Ekskluzive/ Zhdukja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut 19 vite më parë, dëshmitarja në 'Pa Gjurmë': U vranë nga kreu i Bandës së Lushnjës, i groposi në dunat e Divjakës

Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Kjo është një nga ato histori që bëjnë jehonë ende dhe sot për faktin se nuk ka asnjë gjurmë për fatin e të dyjave, por edhe sepse i vetmi autor i dyshuar nuk jeton më. Arben Hoxha bashkëjetuesi i Nertila Osmanit, kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës i cili është vrarë në vitin 2005. Vajzat u njohën në lokalin ku punonin bashkë në zonën e ish-bllokut në Tiranë në vitet 2000. Periudhë gjatë së cilës Nertila u lidh me Arbenin, ndërsa nisën bashkëjetesën duke marrë një shtëpi me qera, në zonën e Laprakës. Në vitin 2003 vjen në jetë vajza e tyre e vetme. Ata nuk patën celebrim, ndërsa ditën që partneri i kërkoi Nertilës të takoheshin pranë doganës, do të nisej për në Gjermani. Pas debatit qe ndodhi mes tyre Nertila shkon tek shoqja e saj Sonila Kryeziu. Ajo njofton në telefon fqinjën se do të kthehej atë natë. Arbeni ishte personi i fundit që Nertila pati kontakt, ndërsa e ëma mëson se edhe shoqja e saj ishte larguar po atë natë, pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar rreth orës 20:30-të të mbrëmjes më datë 11 mars të vitit 2004. 

Biseda në emision

Dëshmitarja: Unë jam ... nga Tirana dhe martuar në Lushnjë. Unë di të vërtetën çfarë ka ndodhur me dy vajzat.

Odeta Dume:  Na tregoni...

Dëshmitarja: Ish e dashura e Benit (kreu i një prej bandave të Lushnjës)

Odeta Dume: Po

Dëshmitarja: Ben Hoxha quhej dhe ai i vrau të dyja.

Odeta Dume: Ku ka ndodhur vrasja?

Dëshmitarja: I ka vrarë dhe i ka varrosur në Divjakë. Në plazhin e Divjakës në rërë

Odeta Dume: Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që…

Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhej  Armand dhe ai ka groposur trupat. Ai më ka treguar krimin, ka qënë nën efektin e alkoolit.

Odeta Dume: Ku jeton ky?

Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet dhe ka qënë pjesë e grupit të Arben Hoxhës. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse t'i i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar

Odeta Dume: Sa persona kanë marrë pjesë në krim?

Dëshmitarja: Vajzat i vrau Beni dhe trupat i kishte hedhur në makinë. Ai ka telefonuar Sepenten dhe një person tjetër që t'i groposnin. Dhe këta të dy i groposën trupat e vajzave.

Odeta Dume: Të kujtohet, çfarë vendi konkretisht të ka treguar?

Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat  e plazhit, që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje, janë ato si kodrina të rërës, si duna. Aty i kanë groposur.

Odeta Dume: Po emri i personit të tretë të kujtohet? Ai që shoqëroi Sepenten për të groposur trupat?

Dëshmitarja: Nuk ma ka thënë emrin, po sigurisht pjesë e grupit të tyre ka qenë

Kjo dëshmi ka shokuar jo pak familjarët e dy vajzave të humbura, ndërsa motra e njërës prej tyre la studion e emisonit duke shpërthyer në lot.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
Vrasja e Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziut, policia prej disa orësh në dunat e Divjakës, vendi ku dyshohet se janë varrosur! Në vendngjarje edhe Merkaj

 

Policia e Divjakës ndodhet prej disa orësh në vendin ku dyshohet se janë varrosur Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu. Pas dëshmisë në ‘Pa Gjurmë’, dhe nën drejtimin e kreut të komisariatit të Divjakës Edmond Merkaj, forcat policore kanë shkuar në vendngjarje për verifikimin. Gazetari Freard Risa raportoi nga vendi ku dyshohet se janë varrosur dy vajzat dhe pritet të nisin kërkimet. Denoncimi është bërë në Prokurorinë e Tiranës dhe kjo e fundit do të nisë kqyrjen e materialit që u transmetua nga emisioni 'Pa Gjurmë' në Report TV dhe më pas do të nisin gërmimet. Do të jetë policia e Divjakës që do të rrethojë zonën dhe më pas do të nisë gërmimi për të vërtetuar nëse trupi i dy vajzave është groposur në dunat e Divjakës.

