Report Tv siguron videon ekskluzive të djegies së automjetit "Mercedes Benz C Class" në Shkodër, që dyshohet se është përdorur në vrasjen e ish-policit, Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij, Silvi Ndoci.
Video e mbërritur në redaksinë e Report Tv është regjistruar në orën 03:12 të mëngjesit të kësaj të diele. Pak mesnate besohet se ka ndodhur edhe krimi tronditës në lagjen "Naim Gjylbegu" të Shkodrës. Makina duket ende në flakë, edhe pse e shkrumbuar tërësisht.
Mëngjesin e sotëm, policia gjeti edhe një armë zjarri tip "MP5" brenda makinës së djegur. Në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua çifti, policia gjeti 23 gëzhoja arme automatike.
Lajmi kryesor: