Ekskluzive/ Raporti sekret: Fatmira Hajdari mes gjyqtarëve që SHBA u hoqi vizën si të korruptuar, e papërshtatshme për të vijuar detyrën (DOKUMENTI)

Ekskluzive/ Raporti sekret: Fatmira Hajdari mes gjyqtarëve që SHBA u hoqi vizën si të korruptuar, e papërshtatshme për të vijuar detyrën (DOKUMENTI)

Fatmira Hajdari

Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me SHISH, ka hartuar dy raporte për pastërtinë e figurës të gjyqtares së Apelit Fatmira Hajdari, për llogari të Komisionit të Vetingut. Në 2 nëntor 2017, DSIK i ka dërguar një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar se zonja Hajdari ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën. Ndërkaq, në tetor 2019, DSIK ka ndryshuar mendim, duke referuar një raport tjetër në KPK, me konstatimi se zonja Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar detyrën si gjyqtare. Sipas DSIK, Fatmira Hajdari është pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u ka hequr vizat si të korruptuar, ndërsa vetë gjyqtarja ka deklaruar se viza amerikan i është bllokuar deri në fund të procesit të Vetngut dhe jo si e korruptuar.

“Shqyrtimi i aplikimit për vizë të SHBA-ve shoqërohet me verifikim të besueshëm dhe profesionale të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedura të imtësishme dhe të besueshme Vetingu. Ndërkohë që refuzimi/revokimi i vizës mund të bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo praktikë është ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës. Revokimi i vizës përkon në periudhë me deklaratën e Ambasadës së SHBA-së”, thuhet në raport. 

Në raport thuhet gjithashtu se Fatmira Hajdarit i është bllokuar viza amerikane në 26 janar 2017, ndërsa formularin për pastërtinë e figurës e ka plotësuar një ditë më pas, në 27 janar 2017, duke mos e deklaruar faktin e revokimit të vizës. “Mosdeklarimi në këtë rast e ngarkon znj. Fatmira Hajdari me përgjegjësinë e fshehjes së faktit dhe me plotësim jo me vërtetësi të deklaratës për kontrollin e figurës”, thuhet në raportin e klasifikuar si sekret, por i deklasifikuar pjesërisht më vonë.

Ky raport është pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke e përfshinë në vendim, si pjesë të arsyetimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra në qershor 2020. “Në përmbledhje të sa më sipër, trupi gjykues arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit, znj. Fatmira Hajdari, nuk ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës, pasi ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kontrollin e figurës, duke mos plotësuar formularin e deklarimit për kontrollin e figurës në mënyrë të saktë dhe me vërtetësi, si dhe duke fshehur fakte e rrethana të ndodhura para deklarimit sipas ligjit të këtij formulari, në kushtet kur subjekti ka qenë në dijeni të këtij fakti”, thuhet në vendimin e shkarkimit.

Megjithatë, arsyeja kryesore se pse Fatmira Hajdari u shkarkuar ka të bëjë me mungesën e justifikimit me para të ligjshme të një pasurie me vlerë e vlerë 948 mijë USD. Vendimi i shkarkimit nuk është i formës së prerë pasi zonja Hajdari e ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ajo kërkon rrëzimin e vendimit të KPK dhe rikthimin në detyrë.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alushi ..: 23/12/2020 19:20

    Sika mundesi nje kursant i dipllomuar nga nje kurs 3 mujor esht i veshur me dollar ku flitet jo ma pak se 3 _4 milion $ leri parlamentaret, edhe populli ka punuar brenda apo ne emigracion nuk i kan keto leke, vila apertamente, apo toka si esht e mundur

    Përgjigju
  • refati: 21/12/2020 19:36

    O Amerike, po i hiqni plehrat e llumrat nga vetja e na i sillni neve te shkreteve. E jo si pjatalarese e pastruese, po me mandate 'udheheqese'. Keshtu ka bere gjithmone USA, merr per vete trurin e vlerat e te gjithe Botes e len llumin e ndyresirat...

    Përgjigju
    • Mapoja: 22/12/2020 12:55

      Fatmira hajdari, gruaja e atij që Pe-Derat, hajdutat, kriminelat, spihunjt dhe llumi i shqiperise e emeruan hero të tyre, e bleu tek plepat një diplomë, diplomë e cila i sherbeu gjatë kesaj kohe me grumbullue dollar 100 fish më shumë se një gjykates amerikan, anglez , francez , gjerman , italian etj etj në fund të karrieres së tyre e kjo gruaja e spihunit gjithë këtë shumë në gjysmen a më pak të karrieres saj si gjykatse në shqiperi ku rroga mujore është 100 dollar e 2 thasë grurë per gjykatësit. Ti je damkosë si e korruptume. Mos hup kohen me shpresue e me ënderrue që ai PeDeri plak do hypin në shtet dhe do të emerojnë prap gjykatse. Ti, ëndrrat tua dhe të vajzes tënde dhe të atij kërmes krye PeDerit kanë marrë fund për gjithë jeten. Ti ke qënë dhe mbetesh në shpirt një shitse kioske

  • Ne te semes do veni: 21/12/2020 19:10

    Komplet Bunder..

    Përgjigju
  • Zeno: 21/12/2020 18:20

    E bija thote qe ka me vete ne zgjedhje shqiptaret e lodhur nga korrupsioni. Si ta kuptojme kete sllogan te Hajdarit?? Populli bar nuk ha, ka sy te shikoje se kush jane dhe kane qene te korruptuarit ne kete vend.

    Përgjigju
    • Tirona: 21/12/2020 20:17

      Me nje pasuri prej milion dollar te deklaruar dhe me miliona te tjera te pa deklaruar te vena me rrogen e gjyqtarit dhe kjo kerkon te reabilitohet duke u ankimuar ne apel ,apo vajza e saj qe eshte rritur, ushqyer, veshur , me vila dhe shkolluar ne SHBA me leket e korrupsionit te Nenes se saj na ben fushate qe me votoni mua per deputete se .......Ta harrojne, as kjo gjyqtare e korruptuar deri ne palce dhe as e bija e saj nuk do te shkelin ne deren e gjykates apo te kuvendit se sovrani i ka hedhur ne koshin e plehrave dhe po pret nga drejtesia e re qe po lind qe e gjitha kjo pasuri e deklaruar apo e pa deklaruar e kesaj familje ti kthehet popullit.

  • Ardian: 21/12/2020 18:09

    Ej moj cuce... asnjeri se kupton qe ti te gjitha i ke me djersen e ballit.... Punoje nga mengjezi deri ne darke.. dhe ne tavolinen tende vetem nje pjate fasule.. Shqiptaret jane dembele, le te punojne si ty dhe Opa do behen menjehere miliardere.... Ckane me ty.....

    Përgjigju
  • vjosa: 21/12/2020 17:41

    EDHE VAJZA RUDINA HAJDARI PARA se te merret me politike ,,,me pare te dorezoje te gjithe pasurine qe e ka me korrupsionin e nenes dhe babait,,,,dhe pastaj te merret me politike,,,jo ha nga te dy anet se nuk te thote gje njeri...

    Përgjigju
  • USA: 21/12/2020 17:26

    Cfare kthimi ne detyre, ajo eshte per burg dhe ti konfiskohen pronat e parate qe ka vene me korrupsion, hajdute klasike.

    Përgjigju
  • bebi: 21/12/2020 17:26

    fatmires ja hoqen vizrn, po pyesni pse ja kane dhene vizen rudines, apo qe deshe te pyesni pak me gjate

    Përgjigju
  • FATMIRI: 21/12/2020 17:13

    KUR U BE DHE KJO FSHATARE MUTIT QE DERI DJE ISHTE E MBUSHUR ME MORRA SI ESHTE KATANDISUR SHTETI NE SHQIPERI BEJN DREJTESI NJERZIT ME TE PA FYTYR NJERZIT E DEGJENERUAR KJO EDHE PER TE PASTRUAR HALET E TIRANES NUK E MERITON DAVA BAXHELLE

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/12/2020 17:02

    Mos o Zoti mos keshtu me hajdareshen,cucen e doskut te sigurimit te shtetit,bashkshorten e spiunit te Sigurimit+UDB jugosllavise,mamane e deputetes PD......Mire ka thene shefiRilindjes se-Skini pare gje akoma. Kurse une po theme se - S'kini degjuar asgje deri tani......

    Përgjigju
  • Eri: 21/12/2020 16:53

    Katunarja Fatmira Hajdari per para shiti vrasjen e burrit e do rrinte pa shitur gjyqet e qytetareve.Ajo duhej fshire me fshese e para nga sistemi i drejtesise se do merrte ne qafe njerezit.

    Përgjigju
  • I tej: 21/12/2020 16:48

    Fatmira Hajdari simbol i korrupdionit ju shofte rraca me gjithsej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër