Për herë të parë Partizani është stërvitur sot në kompelsin e ri në pronësi të tyre që ndodhet në afërsi të Tufinës. Zyrtarë të klubit të kuq dhe futbollistët kanë zbarkuar sot në impantin e ri, që ende ka edhe shumë punë për të përfunduar, por më në fund është vënë në dispozicion të paktën për stërvitje, pasi klubi prej kohësh paguan qira të shtrenjtë.
Fusha ku është projektuar të luhen ndeshjet fillimisht do përdoret për stërvitje, ndërsa sezonin e ardhshëm pritet të shfrytëzohet për qëllmin kryesor. Kompleksi i Partizanit nisi ndërtimin në maj të 2016, por pas shumë pengesash gjatë ndërtimit, më në fund është vënë në funksion.