Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë ekskluzivisht fotot dhe identitetin e dy sapomartuarve shqiptarë të arrestuar në aeroportin e Romës teksa tentonin të sillnin drejt Shqipërisë 5 kg kokainë, me shumë gjasa të marrë në Brazil, aty ku kishin kaluar muajin e mjaltit. Të rinjtë e arrestuar në Itali janë Indrit Cahani i lindur në 11.01.1997 në Has dhe Nertila Zeneli e lindur në 19.06.1989.

Indrit Cahani

Nertila Zeneli
Sipas burimeve të Shqiptarja.com dhe Report Tv, personat që shihni në foto (çifti i sapomartuar) kanë luajtur rolin e korrierit të drogës së bllokuar në Romë.
Shqiptarët që ktheheshin nga muaji i mjaltit në Brazil u arrestuan në Itali në kuadër të operacionit të koduar “Kontrasti” i kryer nga policia e Romës dhe zyrtarët e Agjencisë së Drogës. Indriti dhe Nertila po kalonin tranzit nëpër Itali. Për të shmangur kontrollin gruaja kishte deklaruar se ishte shtatzënë, por pikërisht kjo ka qenë indicia që policët italianë të nisnin dyshimet. Madje për të bindur autoritetet ata treguan edhe një eko të shtatzënisë, por të gjitha këto tentativa rezultuan jo efikase. Brenda fundit të valixheve, policia ka gjetur 5 kilogramë kokainë të pastër, me një vlerë që në treg shkon mbi 2 milionë euro, e ndarë në mbi 100 mijë doza.
Komente







