këtu? I ftuar ne studio historiani dhe studiuesi Marenglen Kasmi. Esencë, çdo të premte, ora, 21:00 në Report Tv.
Eljan Tanini: -Kasmi, je diplomuar në Shkollën e Oficerëve të Forcave Tokësore në Drezden, Gjermani (1997-1999) dhe në Universitetin Helmut-Schmidt në Hamburg për shkenca historike (2004-2008). Fusha juaj studimore kryesore është historia moderne e Shqipërisë dhe historia ushtarake. Cili është studimi juaj i fundit në lidhje me Partinë Komuniste Shqiptare dhe dokumentet e Gestapos që keni gjetur në arkivat gjermane?
Marenglen Kasmi: -Kam bërë studime të thelluara për Partine Komuniste Shqiptare ku ndër të tjera baza nis me jetën e Sadik Premtes. Bazuar edhe mbi burime shtesë Sadik Premtes por edhe në arkivat gjermane dhe italiane, studimi im hedh drite të re. Italianët kanë dokumenta më të plota edhe për shkak të qendrimit. Por gjermanët i kanë dokumentet me titullin ‘’Mbi Komunizmin në Shqipëri 1937-1942’’ ku sollën një person nga Gestapo për të nxjerrë përfundime mbi komunizmin. Raporti i atyre viteve thotë se komunizmi në Shqipëri nuk ekziston. Sipas raportit Mbreti Zog e luftonte dhe kujdesej që këtu mos të kishte komunistë, e gjitha mbahej nga Ministri Juka. Dokumentacioni gjerman hedh dritë mbi emra te ndryshëm që edhe ne i kemi disa, por edhe sjellin fakte të reja. Gjermanët nuk kishin interesa në këtë kohë, ata interesoheshin dhe bënin testime mbi komunizmin në Europë.
Eljan Tanini: -Si krijohet Partia Komuniste Shqiptare, shkaqe dhe rrethana?
Marenglen Kasmi: -Fillimi i saj është i trajtuar por jo i plotësuar. Partia Komuniste Shqiptare u themelua si pasojë e tre grupeve shqiptare, grupi Shkodrës, Korçës dhe i te Rinjve. Partia Komuniste Shqiptare pati ndihmë të madhe për të jugosllavizuar frymën e re përmes Dushanit dhe Miladinit. Përpjekjet per bashkim kishin qenë por pa sukses sepse grupet komuniste ishin rivale.
Në grupin komunist të Shkodrës merrnin pjesë edhe shqiptarët e Kosovës që kishin ardhur këtu qoftë edhe me studime. Grupi i te rinjve drejtohej nga Anastas Lulaj dhe Sadik Premte, me veçori ku anëtare ishin të rinjtë dhe intelektualët; si grup që u penalizua më pas sepse nuk kishte lidhje me bazën punëtore dhe proletare.
Grupi i Korçës ishte një grup i organizuar që funksiononte vetëm brenda qytetit me shkartisje të individëve. Grupi i Tiranës i organizuar me rininë shkollore por edhe pak më gjerë. Grupi i Zjarrit ose arkeomarksistët qe partia e importuar nga Athina me Andrea Zisin që jo vetëm nuk u ftuan në krijimin e partisë por edhe u luftuan. Pushtimi italian i bindi të gjithë këta individë për të luftuar dhe për të negociuar edhe brenda tyre. Jemi ne vitin 1940, Grupi i Shkodrës donte të bënte lidhje me Italinë, por pa rezultat sepse kishte një mos besim nga Italia për të dhënë rezultate.
Përpjekjet vazhduan me Partinë Komuniste Jugosllave në Kosovë. Shtator 1941, Dushan Mugosha vjen në Shqipëri i ftuar nga Grupi I Shkodrës dhe i të Rinjve ishin më aktivë. Nuk pranojnë të gjitha grupet të takohen me të, madje edhe vetë Enver Hoxha nuk e ka takuar sepse mendonte që ky mund të ishte provokim. Miladini ishte arrestuar dhe burgosur në Peqin, megjithëse askush nuk e dinte këtë gjë! Dushani ikën dhe thotë se do të kthehem këtu me një shok më të zotë se unë, për Miladinin,
Kristo Themelko takohet në Vitomirë me emisarët jugosllavë për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, por jo si lidhje nga Beogradi. Ismail Petrela dhe Mustafa Gjinishi marrin Miladinin me makinë nga burgu, fund shtator-tetor 1941.
Eljan Tanini: -Kush i përkthente këto takime?
Marenglen Kasmi: -Pyetje e mirë! Drejtuesit e grupeve nuk u përfshinë në Komitetin Qendror të Partisë. Enver Hoxha ishte miqësuar tashmë më shumë me Miladinin dhe Dushanin, i kishte marrë në shtëpi ku gatoi mamaja e tij. Miladini nuk fliste shqip, fliste frëngjisht. Dushani fliste serbisht dhe shqip. Dushani nuk kishte nivel, ishte jo i arsimuar me një shqipe të rëndë, thoshte Enver Hoxha. Ai futi edhe përçarjen më të madhe, sepse i urrente intelektualët, kjo çoi edhe në përçarje te ne. Pati diskutime të shumta për largimin apo qendrimin e tyre, të qendronin apo të largoheshin Miladini me Dushanin. Është Parti Komuniste atipike, parti që themelohet në bazë të luftës kundër pushtuesit.
