EKSKLUZIVE/ Pamjet e arrestimit
të Paro Laçit, tani në kërkim

EKSKLUZIVE/ Pamjet e arrestimit<br />të Paro Laçit, tani në kërkim
TIRANE - Uniformat blu të kryeqytetit do të njoftonin më 7 dhjetor të vitit të shkuar arrestimin e Paro Laçit në një operacion blic dhe sekret të forcave speciale të kryeqytetit. Për të u dha një masë arresti 40 ditore me burg, me qëllim ekstradimin, por Laçi, i njohur dhe si një nga aksionerët e klubit të futbollit "Partizani" ia hodhi drejtësisë duke shmangur ekstradimin.

"A1Report!" ka mundur të sigurojë pamjet eksluzive të arrestimit të Paro Laçit, dhjetorin e vitit të shkuar, ku ky i fundit duke udhëtuar në bordin e një automjeti "Audi" ngjyrë gri është ndalur dhe prangosur nga forcat speciale.

Forcat speciale, pasi e nxjerrin nga automjeti Laçin, e prangosin duke e shtrirë në rrugë e më pas duke e futur në automjetin "BMW".  Arrestimi është kryer në rrugën "Muhamet Gjollesha" në kryeqytet, në zonën e 21 Dhjetorit, ku Laçi nuk ka bërë rezistencë për forcat e rendit.

Por sikur të mos mjaftonte ky arrestim, Laçi është shpallur sërish person në kërkim, pasi gjykata e Apelit tëTiranës ka lëshuar urdhër-arresti për biznesmenin Laçi për llogari të ekstradimit të tij në Itali. Me anë të një vendimi të dhënë nga Apeli, masa e arrestit të tij u ndryshua nga "arrest shtëpie" në "arrest me burg", por prej afro një muaji Laçi është ende në kërkim.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim