Ekskluzive/Pasanikët, deputeti
me apartament 1.9 mln euro

Ekskluzive/Pasanikët, deputeti<br />me apartament 1.9 mln euro<br /><br>
Parlamentit Shqiptar, në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, i janë bashkuar disa pasanikë të rinj. Duket se jo rastësisht, krerët e forcave kryesore politike, kanë përfshirë në listat fituese, njerëz me fuqi të madhe ekonomike. Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht pasurinë e të tjerë ligjvënësve, të cilët kanë marrë për herë të parë mandatin e deputetit në 2017. Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, posedon një pasuri prej dhjetëra miliona euro, rrjedhojë e aktivitetit në fushën e biznesit.

Deputeti demokrat deklaron një apartament në Milano, me sipërfaqe 204 m2, me vlerë 1 905 000 euro. Shehaj deklaron të drejta të arkëtueshme vetëm në shoqërinë Sestante Holding srl, me vlerë mbi 17 milionë euro. Si burim, deputeti referon shitjen e aksioneve në disa kompani me vlerë mbi 11 milionë euro. Ligjvënësi deklaron llogari banakre në Cassa Rurale Renon, në Itali, në vlerën 259 mijë euro, llogari banakre në Intesa San Paolo Bank, në Itali, në vlerën 347 mijë euro si dhe një llogari banakre në Intesa San Paolo Bank në Shqipëri, në vlerën 338 mijë euro. Gjithashtu, deputeti demokrat deklaron të drejta të arkëtueshme në dy shoqëri të tjera në vlerat 300 mijë euro dhe 378 mijë euro. 

Referuar deklaratës së pasurisë së administruar nga ILDKP, Shehaj deklaron gjithashtu një kthim borxhi familjar në vlerën 340 mijë euro si dhe shlyerje të pjesshme e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave në disa shoqëri në vlerat 1 milion euro, 65 mijë euro, 70 mijë euro, 284 mijë euro, 300 mijë euro, 400 mijë euro si dhe një detyrim ndaj shoqërisë Intercom Data Service, në vlerën 1 490 000 euro. Deputeti Agron Shehaj deklaron edhe një apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 106 m2, me vlerë 125 mijë euro. Shehaj dhe bashkëshortja e tij Enida Shehaj deklarojnë gjithashtu edhe paga nga kompanitë, ku deputeti është administrator apo drejtor ekzekutiv.

Deputeti i ‘pastrehë’ me tre shtëpi
Deputeti i Partisë Socialiste, Ismet Beqiraj, ka përfituar një apartament banimi në Ballsh, me vlerë 1 850 787 lekë, duke marrë një kredi me interes zero nga Enti Kombëtar i Banesave. Zakonisht, kreditë nga Enti Kombëtar i Banesave përfitohen me statusin e të pastrehut. Por, deputeti deklaron edhe një apartament tjetër banimi në bashkëpronësi me vëllain, në Durrës si dhe një apartament banimi me sipërfaqe 91 m2, në Tiranë, me vlerë 31 100 USD.

Për apartamentin e fundit, si burim, deputeti deklaron 6 100 USD nga të ardhurat personale nga puna si dhe 22 000 USD dhuruar nga vëllai, i cili merret me aktivitet ndërtimi. Ismet Beqiraj deklaron gjithashtu pagën e tij si pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pagën e bashkëshortes Nadire Beqiraj si specialiste pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, pagën e vajzës Erinda Beqiraj pranë Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor, pagën e vajzës tjetër Ervisa Beqiraj pranë Credins Bank si dhe pagën e vajzës tjetër Ina Beqiraj si specialiste në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit në Postën Shqiptare.

Flamur Golemi, deputet i PS
Deputeti i Partisë Socialiste, Flamur Golemi, deklaron një shtëpi banimi në Gjirokastër, me sipërfaqe 94 m2, me vlerë 3 700 000 lekë, shitjen e një banese në Tiranë me vlerë 5 800 000 lekë, makinë me vlerë 12 mijë euro, makinë Toyota Auris me vlerë 5 500 euro, llogari banakre në Credins 44 mijë euro depozitë në BKT, me interes vjetor 2 %, 42 mijë euro etj.