Partia Komuniste Jugosllave ishte parti e tipit stalinist, jo leninist. Dallimi është vrasja, ashpërsia ndaj shokëve. Lenini mendonte se revolucioni bazohet në luftën e klasave, Stalini mendonte që lufta duhet të vazhdojë edhe më tej për të mbajtur më gjallë frymën komuniste. Enver Hoxha mbulonte financat si fillim. Viti 1943, ai zgjidhet sekretar i parë! Si fillim shkriheshin celulat, shokët e vjetër nuk duhet të takoheshin, pyetjet jo, autokritika, kritika s’duhej lejuar, bindja ishte vertikale. Kristo Frashëri ishte anëtar i grupit të të rinjve që u përjashtua nga partia. Vjen një parti me disiplinë të fortë, nuk lejon askënd të dalë nga reshti. Vendimet u pranuan nga të gjithë me fokus organizimin e luftës ndaj pushtuesit.
Eljan Tanini: -A kishte në fillim nga ata që përbënin bindshëm rrezik?
Marenglen Kasmi: -Kishte nga ata që përbenin rrezik deri në dënimin e tyre hapur të Anastas Lulos dhe Sadik Premtes, ishte formë vetëpastrimi. Është fryma në të gjithë partinë për të mbijetuar dhe luftuar, parti me mision të rëndësishëm me luftën në të gjitha dimensionet e saj. Tendecat e para me luftë janë thuajse normale duke gjykuar me sytë e ditëve tona.
Eljan Tanini: -A njihej në popull krijimi i PKSH-së?
Marenglen Kasmi: -Partia nisi të publikohet dhe shfaqet, dolën traktet e para, vrasjet e para nga pushtuesit, dënimet pa gjyq. Në luftë nuk ka gjyqe, edhe sot në Ukrainë e njëjta gjë ndodh. Në histori vlerësohet me metrin e asaj kohe. Enver Hoxha nuk duhet të jetë Ai, udhëheqësi, nuk mund të jetë tabu, ende nuk guxohet të shihet më tej për të. Unë nuk e kuptoj dot, si mund ti thuash dikujt sot pas 35 vitesh “komunist”? Shqiptarët nuk kanë jetuar vetëm në një gropë ku shkulnin flokët, Shqipëria në 45 vite nuk është vetëm përndjekje politike. Komunistët hanin mish të pjekur njeriu, kështu shkroi dikush diku!
Eljan Tanini: -Përse ne komunistët e rinj të atyre viteve donim të lidheshim me Italinë dhe pse mos ishim vetë krijuar ?
Marenglen Kasmi: -Duhet të kishte të dërguar nga Kominterni për shumë arsye. Historia nuk shkruhet mbi bazë kujtimesh, po të jenë të Mit’hat Frashërit vlejnë, po të jenë të Enver Hoxhës jo! Enver Hoxha ra në sy, ai i shfrytëzoi Miladinin me shokë. Kjo duket edhe në Konferencën e Pezës te Bab Myslymi, Haxhi Lleshi, Abaz Kupi etj… Nëse do të kuptosh Partinë Komuniste Shqiptare apo krijimin e saj, duhet të lexohet Kristo Frashëri. E vërteta është e vështirë, dhemb dhe shëron.
Eljan Tanini: Reflektim, për të mos harruar:
Gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri (1944-1991), Partia Komuniste Shqiptare (PKSH) ka ushtruar krime të rënda kundër njerëzimit. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur PKSH-ja mori pushtetin, u krijua një sistem diktatorial që përdori metoda të ndryshme për të mbajtur kontrollin, duke përfshirë persekutimin e kundërshtarëve politikë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, komunistët shqiptarë, me ndihmën e emisarëve të PKJ-së, zhvilluan aktivitete që përfshinin edhe "terrorizmin individual". Kjo përfshinte eliminimin e individëve që konsideroheshin si kundërshtarë të regjimit, duke përdorur metoda të tilla si vrasje individuale. (Gazeta Dielli)
Pas Luftës, Enver Hoxha, lideri i PKSH-së, konsolidoi pushtetin duke eliminuar rivalët brenda partisë dhe jashtë saj. Figura kyçe të PKSH-së, si Anastas Lula, Sadik Premti, Koçi Xoxe, Kristo Themelko, Tuk Jakova, Sotir Vullkani, Ramadan Çitaku dhe Koço Tashko, u eliminuan përmes ekzekutimeve, burgosjeve ose internimeve. Vetëm Pilo Peristeri dhe Sinan Hasani shpëtuan ndëshkimit. (Gazeta Tema)
Një ngjarje e njohur është Kryengritja e Postribës në vitin 1946, një përpjekje e armatosur kundër regjimit komunist, e cila u shtyp me dhunë nga forcat qeveritare. Rreth 65 rebelë u vranë, dhe 19 të tjerë u kapën dhe u ekzekutuan pa gjyq. Pas kryengritjes, forcat e sigurisë dogjën 30 shtëpi në Postribë dhe arrestuan shumë individë, përfshirë gra, të cilët u torturuan barbarisht. (Wikipedia)
Këto fakte dokumentojnë se PKSH-ja, gjatë sundimit të saj, ka ushtruar krime të rënda, duke përfshirë vrasje, burgosje, internime dhe tortura ndaj atyre që kundërshtonin regjimin.
Komente


Nese e ka studiar keshtu ecurine e formimit te PKSh, KE studim te ceket dhe larg te vertetes.Formimi i PKSh eshte studiar dhe hartuar nga grupe historians dhe jo me dokumenta te gestapos. Prezenca e jugosllaveve Miladin e Dushan eshte rrjedhoje e kerkese se grupeve komuniste ndaj PKJ qe gezonte detyren e kominternit dhe Byrose informative per te ndihmuar ne organizim in e levizjes komuniste dhe PK ne Balkan, detyren qe me pare e kishte Gjergj Dimitrov. Pra Dushan nuk e pruri Miladin. Te dy bashke ishin ne burg un e Peqinit. Miladin ishte kryetari i PKJ per kosoves. Jane liruar nga ceta e Pezes. Studio Bijt e Shqipes te Julian Amery. Do te jesh se edhe Mustafa Gjinishi me Abaz Kupin Jane rekrutuar nga zyra e zbulimit englez OSS ne mars 1940 dhe Jane nisur prej Tyre ne Shqiperi, me missione te vecanta. Ata qe permenden si te denuar Jane te lidhur nga Dushan Mugoshame platform englez te konfederates ballkanike qe zbatonte Tito me parullen e jugosllav se se madh e. Sa per dijeni, kristo Themelko nuk eshte denuar, po u mjaftua me autokritiken ne kongres in e pare. Ka qe e ne detyren si President i kooperativave te Artizanatit te RPSh deri sa doli ne pension. Kur lexon arkivat e Gestapos, lexo edhe arkivat e PKSh dhe te SHTABIT TE PERGJITHSHEM TE UNC. I ke te botuara ne dy vellime ato te periudhes se Luftes Antifashiste. Di gje ti Marenglen, pse e vrau Tito Miladinin?pse nuk e vrau edhe Dushanin?! Lexo volumi e pare dhe te dyte te veprave te EH, se do te jesh dokumenta per rolin dhe veprimet e Dushanit, te cilin Enveri e distanconte nga Miladinin. Kur lexon Hitlerin, NUK eshte turp per nje historian, te lexoje dhe Enveri. Sa per titon:te Bijt e Shqipes do te mesosh per takim in ne Napoli me 2 gusht 1944 te curcillit me Tito. Po ta citoj dhe konkluzionet nxirri vete. J Amery takon nje miku e tij dhe e pyet se fare mendo te per Tito. Amery i pergjigjet:-agjent i kominternit, komunist i poster, etj. Dhe miku, passi qesh, i thote:-coje gotten mik, cdo kush do te mendo te se keni degjuar gebelsin. Dhe i tregon premi in qe beri Tito ne takim me curcillin:-... ne Balkan nuk do te ndertohet socializzi stalinist... Pse Tito premtonte ne emer te Ballkanit, kur LANC ishte nje veprimi i pavarura shqiptarja dhe jo pjese e luftes se Ballkanit jugosllav. Kete mbrojti PKSh dhe Enver Hoxha. Te rekomandoj te lexosh libri ne gjuhen ruse, botim i vitit 1951,me autori Gribanov, me titull "banda Tito, arme ne eduart e luftenxitesve angloamerikane. Nuk eshte turp, se je historian. Atje do te gjesh shume gjera per Tito, si agent englez, rekrutuar ne vitin 1935, nje vit para zgjedhjet si kryetari i PKJ
PërgjigjuC’tr te kujtoj moj hudher, thote populli; eren apo te djeguren ?! Degjenerata komuniste ala Shqiperi, peshqesh nga Jugosllavia !! Akoma ka ciraket e saj edhe sot e kesaj dite. I lame marre frymen opozites !!
PërgjigjuPo ngatrron komunizmin me bolshevizmin daku.komuniszmi Si ideologji ma maj te k.. CDO rend shoqeror.flas per komunizmin e marksit Jo per devijimet e leninizmit e stalinizmit QE u apliku ne shqiperi.nejse posht opozita me spiun e Kommunist ne krye DHE posht pozita me bijt e bijat e drejtuesve te sistemit te para 90
M. Kasmi -nje studiues shume i vlefshem per historine e popullit shqipatr gjate Luftes se Dyte Boterore.
PërgjigjuProfesor i nderuar. Ka pak të tillë Shqipëria .
Përgjigju