Ekskluzive/ Policia kusht bankave e kompanive të transportit të parave: Asnjë thes drejt Rinasit pa GPS

Asnjë thes me para nga bankat e nivelit të dytë nuk do të transportohet më pa pasur të vendosur sistemin gjurmimit dhe lokalizimit njohur si GPS.

ReportTv zbardh ekskluzivisht rregullat që policia e shtetit u ka kërkuar kompanive private të transportit të vlerave monetare në një mbledhje urgjente të mbajtur më 15 prill 2019, pak ditë pas grabitjes së fundit me 5.7 milion euro në pistën e Rinasit. Siç shihni dokumentin e siguruar nga Report Tv në pikën 3 thuhet “bankave t'u kërkohet të përmbushin detyrimin ligjorë për vendosjen e GPS tek thasët e transportit të vlerave monetare”.

Policia rezulton se është e shqetësuar edhe për stafin e rekrutuar nga kompanitë private njohur si shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurisë . “Kemi informacione se në grupet e shoqërimit ka punonjës të pacertifikuar, nga sot e tutje thuhet në kërkesat e numrit dy të policisë asnjë punonjës i pa trajnuar e certifikuar më parë të mos bëhet pjesë e grupit”. Këto rregulla kanë qenë në fuqi prej 5 marsit 2018, por edhe në rastin e fundit rezultoi se GPS s'ishte i vendosur tek thasët duke bërë që gjurmimi i grabitësve të dyshuar të ishte i vështirë.

Për këtë mosrespektim të rregullave në fuqi askush s'është penalizuar deri më tani qoftë nga bankat, kompanitë e transportit apo personat përgjegjës ndërsa në pranga kanë rënë 5 të dyshuar të rinj nga Elbasani, Fushë- Kruja e Kruja të njohur si pjesë grupit Kupa-Murataj. Më tej në pikën 7 të rregullave të cilat duhen respektuar policia u kërkon kompanive që të njoftojnë për çdo transport parash, të kenë minimum 3 mjete të blinduara që shoqërojnë paratë dhe sapo të përfundojnë transportin të gjitha mjetet të rikthehen sërish duke njoftuar në sallën operative të policisë.

Policia mbyll kërkesat e saj për kompanitë e transportit të parave duke kërkuar prej tyre të rekrutojnë persona të besueshëm dhe me integritet në punë dhe t'i monitorojnë ata herë pas here.

Më 9 prill 2019 në pistën e aeroportit të Rinasit, 5 persona mes tyre dhe Admir Murataj u futën me një automjet të modifikuar si hetimi tatimor dhe grabitën 7 thasë me para të destinuara për në bankat e Vjenës nga bankat e nivelit të dytë në Tiranë.

10 DETYRAT
1.    Zbatimi I kritereve ligjorenga SHPSF N/Kategoria 1.3B ne te gjithe veprimtarine e tyre per transportin e vlerave monetare.
2.    Administratoret te vleresojne me seriozitetin me te larte çfar personeli kane rekurtuar per te ushtruar aktivitetin e 1.3 B.
3.    Ti rishikohen Kontrata me subjektet ,a jane ato me ne perputhje me udhezimin Nr.130 dat 05.03.2018 te MB.Bankave t'u kerkohet te permbushin detyrimet e tyre per vendosjen e GPS  ne thaset qe transportohen vlerat monetare .
4.    Shoqeruesit e vlerave monetare te jene punonjesit e Bankave "Banka te çoje punonjesit e vete per shoqerim vlerash.Qe sot e ne vazhdim kjo pune ka marre fund.Te mos shohim punonjes me uniforme te mbajne thase me leke ne krah. Shoqeria eshte per transporte dhe siguri.
5.    Kemi informacione se neper grupet e shoqerimit te vlerave aktivizoni punonjes te paçertifikuar per 1.3 B,nuk plotesojne kriterin e moshes,pa autorizim per mbajtje arme,pa armatim. Qe sot e tutje praktikave te tilla tu jepet fund. Kush shkel kriteret do te mbaje pergjegjesi administrative dhe ligjore.
6.    Te gjithe punonjesit e shoqerimit te vlerave monetare te kalojne ne kurse trainimiper shoqerim vlerash.Te ndahet njehere e mire,asnje punonjes i pa çertefikuar te mos aktivizohet ne transport dhe shoqerim vlerash.Edhe kjo do te jete objekt i kontrollit.
7.    Ne sallen Operative te DPV Tirane nga QKe SHPSF te raportohet fillimi dhe perfundimi i te gjitha levizjeve te transportit te vlerave (theksi i veçante Koha e fillimit te levizjes; Vendi ku do kryet levizja; Targat e mjeteve dhe sasia e personelit)
8.    Per funksionimin e grupeve te gatshme N/Drejtori solli nje shembull:DPV Tirane ka 6 komisariate.Çdo komisariat ka 6 patrulla+ nje patrulle Shqiponja për dy police secila patrulle te armatosur. Ju mbuloni shume objekte ne te gjithe qytetin.Vuri detyre qe patrulla te jete me dy punonjes te paisur me armatim.
9.    Per ne levizjen ne Rinas .Transporti do te realizohet me tre mjete e me shume sipas ngarkeses qe do transportohet dhe aq mjete sa shkojne aq do te kthehen.Levizjet te jene kompakte.
10.    Beni kujdes me tipat e njerëzve qe keni rekurtuar ne shoqerimin e vlerave monetare.Punonjesit ne QK te jene te trajnuar,te çertifikuar dhe te besushem.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opioninion: 26/04/2019 11:35

    PERMUA TE HIQETE LINCESA KOPANISE POLICISE PRIVATE DHE KONCESJONE PRIVATE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)