EKSKLUZIVE/Plantacionet me
kanabis që rrethojnë Lazaratin

EKSKLUZIVE/Plantacionet me<br />kanabis që rrethojnë Lazaratin
GJIROKASTER- Fshati i Lazaratit është i rrethuar tërësisht me plantacione kanabisi. Këtë e tregojnë fotot e bëra nga një distancë e caktuar, por që tregon qartësisht situatën aty. Televizioni “A1 Report” ka siguruar pamje dhe foto të bëra gjatë ditëve të fundit që tregojnë gjendjen e fshatit dhe bimët narkotike gati 2 metra të larta, të paprekura.
 
Fotot dhe pamjet tregojnë se në Lazarat, ka parcela të tëra të mbjella me kanabis, por edhe nëpër banesa, që janë kryesisht shtëpi-vila.
 
Ndërsa në fotot e bëra brenda fshatit të Lazaratit, duket se bimët e kanabisit janë rreth dy metra të larta.
lazarat hashash
(Foto të bimëve narkotike në Lazarat)
 
Gjatë ditëve të fundit, pas shifrave të bëra publike nga “Guardia di Finanza” se vlera e drogës në Lazarat arrin në 4.5 milard euro, policia ka nisur një aksion, por pa hyrë në fshat, vetëm duke ndaluar furgonët me punëtorë, që shkojnë aty për të punuar në parcelat e hashashit.

Lazarati nuk ndalet në punimin e parcelave me kanabis, edhe pse forcat policore lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur gati 1 km larg hyrjes së Lazaratit dhe ushtrojnë kontrolle.
 
Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve nga jashtë fshatit të Lazaratit, aty mbizotëron gjelbërimi nga plantacionet e mbjella me kanabis Sativa, ndërsa punëtorët vazhdojnë të shkojnë me furgonë, dhe kamionët me bote me ujë hyjnë lirshëm në fshat.
hashash lazarat
(Foto të parcelave me kanabis në Lazarat nga larg)
 
Policia duket e paaftë për të mbajtur nën kontroll lëvizjet në fshatin e konsideruar vatra kryesore e kultivimit të bimës narkotike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim