Padia vjen në një kohë kur në Kushtetuese po shqyrtohet Vettingu, statusi i gjyqtarëve e prokurorëve si dhe ligji për institucionet e reja të drejtësisë. Kushtetuesja do marrë në shqyrtim padinë e Prokurorëve në 21 nëntor. Kodi i Procedurës Penale është në fuqi prej 1 gusht 2017, ndërsa ndryshimet u miratuan nga Kuvendi në muajin korrik.
Ky Kod ka sjellë disa risi si p.sh: vendimmarrja për hetimet kalon nga gjyqtari i hetimeve paraprake dhe s'është më ekskluzivitet i prokurorit. Po ashtu Kodi i ri heq të drejtën për gjykim të shkurtuar për krimet e rënda si dhe vrasjet në familje.
Ndërkohë, këtë të hënë pritet që Gjykata Kushtetutese të shprehet për Vettingun, i ankimuar muaj më parë nga Unioni i gjyqtarëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