Ora 18:03
Dëshmitarja në ‘Pa Gjurmë’ tha se ka vrarë 2 të reja, kush ishte Arben Hoxha dhe cila ishte lidhja e 41-vjeçarit në atë kohë me dy shoqet nga Tirana?

1678379550_finalprojekt.00012201.Still018.jpg

Emri i tij është përmendur gjatë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në deklaratën e dhënë nga nëna e Nertila Osmanit janarin e vitit 2019. Arbeni ka qenë bashkëjetuesi i të bijës, me të cilën ka edhe një vajzë. Arben Hoxha ishte kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës, prej vitesh ishte i divorcuar.

Ai ishte një person me precedent penal, ndërsa pas viteve 90 nis aktivitetin e tij kriminal kryesisht me gjobvënie. Mbante nofkën ’Ben Komisari’, pasi ishte djali i ish-shefit të Degës së Punëve të Brendshme në Lushnjë. Ben Hoxhës ka pasur një jetë mes Lushnjes, Tiranës e Milanos.

Në Itali vijoi aktivitetin kriminal, ndërsa emri i tij ka qenë i skeduar nga autoritetet vendase dhe ato italiane si i dyshuar për vrasje, trafik të lëndëve narkotike dhe prostitucion. Aktivitet, i cili zgjati deri në vitin 2005. 18 majin e këtij viti ekzekutohet në lokalin e lojërave të fatit pas një konflikti për mospagimin e parave, duke kërcënuar personelin. Në sherr e sipër pronari i lokalit Arben Laze në bashkëpunim me administratorin Dritan Bilbili e qëlluan me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend.

Ora 17:40
Vrasja e 2 të rejave, pas denocimit në 'Pa Gjurmë', policia nis menjëherë kërkimin në vendin ku dyshohet se janë varrosur

1678379998_finalprojekt.00315115.Still019.jpg

Menjëherë pasi në ‘Pa Gjurmë’ dëshmitarja tregoi fatin e për dy shoqet e humbura, Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004, dhe tha se janë vrarë policia ka nisur menjëherë verifikimet në terren. Forca policie, në drejtimin e kreut të komisariatit të Divjakës Edmond Merkaj, kanë shkuar në vendin ku dëshmitarja tha se janë varrosur dy gratë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirana: 11/03/2023 21:56

    nuk ka lidhje ai plere me gaz mucen fred shkurtin tit selacin etj! ai femra ka vrare dhe ka shfrytezu nga fredi i shpetonte shurra drogaxhiut

    Përgjigju
  • I fundit i te forteve: 10/03/2023 18:34

    Ndryshimi i regjimeve e gjeti Benin kriminel te afirmuar me fame ne rang republike, ne nivel Gaz Muce. E gjithe Lushnja e dinte qe ky kishte groposur 2 vajza ne Divjake. Por dhe ai vet e kishte humbur llogarine e vrasjeve qe kishte bere… U tregua i zgjuar qe nuk u shfaq ne Lushnje gjate kohes se Aldo Bares se me siguri ata do e kishin hequr qafe para kohe! I erdhi ngordhja nga aty ku se priste sic ndodh rendom me keta tipa..

    Përgjigju
  • aldi: 09/03/2023 21:21

    ben komisari nje funderine heroinoman vellai i k... valentina zace familje plerash dhe funderinash!

    Përgjigju
  • Loran shehu: 09/03/2023 17:45

    Dhe policia merzitet pastaj pse po ja vrasin lepujt e Alo bares krye lepurit si pula ne per Lushjnje , ka Zot lart dhe hallall ja beft dora aty qe po i qerrojn kta luj nga toka ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja