Ekskluzive/Pasuria e Dumës,
Gurakuqit, Salianjit dhe Balliut

Ekskluzive/Pasuria e Dumës,<br />Gurakuqit, Salianjit dhe Balliut<br /><br>
Ata janë bërë për herë të parë anëtarë të Parlamentit Shqiptar, duke marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, si pjesë e listës fituese të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Pasuria e tyre, e zbardhur ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, buron kryesisht nga pagat paralele, bizneset, projektet, shoqatat etj.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaron apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 152 m2, me vlerë 90 mijë euro. Zonja Duma e justifikon këtë shumë me kurimet, kontribut nga prindërit si dhe divident nga ortakëria në biznes. Deputetja e PD deklaron edhe një apartament në Durrës me vlerë 72 mijë euro, por kontrata e pronësisë së kësaj pasurie të paluajtshme është në proces gjyqësor.

Duma deklaron makinë Chevrolet Captiva, me vlerë 33 mijë euro, blerë sipas saj me të ardhurat nga paga. Deputetja deklaron një tjetër makinë me vlerë 15 mijë euro, të cilën e ka blerë me të ardhurat nga shitja e një apartamenti. Sipas Shqiptarja.com, deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, deklaron tre apartamente, një në emrin e tij dhe dy në emrin e nënës, me sipërfaqe 97 m2 në Tiranë, 95 m2 në Shkodër dhe 91 m2 në Shkodër. Gurakuqi deklaron tre burime të ardhurash si pedagog në UET 14 400 euro, si anëtar i bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit 126 000 lekë dhe nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit pranë MAS 648 000 lekë.

Gjithsesi, pasuria e të lartpërmendurve është e papërfillshme krahasuar me pasurinë e paluajtshme dhe llogaritë banakre të deputetit demokrat Luan Baçi. Ky i fundit deklaron biznese, dyqane, apartamente, prona, lokale, njësi ndërtimore të ndryshme, garazhe etj. Si burim deputeti në fjalë deklaron të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni i hershëm dhe huamarrje të ndryshme pa afat.

Balliu dhe Salianji  
Shqiptarja.com
raportin se deputeti Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, nuk deklaron asnjë pasuri të paluajtshme. Në deklaratën e pasurisë së administruar nga ILDKP, Balliu deklaron vetëm të ardhurat si Këshilltar i Presidentit të Republikës, 582 798 lekë. Nga ana tjetër, Balliu thotë se ka marrë një overdraft 3 000 000 lekë si dhe një kredi 1 000 000 lekë. Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike Valentina Duka deklaron gjashtë burime të ardhurash, konkretisht nga Fakulteti Histori Filologji, orë mësimore në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ Gjirokastër, të ardhura si eksperte e OSBE, anëtare bordi tek Arkivi i Shtetit, të ardhura nga Instituti i Studimeve Evropiane etj.

Zonja Duka deklaron apartament me sipërfaqe 134 m2, me vlerë 75 mijë euro, një tjetër apartament me sipërfaqe 69 m2, me vlerë 4 000 000 lekë, makinë Hyundai 23 mijë euro si dhe lëvizje në disa llogari banakre. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka shkëmbyer një apartament me sipërfaqe 253 m2 në Durrës me një apartament me sipërfaqe 106 m2 në Tiranë. Salianji deklaron një makinë Mercedez Benz, me vlerë 10 mijë euro, depozitë 60 mijë euro, 1 060 068 lekë, 7 460 euro, 22 mijë euro, kartë krediti 579 000 lekë. llogari rrjedhëse 12 988 euro etj. Si burim, deputeti demokrat deklaron disa kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.

Deputetët e PS
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, i cili ka marrë mandatin për herë të parë, deklaron se ka shitur apartament banimi me sipërfaqe 120 m2, në Tiranë, për 39 mijë euro. Nga kjo shumë ka blerë 5 000 m2 tokë arë në Tiranë për 8 mijë euro. Hyseni ka shkëmbyer dy apartamente me dy sipërfaqe të tjera tokë në Tiranë, me sipërfaqe 5 000 m2 dhe 6 000 m2. Deputeti deklaron një llogari me vlerë 140 mijë euro. Si burim deklaron  shitjen e dy apartamenteve. Deputeti socialist deklaron të ardhura si ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe kryetar i dy këshillave mbikëqyrëse.

Ndërsa deputetja dhe zëvendëskryeministrja Senida Mesi deklaron apartament banimi në Shkodër, me sipërfaqe 147 m2 banim dhe 150 m2 verandë, me vlerë 94 mijë euro, bashkëshorti apartament banimi 69 m2, në Shkodër, me vlerë 1 265 571 lekë dhe kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti. Mesi deklaron të ardhura nga katër burime, si anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër, pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, si shoqata NRD dhe si konsulente projekti. Zonja deklaron disa llogari rrjedhëse dhe kursimi me vlerë 10 mijë euro, 57 mijë euro, 730 000 lekë etj. 

dokument 1 pasuria deputetet

Pasuria e disa prej deputetëve të rinj të parlamentit shqiptar

Grida Duma, deputete e PD
Apartament banimi 152 m2 në Tiranë, 90 mijë euro, burimi kursime, kontribut i prindërve dhe divident nga ortakëria.
Apartament në Durrës, 72 mijë euro, kontrata e pronësisë është në proces gjyqësor.
Makinë Chevrolet Captiva, 33 mijë euro, burimi të ardhura nga paga.
Makinë BMW, 15 mijë euro, burimi të ardhura nga shitja e një apartamenti 53 m2.
Gjendje llogarie në BKT, të ardhura nga paga si lektore, 287 756 lekë.

Gjendje llogarie në Credins, të ardhura nga paga si lektore, 372 573 lekë.
Gjendje llogarie në Credins, të ardhura nga paga si lektore, 3 558 euro.
Gjendje cash, të ardhura nga paga dhe kontratë në mësimdhënie, 1 250 000 lekë.
Paga si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, 582 489 lekë.
Lektore e ftuar nga Lead Albania, 255 USD.
Bashkëshorti Ilir Shqina, paga si specialist në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.  

dokument 1 pasuria deputetet

Senida Mesi, deputete e Partisë Socialiste, zëvendëskryeministre
Apartament banimi në Shkodër, me sipërfaqe 147 m2 banim dhe 150 m2 verandë, me vlerë 94 mijë euro, burimi nga paga dhe një kredi.
Aksione në “SM Consulting”, Shkodër, 100 000 lekë.
Llogari rrjedhëse në ProCredit Bank, 3 814 lekë, burimi paga.
Llogari rrjedhëse në ProCredit Bank, 10 mijë euro, burimi paga.
Kartë krediti Visa në ProCredit Bank, 1 mijë euro.
Llogari kursimi në ProCredit Bank, 57 mijë euro.

Llogari kursimi për fëmijë në ProCredit Bank, 730 000 lekë.
Llogari kursimi për fëmijë në ProCredit Bank, 45 000 lekë.
Kartë krediti Visa, 1 mijë euro.
Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank, 2 180 euro.
Gjendje cash, 500 000 lekë.
Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër, 47 600 lekë.
Të ardhura si pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, 37 048 lekë.
Të ardhura nga projekti, shoqata NRD, 36 400 lekë.

Të ardhura si konsulente projekti, Shoqata AARHUS, 3 354 euro.
Bashkëshorti Artan Mesi, paga si mjek Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Shkodër, 290 104 lekë.
Bashkëshorti Artan Mesi të ardhura si pedagog i jashtëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, 20 272 lekë.
Bashkëshorti Artan Mesi shërbim konsulence mjek ndërmarrje, 78 000 lekë.
Kredi për blerje shtëpie, 15 534 euro.
Pagesë karte krediti, 259 euro.
Kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti, likuiduar 9 636 euro.
Apartament banimi 69 m2, në Shkodër, 1 265 571 lekë, të ardhura nga paga.
Autoveturë Mercedez Benz, 490 000 lekë, burimi paga.
Gjendje cash, 500 000 lekë, burimi paga.
Kartë krediti, 150 000 lekë.

Luan Baçi, deputet i Partisë Demokratike
Marrë hua shtetasit... 200 mijë euro, me deklaratë noteriale para noterit, Durim Lekdushi.
Lokal bar kafe në Fier.
Person fizik Elsa Baçi, regjistrua me aktivit qendër estetike, sallon bukurie, kurse parukerie dhe shitje me pakicë të produkteve kozmetike.
Shoqëria Krienko Grup, me aktivitet ndërtim dhe zbatim, gërmime dheu, beton, kanalizime etj. Shoqëria nuk ka shpërndarë divident. Veprimtari në fushën e turizmit, bar restorant dhe dyqane. Kënd lojërash për fëmijë.

Organizim të aktiviteteve kulturore, sportive, shitje konfeksione etj. Parkim, guida turistike, katering, mikpritje dhe shërbime me ortake... 30 % të aksioneve me vlerë 4 200 000 lekë. Administrator i shoqërisë Elsa Baçi.
Njësi me sipërfaqe 19.10 m2, në Fier, me vlerë 1 676 025 lekë, burimi nga të ardhurat nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Lloji njësie me sipërfaqe 38 m2, në pronësi të Elsa Baçi, me vlerë 3 200 723 lekë, burimi nga të ardhurat nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Apartament me sipërfaqe 50 m2, me vlerë 2 925 000 lekë, burimi nga të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Apartament me sipërfaqe 55 m2, me vlerë 3 103 120 lekë, burimi të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Apartament me sipërfaqe 64 m2, me vlerë 3 590 016 lekë, burimi të ardhurat nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Truall me sipërfaqe 194 m2 nga kjo një ndërtesë 65 m2, me vlerë 40 mijë euro, burimi të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.

Tokë arë me sipërfaqe 17 000 m2, me adresë në Sheq Marinas, me vlerë 10 506 000 lekë, burimi të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Garazh me sipërfaqe 23 m2, vlera 400 000 lekë, adresa Selitë, Rruga Komuna e Parisit në Tiranë, burimi të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Sipërfaqe banimi 149 m2, me vlerë 5 000 000 lekë, adresa Selitë, Rruga Komuna e Parisit në Tiranë, burimi të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Dyqan me sipërfaqe 99 m2, adresa Selitë, Rruga Komuna e Parisit në Tiranë, me vlerë 6 000 000 lekë, burimi të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Dyqan me sipërfaqe 253 m2, në Kullën C, adresa Selitë, Rruga Komuna e Parisit në Tiranë, me vlerë 8 000 000 lekë, burimi të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Dyqan me sipërfaqe 31 m2, në Kullën A, adresa Selitë, Rruga Komuna e Parisit në Tiranë, me vlerë 5 000 000 lekë, burimi të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.

Kontratë sipërmarrje për apartament banimi me sipërfaqe 94 m2, me vlerë 65 mijë euro, në Sarandë, burimi të ardhura nga biznesi, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Llogari në Credins Bank, 7 757 lekë, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Llogari në Credins Bank, 64 mijë USD, në emër të Elsa Baçi, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Llogari në Credins Bank, 4 339 lekë, në emër të Luan Baçi, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Llogari në Credins Bank, 4 152 euro, në emër të Luan Baçi, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Llogari në Credins Bank, 656 USD, në emër të Luan Baçi, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.

Llogari në Credins Bank, 6 165 euro, në emër të Luan Baçi, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Llogari në Credins Bank, 33 mijë USD, në emër të Luan Baçi, të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
Deutsche Bank, 13 373 euro, dhurata nga prindërit, emigracioni dhe huamarrje të ndryshme pa afat.
BKT Bank, 170 078 lekë, të ardhura të realizuara nga biznesi qiradhënia.
Tokë në pronësi të Hane Baçi me sipërfaqe 5 400 m4, ku është përfituese me 1/5.
Gjendje likuiditeti cash në shtëpi, 1 400 000 lekë.
Marrë në pronësi tokë arë 3 600 m2.

dokument 1 pasuria deputetet

Romeo Gurakuqi, deputet i PD
Apartament banimi në Tiranë, 97 m2, vlera 2 000 000 lekë, burimi nga paga pranë UET.
Makinë Range Rover Sport, vlera 1 000 000 lekë, burimi nga të ardhurat nga paga.
Depozitë në Tirana Bank, 14 511 euro, burimi të ardhura nga paga.
Depozitë në Raiffeisen Bank, 4 mijë euro, burimi nga pagat në vite.
Apartament në Shkodër, 95 m2, vlera 5 000 000 lekë, në pronësi të nënës.

Apartament në Shkodër, 91 m2, vlera 4 800 000 lekë, në pronësi të nënës.
Depozitë bankare në Credins Bank, 15 000 euro, të ardhura personale të pagës dhe grantit kërkimor, krijuar me pagesat e prapambetura nga UET.
Paga si pedagog në UET, 14 400 euro.
Anëtar i bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, 126 000 lekë.
Instituti i Zhvillimit të Arsimit pranë MAS, 648 000 lekë.
Gerti Gurakuqi, djali, i vetëpunësua si kompjuterist, 6 600 euro.

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike
Të ardhura nga puna si Këshilltar i Presidentit të Republikës, 582 798 lekë.
Overdraft në Credins Bank, 3 000 000 lekë.
Kredi standarde në lekë pranë Credins Bank, 1 000 000 lekë.

Valentina Duka, deputete e Partisë Demokratike
Apartament me sipërfaqe 134 m2, 50 %, me vlerë 75 mijë euro.
Apartament me sipërfaqe 69 m2, 50 %, me vlerë 4 000 000 lekë.
Makinë Hyundai, 23 mijë euro, 50 %.
Likuiditet në Raiffeisen Bank, 152 859 lekë.
Valentina dhe Ferit Duka, likuiditet në Intesa Sanpaolo Bank, 13 000 lekë.
Të ardhura nga paga në Fakultetin Histori Filologji, UT, orë mësimore në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ Gjirokastër, eksperte e OSBE dhe anëtare bordi tek Arkivi i Shtetit, 2 850 074 lekë.

Valentina Duka, të ardhura nga Instituti i Studimeve Evropiane, UT, 20 400 lekë.
Të ardhura nga Center for Democracy and Reconciliation in South Eastern Europe-Selanik, 1 793 euro.
Kartë krediti GOLD VIP, 1 429 euro.
Bashkëshorti Ferit Duka likuiditete bankare në shumat, 79 012 lëkë, 1 000 lekë, 22 884 lekë, 1 112 lekë, 37 euro.
Bashkëshorti Ferit Duka të ardhura si dekan i Universitetit Europian të Tiranës, në Credins Bank, 8 mijë euro.
Të ardhura si dekan i Universitetit Europian të Tiranës, në BKT, 7 mijë euro.
Të ardhura nga Fakulteti Histori Filologji UT, 728 991 lekë. 

Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste
Shitur apartament banimi me sipërfaqe 120 m2, në Tiranë, 39 mijë euro.
Arë me sipërfaqe 5 000 m2, në Tiranë, nga e cila zotëron 1/2, 8 mijë euro, burimi shitja e apartamentit.
Tokë bujqësore me sipërfaqe 5 000 m2 dhe 6 000 m2, në Tiranë, shkëmbyer me dy parlamente dhe tre garazhe.
Llogari në lekë në Raiffeisen Bank, 3 427 279 lekë.
Llogari në euro, 140 mijë euro, burimi nga shitja e dy apartamenteve.

Kartë krediti, 200 000 lekë.
Kartë krediti, 1 700 euro.
Paga si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, 687 502 lekë.
Të ardhura si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës i Ujësjellës Kanalizimeve Fushë Krujë, 10 837 lekë.
Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Rezidenca Studentore Universitare nr. 1. 80 862 lekë.
Të ardhura nga shitja e apartamentit, 39 mijë euro.

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike
Apartament banimi me sipërfaqe 106 m2, në Tiranë, shkëmbyer me sipërfaqe apartamenti 253 m2, në Durrës.
Depozitë në BKT, 1 060 068 lekë, të ardhura nga paga në Bashkinë e Tiranës dhe interesa depozite.
Depozitë në BKT, 7 460 euro, të ardhura nga kontribute familjare dhe interesa depozite.
Depozitë në BKT, 60 mijë euro, krijuar nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.

Llogari rrjedhëse në BKT, 22 mijë euro, të ardhura të krijuara nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Kartë krediti në BKT, 579 000 lekë.
Llogari rrjedhëse në Credins Bank, 12 988 euro të ardhura të krijuara nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Llogari rrjedhëse në Credins Bank, 243 660 lekë të ardhura të krijuara nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Makinë Mercedez Benz, 10 mijë euro, burimi nga të ardhurat familjare. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova