Parcelat me kanabis në Shqipëri duket se janë zhdukur vërtet. Sipas të dhënave të Guardia di Finanzas, në muajt e fundit avionët italiane kanë fotografuar vetëm 1 përqind të parcelave me kanabis qe u zbuluan një vit me pare.

Keto jane te dhenat e nje raporti sekret te Guardia Di Finanzas italiane, e cila ne baze te nje marrëveshjeje me qeverine dhe policine shqiptare ka vëzhguar nga ajri territorin shqiptar per disa muaj me radhe, me qellim per te evidentuar parcelat e reja me kanabis. REPORT TV ka zbuluar përmbajtjen e raportit qe do te publikohet zyrtarisht neser, kur pritet te mberrije ne Tirane ne vizita zyrtare ministri i Brendshem italian Marco Minniti.

Gjate viteve te kaluar, avionet e Guardia di Finanzas, te pajisur me kamera speciale, zbuluan nje numer te madh pacelash me kanabis nga veriu ne jug. Sipas te dhenave te Guardia di Finanzas sipërfaqet me bime narkotike te evidentuara vitet me pare shkonin deri ne qindra hektare.

Ne qershor te vitit 2012, Guardia di Finanza raportoi per 321 hektare toke te mbjella me kanabis, ndersa ne 2013-en u zbuluan 323 hektare. Gjate vitit 2014, kultivimi i kanabisit u pakesua, pasi avionet italiane raportuan vetem per 16.2 hektare, ndersa ne 2015-en u shtuan serish, pasi u evidentuan 44.7 hektare me kanabis. Nje vit me pare, ne 2016-en, kultivimi i kanabisit shpërtheu, pasi italianet zbuluan shume parcela qe ne total zinin 213 hektare toke.

Kete vit, situata duket se ka ndryshuar ne menyre rrenjesore. Kontrollet ajrore u shtrine ne nje sipërfaqe me te gjere ne krahasim me monitorimet e bera nje vit me pare, dhe zgjaten disa jave me shume. Monitorimi i fundit nga ajri u krye ne fillim te muajit tetor dhe sipas te dhenave te Guardia di Finanzas u konstatuan vetem pak hektare toke te mbjella me kanabis, konkretisht rreth 1 perqind e sipërfaqes me kanabis qe u konstatua nje vit me pare.

Burime te mireinfiormuara bene te ditur per Report tv se ne total avione kane zbuluar me pak se 60 mije bime kanabis, ndersa gjate vitit te kaluar u evidentuan 2.5 milione rrenje kanabis. Ne total 60 mije bimet e fotografuar këtij viti nga Guardia di Finanza garantojne nje prodhimi deri ne 300 kuintale kanabis, ne krahasim me 12 ton kanabis qe u zbulua nga ajiri gjate 2016-es.

Ekspertet e Guardia di Finanzas dhe specialiste te Universitetit te napolit qe analizuan pamjet filmike te regjistruara nga kamerat e avioneve qe fluturuan mbi shqiperi, zbuluan se kete vit bimet ishin kultivuar ne distance te madhe nga njera tjetra, ne përpjekje per ti shpetuar avioneve italiane. Disa parcela te dyshimta jane evidentuar ne brendësi te serave te ngritura ne zona te fshehta. Jane konsideruar te dyshimta pikërisht per faktin se ne keto zona nuk eshte normale te kultivohen perime.
Gjate viteve te kaluara, projekti i kontrollit ajror nga Guardia Di Finanza financohej nga qeveria italiane, ndersa kete vit ka kontribuar edhe bashkimi evropian, pasi kontrollet u kryen ne nje sieprfaqe me te gjere dhe per nje periudhe me te gjate kohore.

Detajet e raportit te Guardia Di Fuinanzas do te behen publike neser nga ministri i brendshem italian Marco Minniti, gjate konferences se perbashket per shtyp me kryeministrin Edi Rama. Ministri Minniti do te zhvilloje takime edhe me homologun Fatmir Xhafa dhe presidentin e Republikes Ilir Meta.

dy.b/shqiptarja.com