Për të gjitha këto pasuri, si burim, deputeti socialist deklaron kursime ndër vite, pagën si mjek dhe të ardhura nga puna pranë shoqatës APRAT. Ndërsa deputetja socialiste Tatiana Piro deklaron lokal dy kate plus tre kate nën tokë, me vlerë 60 000 000 lekë, shtëpi banimi 55 m2 në Lushnje, me vlerë 500 000 lekë, tokë truall 1000 m2, në Divjakë në Lushnje, 1 710 000 lekë, tokë ullishte me 110 rrënjë ullinj, me vlerë 1 100 000 lekë, tokë arë në Lushnje, 8690 m2, makinë tip benz 14 mijë euro, stoli për gra 2 800 000 lekë, të ardhura nga biznesi 25 285 200 lekë, të ardhura nga bar-restoranti 11 271 884 lekë, të ardhura nga kompania e ndërtimit 23 553 950 lekë etj. 

Pasuria e disa prej deputetëve që kanë marrë mandatin për herë të parë:

Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike
Apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 106 m2, me vlerë 125 mijë euro, burimi pagat në shoqërinë “Intercom Data Service” 9 532 512 lekë, nga person fizik Agron Shehaj 2 450 000 lekë, hua shoqërisë “Intercom Data Service” në vlerën 218 mijë euro dhe 2 322 000 lekë.

Aksione tek shoqëria “Sestante Holding”, burimi i krijimit hua tek familja në vlerën 40 mijë euro, pagat në shoqërinë “Intercom Data Service” 238 296 792 lekë, pagat në shoqërinë... 698 250 lekë, nga person fizik Agron Shehaj 2 450 000 lekë, dividentët e shoqërisë “Intercom Data Service” 1 114 279 377 lekë, shitje të kuotave të shoqërisë “Intercom Data Service”, Alpine Invest, Local Ëeb srl, Scelta Chiara srl, Homepal a Better Place srl, Ids Italia srl, Spazio Agenti srl, në vlerën e paguar prej 2 269 840 euro.

Aksione tek shoqëria “Sestante Holding” ltd, shoqëri e të drejtës britanike, krijuar në 03.02.2014. Aksione tek shoqëria “Ghibli” ltd, shoqëri e të drejtës britanike, krijuar në 23.06.2015. Burimi i krijimit sipas pikës së mësipërme.

Llogari banakre në Cassa Rurale Renon, Itali, në vlerën 259 622 euro.
Llogari banakre në Intesa San Paolo Bank, Itali, në vlerën 347 556 euro.
Llogari banakre në Intesa San Paolo Bank, Shqipëri, në vlerën 338 612 euro

Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë Sestante Holding srl, 17 641 573 euro, burimi i krijimit, shitja e aksioneve të shoqërive “Intercom Data Service”, Ids Italia, Local Ëeb Uk ltd, Local Ëeb srl, Alpine Invest srl, Ëe Ëeb, Homepal a Better Pace srl, të paguara në vlerën 11 810 000 euro.

Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë Local Ëeb, 300 000 euro.
Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë Prime Capital, 378 600 euro.
Apartament banimi me sipërfaqe 204 m2, në Milano, me vlerë 1 905 000 euro.
Paga si administrator i shoqërisë Intercom Data Service, 4 230 697 lekë.
Paga si drejtor ekzekutiv në shoqërinë Ëe Ëeb, 372 000 lekë.
Kthim borxhi nga shoqëria Intercom Data Service, 150 000 euro.

Kthim borxhi familjar, 340 000 euro.
Shitje e kuotave të shoqërisë Susiana Investments Limited, 90 000 euro.
Mbyllja e llogarisë së përbashkët Enida dhe Agron Shehaj, 2 187 euro dhe 2 546 360 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë shoqërisë Intercom Data Service, 8 400 euro dhe 239 946 lekë.
Shlyerje e pjesshme e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë Intercom Data Service, 1 000 000 euro.
Shlyerje e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë Scelta Chiara stl, 65 mijë euro.

Shlyerje e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë Spazio Agenti srl, 70 mijë euro.
Shlyerje e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë Hompel a Batter Palce srl, 284 840 euro.
Shlyerje e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë ISD Italia, 300 mijë euro.
Shlyerje e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë Alpine Invest, 400 mijë euro.
Detyrim nga shoqërisë Intercom Data Service, 1 490 000 euro.
Bashkëshortja Enida Shehaj, llogari banakre në Intesa San Paolo Bank, 58 mijë euro.
Paga nga puna në shoqërinë Intercom Data Service, 239 946 lekë.
Paga nga puna në shoqërinë IDS Italia, 8 400 euro.

Flamur Golemi, deputet i Partisë Socialiste
Shtëpi banimi në Gjirokastër, me sipërfaqe 94 m2, 3 700 000 lekë.
Shitja e banesës në Tiranë me vlerë 5 800 000 lekë, blerë nga kursimet, puna si mjek, dhe puna pranë shoqatës APRAT.
Makinë me vlerë 12 mijë euro, burimi të ardhura nga puna, kurime ndër vite si dhe shitjen e një automjeti të vjetër.
Makinë Toyota Auris, 5 500 euro.
Llogari banakre në Credins, 44 mijë euro, burimi kursime nga puna si mjek pranë shoqatës ‘APRAT’.
Llogari banakre në Credins, 7 760 lekë, të ardhura si kryetar i PS në Gjirokastër.

Depozitë në BKT, me interes vjetor 2 %, 42 mijë euro, burimi të ardhura nga puna si mjek dhe kursime.
Llogari në BKT, 50 840 lekë, të ardhura nga puna si mjek në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
Llogaria e pagës në BKT nga puna si mjek, 515 255 lekë.
Llogari në BKT e bashkëshortes, 163 068 lekë, të ardhura nga aktiviteti si person fizik.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna si mjeke pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër, 764 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna si administratore e shoqërisë “Klinika e Syve Athens”, 163 068 lekë.

Ismet Beqiraj, deputet i Partisë Socialiste
Apartament banimi në bashkëpronësi me gruan Nadire Beqiraj, në Ballsh, me vlerë 1 850 787 lekë, burimi i krijimi kredi marrë nga Enti Kombëtar i Banesave me afat dhjetëvjeçar dhe me interes zero.
Apartament banimi në bashkëpronësi me vëllain, në Durrës, 53 m2, më vlerë 1 200 000 lekë dhe 600 000 lekë, burimi i krijimit nga të ardhurat familjare.
Apartament banimi me sipërfaqe 91 m2, në Tiranë, me vlerë 31 100 USD, burimi i krijimit 6 100 USD nga të ardhurat personale nga puna dhe 22 000 USD dhuruar nga vëllai, i cili merret me aktivitet ndërtimi.
Llogari banakre në BKT, 150 094 lekë, të ardhura nga paga.
Llogari banakre pranë Raiffeisen Bank 70 lekë, 61 lekë.
Të ardhura si pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, 1 043 882 lekë.
Kredi në BKT për blerje pajisjesh shtëpiake, 250 000 lekë.

Detyrim i mbetur shoqërisë I Ferra, në shumën 3 mijë euro, për blerje apartamenti në Tiranë.
Bashkëshortja Nadire Beqiraj, të ardhura si specialiste pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, 482 650 lekë.
Vajza Erinda Beqiraj, llogari bankare në shumat 30 lekë dhe 230 lekë.
Paga si specialiste pranë Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor, 246 369 lekë.
Vajza Ervisa Beqiraj, paga pranë Credins Bank, 347 123 lekë.
Overdraft 49 609 lekë.
Vajza Ina Beqiraj, specialiste në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit në Postën Shqiptare, 220 098 lekë.
Overdraft 55 000 lekë.

Tatiana Piro, deputete e Partisë Socialiste
Objekt shërbimi lokal dy kate plus tre kate nën tokë, burimi një kredi e marrë në BKT 60 000 000 lekë.
Shtëpi banimi 55 m2 në Lushnje, blerë në vitin 2003, me vlerë 500 000 lekë, burimi të ardhura të krijuara nga shoqëria ‘Vizion’.
Tokë truall 1000 m2, në Divjakë në Lushnje, 1 710 000 lekë, burimi të ardhura të krijuara nga shoqëria ‘Vizion’.
Tokë ullishte me 110 rrënjë ullinj, me vlerë 1 100 000 lekë, burimi të ardhura të krijuara nga bar-restorant.
Tokë arë në Lushnje, 8690 m2.
Blerje makine tip benz, 14 mijë euro.
Gjendje likuiditeti në Credins Bank, 1 000 633 lekë.
Gjendje likuiditeti në Credins Bank, 12 818 lekë.
Gjendje likuiditeti në Credins Bank, 51 487 lekë.

Sende me vlerë, stoli për gra, të trashëguara nga familja ‘Nurce’, ardhur nga Çamëria, 2 800 000 lekë.
Sende me vlerë, stoli për gra, të blera gjatë 20 viteve, 320 000 lekë.
Të ardhura të krijuara nga shoqëria Vizion, për grumbullimin e bimëve eterovajore, 25 285 200 lekë.
Të ardhura të krijuara nga bar-restorant ‘Blerimi’, 11 271 884 lekë.
Të ardhura të krijuara nga shoqëria e ndërtimit ‘I.B.N’, 23 553 950 lekë.
Të ardhura të krijuara nga toka bujqësore, 5 200 000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga bashkëshorti si arsimtar dhe punonjës bashkie, 1 498 700 lekë.
Të ardhura të krijuara nga djali si drejtor i Bankës Amerikane dhe Intesa San Paolo si dhe punonjës i Bankës së Shqipërisë, 9 984 000 lekë.
Kredi e marrë në Credins Bank në shumën 9 900 000 lekë.
Kredi e marrë në BKT, 50 000 000 lekë.

Shtëpi banimi 48 m2, në Lushnje, privatizuar në vitin 1990, shuma e paguar për privatizimin 24 000 lekë.
Tokë ullishte me 100 rrënjë ullinj, privatizuar në bazë të ligjit 7501, me sipërfaqe total 4 000 m2, privatizuar me 50 000 lekë.
Likuiditete në Intesa San Paolo Bank, 1 756 756 lekë.
Makinë tip Land Rover Freelander, me vlerë 100 000 lekë.
Djali Elvis Piro, shtëpi banimi 117 m2, përbri shkollës së Gjuhëve të Huaja, me vlerë 98 mijë euro, burimi kredi pranë Intesa San Paolo Bank.
Makinë tip Audi A3, me vlerë 2 600 lekë.

Isuf Çela, deputet i Partisë Demokratike
Apartament banimi, me sipërfaqe 246 m2, në Tiranë, me vlerë 73 950 dollarë. Burimi i krijimit nga shitja e një apartamenti dhe të ardhura të akumuluara bashkë me bashkëshorten.
Garazh me sipërfaqe 16 m2 në Tiranë. Burimi i krijimit të ardhura të akumuluara bashkë me bashkëshorten.
Arë me sipërfaqe 61 700 m2 në Malin e Zi. Dhuruar nga kushëriri im me dokumente pronësie pas largimit të gjyshit dhe babait tim nga ato treva dhe mbylljes së kufirit.
Shtëpi private guri me sipërfaqe 270 m2, në Mal të Zi, me vlerë 45 mijë euro. Burimi i krijimit nga të ardhurat e familjes së akumuluar ndër vite.
Llogari rrjedhëse në lekë nga paga në punë të mëparshme, 830 050 lekë.
Paga ime në shoqërinë ‘Gener 2’, 866 400 lekë.

Makinë tip Audi Q7, i vitit 2006, me vlerë 1 476 500 lekë.
Depozitë në Raiffeisen Prestigj, 2 381 174 lekë, burimi të ardhurat e bashkëshortes në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Depozitë në Raiffeisen Invest, 10 mijë euro. Burimi nga kursimet ndër vite nga paga.
Të ardhura nga qiraja e banesës sime në Shëngjin, 800 000 lekë.
Tokë ullishte me sipërfaqe 7 200 m2, në fshatin Patk, Milot dhe Kavajë, me vlerë 2 599 200 lekë. Burimi nga kursimet e mia dhe të bashkëshortes nga puna si notere.
Hua 30 mijë euro për blerjen e një makinë Benz Mercedez në emër të djalit tim.
Klevis Çela, makinë Benz Mercedez me vlerë 40 mijë euro, makina është bërë dhuratë nga prindërit.
Bashkëshortja Anila Çela makinë Benz Mercedez përfituar me kontratë shkëmbimi.
Tre depozita në Intesa San Paolo Bank, 1 784 570 lekë. Burimi nga puna në ALBSIG.
Depozitë në Intesa San Paolo Bank në emër të vajzës, 817 667 lekë.

Depozitë në Intesa San Paolo Bank në emër të djalit, 720 135 lekë.
Llogari e hapur nga puna në kompaninë ALBSIG, 3 810 lekë.
Depozitë në BKT, 891 482 lekë, të ardhura nga puna si notere.
Llogari biznesi në Bankën Societa Generale, 612 312, burimi të ardhura nga puna si notere.
Llogari rrjedhëse në BKT, 183 007 lekë.
Gjendje cash, 800 000 lekë, të ardhurat si notere.
Të ardhura si notere, 2 611 610 lekë. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar