Ekskluzive/ 6 mijë e 589 qytetarë vendosën drejtësi! Ndihmuan vettingun të fundosë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar

Në 6 vite vetting, në mbi 800 procese rivlerësimi për gjyqtarë e prokurorë, kanë ndihmuar 6.589 denoncime të qytetarëve. Shifra e konfirmuar për Report Tv nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është regjistruar deri më 31 korrik 2024, ndërsa sipas KPK një pjesë e rëndësishme e denoncimeve kanë shërbyer si provë dhe kanë ndihmuar shumë në vendimet e trupës vlerësuese, madje në disa raste ka qenë edhe vendimtare.  Shkallës së parë të vettingut i mbeten edhe 4 muaj mandat, pasi në dhjetor i përfundon misioni. Burime nga institucione bëjnë me dije se  22 subjektet e mbetura për t’u rivlerësuar do të mbyllen brenda muajit shtator, për t’i dhënë kohë zbardhjes së vendimeve që më pas komisionerët publik të kenë mundësinë e ankimeve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Sipas statistikave që nga 18 shkurti i vitit 2018 i e deri në 31 korrik të vitit 2024, janë futur në sitë dhe janë marrë vendime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për 783 gjyqtarë, prokurorët dhe ndihmës ligjorë.

261 magjistratë janë konsideruar si problematikë nga KPK, në të paktën një prej shtyllave të rivlerësimit, dhe janë marrë vendime për shkarkim. Nga këta  145 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL; 110 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë. Ndërkohë që 3 vendime janë marrë për pezullimin nga detyra,  për 3 prokurorë që janë detyruar të ndjekin për një vit studimet në shkollën e magjistraturës.

358 kanë qenë magjistratët që e kanë kaluar me sukses rivlerësimin, nga të cilët janë konfirmuar në sistem, të paktën nga shkalla e parë, 165 gjyqtarë, 163 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 26 ndihmës/këshilltarë ligjorë.

50 vendime janë për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, nga të cilët 1 ish gjyqtar, 17 prokurorë; 1 ish- kryeinspektor në KLD-së; 2 ish-inspektorë në KLD dhe 4 ndihmës ligjorë.

103 vendime për ndërprerje të procesit për shkak të dorëheqjes; 61 gjyqtarë, 27 prokurorë, 1 ish-prokuror; 1 ish- inspektor në KLD dhe 13 ndihmës ligjorë.

Sipas statistikave gjithashtu janë 8 vendime të marra për për pushimin e procesit, ku përfshihen 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë

Procesi i vetingut në KPK, i cili nisi rreth 6 vite më parë, u nda në tri faza ku  dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë, të konsideruar si elita e drejtësisë, që aspironin edhe për të qenë pjesë e drejtësisë së re, nuk e kaluan provimin e vetingut. Pasuritë e pajustifikuara dhe lidhjet me eksponentë të krimit të organizuar, ishin arsyet për shkarkimin e tyre nga detyra.

Gjatë fazës së parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dolën në seancë dëgjimore emra të rëndësishëm të sistemit, siç ishin anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, institucione që në përfundim të procesit të rivlerësimit, dolën jashtë funksionit, për shkak të shkarkimit të anëtarëve.

Në fazën e dytë të procesit të rivlerësimit, KPK-ja vlerësoi kandidatët që synonin të ishin pjesë e SPAK-ut, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si edhe drejtues të gjykatave dhe prokurorive në rrethe. Ndërsa ne fazën e tretë, përpara KPK-së kaluan të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët.

Pas përfundimit të procesit në KPK, vettingu do të vazhdojë në shkallen e dytë në  KPA, anëtarët e te cilës kanë një mandat 9 vjeçar, deri në fund të vitit 2026. Mbrojtjen e rekomandimeve të ONM nuk do ta bëjë me Komisioneri Publik që i mbaron mandati njëjtë si me KPK, por sipas Kushtetutës prokurorët e SPAK. Komisionërët publikë kanë kërkuar që t’i bashkëngjiten Prokurorisë së Posaçme, ndërsa anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të marrin statusin e gjyqtarit, fate që ende nuk janë përcaktuar.

261 ‘NGELËN’ NË KPK
145 gjyqtarë
1 ish-gjyqtare në GJL
110 prokurorë
1 inspektor në KLGJ
4 ndihmës ligjorë

 

358 KALUAN NË KPK
165 gjyqtarë
163 prokurorë
2 ish-inspektorë në KLD
2 inspektorë në KLGJ
26 ndihmës ligjorë.

 

50 PA VENDIM PËRFUNDIMTAR
1 ish gjyqtar
17 prokurorë
1 ish- kryeinspektor në KLD-
2 ish-inspektorë në KLD
4 ndihmës ligjorë.

 

103 NDËRPRERJE PREJ DORËHEQJES
61 gjyqtarë
27 prokurorë
1 ish-prokuror
1 ish- inspektor në KLD
13 ndihmës ligjorë.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cen durim madhi: 18/08/2024 11:36

    Kujdes se këta gjyqtarë shpesh kanë kryer korrupsion duke trafikuar interesa njerëzore dhe kombëtare duke u ndihmuar dhe bashkëpunuar me ekspertë “psikologe”, eksperte ndërmjetësimi korruptiv, këta gjyqtarë i hetojnë historitë e korrupsionit apo vetëm i heqin nga loja!? Po pasurinë ua marrin ? Po vetingu i psikologëve kur do fillojë ? Si thotë populli ujku ujku po çakalli bëri namin. Vepër penale në bashkëpunim ngelet e tillë edhe për bashkëpunëtorët. Që janë denonucuar edhe ne televizorë, ka ca vite dhe hiç ?!

    Përgjigju
  • edi: 18/08/2024 09:12

    Lum ne, tani kemi drejtesine me te "paster" ne bote. Nuk mund te dyshosh me ne asnje vendim te drejtesise sone dhe shembulli me i qarte eshte ai i Pogradecit por kemi dhe disa raste sporadike ku p.sh. disa pushtetare hajdute denohen per neglizhence ne detyre dhe se nje njeriu qe eshte marre me droge i konfiskohet pasuria ndersa nje hajduti qeveritar jo ose minimumi i lejohet kohe sa ta fshehe ose te arratiset !

    Përgjigju
  • sapa: 18/08/2024 08:46

    Kur kerkohet te behet shtet i se drejtes me denoncime qytetaresh atehre kuptohet sa serjozisht e marrin kete proces!Shtrohet pyetja:po te mos ishin keto denoncime cfare do ndodhte?

    Përgjigju
  • Fadili: 18/08/2024 03:48

    Bjeruni

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2024 03:00

    Vetingu pastroi sistemin,por nuk mjafton,duhet perseritur cdo 10-20 vjet dhe me pranine e OMN te jete e perhereshme,se korrupsioni tek ne eshte ne gjak,eshte mendesi,fillon qe nga ai shoferi ne rruge qe i fut kartmonedhen policit te rrugores per te mos i vene gjobe e perfundon ne majat e shtetit e drejtesise,ndryshon vetem oreksi.Asnje garanci nuk ka qe keta qe kaluan,apo ata qe do te diplomohen e do t'i pasojne ne te ardhmen nuk do t'i rezistojne ngjyerjes se gishtit ne /mjalte/.

    Përgjigju
  • Drita: 17/08/2024 19:51

    Sukses i madh i qeverisë, bën si te doje e s'ke ku ankohesh.Fat i madhë per popullin qe i duhet mbi10 vjet me marre nje vendim gjyqësor. Bbne seleksionim mgjistratësh sipas kërkesave të politikes,krimit dhe interesave pasurore e karrieriste te tyre e familjarve.Një komisjon i paaftë krijuat me qellim:te ishte i kapur i paaftë (mendo një mjek familje te operoje nje pacient me zemër apo zevendësoj neurokirurgun) pra një pseudojurist me pseudoçertifikata te vlersoj Magjistratin. Ne fund rregulluan burrat grate e femijet e tyre ne institucione te paguara nga buxheti per të shksrkuar të padëshiruarit e qeverise e krimit(ato qe mendonin se mbushë kupën në pergjithësi nuk u perballen.ikën. "Rroftë vetingu që bëri shumë meshume padrejtësi e korrupsion"

    Përgjigju
  • Jurosti: 17/08/2024 19:03

    KPK e votuan të dyja palët në parlament thonë se u pastrua sistemi .po nese behet rotacion a thua mund të shpikin një KPK tjeter që ti heqin keto që nuk u shkarkuan .dhe të kthejnë ato që u shkarkuan .ishall nuk ka më eksperiment në sistemin e drejtësisë . Disa janë shkarkuar dhe kot se kanë merituar shkarkimin po gjithsesi uroj që dhe ato që janë shkarkuar pa të drejtë ta gjejnë të drejtën e tyre një ditë .

    Përgjigju
  • Ani: 17/08/2024 18:02

    Nje pjese e denoncimeve jane bere nga vete institucionet Kpk dhe Kpa me qellim arritjen e pritshme rive te tyre per te larguar. Gjyqtaret dhe per tu zene vendin e tyre nga anetaret e ketyre institucioneve.

    Përgjigju
  • Niki: 17/08/2024 18:01

    Ishte fat per shqiperine qe ne veting ishte ONM dhe faleminderit atyre ,se KPK u kethye ne KÇK kap ça te kapesh u majmen nga milionat.., si ka mundesi qe 80% te atyre qe kçk i kaloi te vlefshem i shkarkoi ONM..? Si mendoni a ishin te korruptuar kpk.

    Përgjigju
  • Timi: 17/08/2024 17:25

    Sistemi i sotem gjyqesor dhe organi i akuzes me keq se kursi i plepave do ja shihni hajrin pas disa viteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë