EKSKLUZIVE/ Skandali i FOREX, rrëfimi i punonjësit që i zhvati 100 mijë € biznesmenit nëpërmjet call center shqiptare

TIRANË - "Kisha dëgjuar por nuk kisha eksperiencë personale dhe me të dëgjuar e dija deri diku që kishte të bënte me mashtrime, me gjëra që ti i shet ëndrra klientit dhe klienti asgjë nuk merr në këtë rast. Depoziton dhe lë shuma marramendëse parash dhe nuk merr asnjëherë asgjë".

Kështu nis rrëfimin ekskluziv për Report Tv një punonjës i një Call Center në Tiranë që mashtron qytetarët evropianë. Ai ka vendosur të tregoj të gjithë skemën se si arrihet nga kontakti i parë me klientët, deri tek zhvatja përfundimtare. Alberti, i cili nuk është emri i tij i vërtet, tregon se fshihen pas një emri të një banke prestigjioze zvicerane për të kryer mashtrimin. Fillimisht telefonohen përmes disa listave munrash që janë siguruar më herët nga kompania.

"Ne i marrim me një numër kompanie që i del me prefiks nga shteti zviceran, nga Zvicra, duke qenë se Zvicra mbahet për një nivel bankar shumë të rëndësishëm, jo vetëm në Evropë por në të gjithë botën. Është një siguri kur ti e merr në telefon dhe i prezantohesh nga Zvicra, me një emër banke që në fakt ekziston por pas saj fshihet mashtrimi jonë dhe është një numër llogarie jo i bankës por i personit që mua më ka punësuar, dhe jo të personit që kalon këto para në llogari", thotë ai.

Ai nuk e di kush janë pronarët e call center që e kanë punësuar. Me të vetmit që ka kontakt janë përgjegjësit e tre sallave që punojnë në gjuhë të ndryshme.

"Struktura është e përbërë nga tre salla të ndryshme me gjuhë të ndryshme, italisht, spanjisht dhe frengjisht. Çdo sallë ka nga një floor-menaxher dhe një përgjegjës që drejton punën. Deri diku janë nga 15 deri në 20 komponentë secila sallë", shpjegon punonjësi.

Për rreth 12 muaj sa ka në këtë punë, Alberti ka fituar shumë të majme parash. Për çdo kontratë që arrin të bëj merr 10% të vlerës. Me e madhja që ka arritur arrin në 100 mijë euro.

"Zakonisht firimi është 10% i shumës që depozitohet nga klienti dhe minimumi që ka depozituar ka qenë 250 euro në momentin që e kam kontaktuar unë, që i bie automatikisht 25 euro janë të miat, në favorin tim. Marramendësja, nëse mund ta quajmë të tillë, është 100 mijë euro që ka depozituar klienti dhe 10 mijë euro kanë përfunduar në emrin tim. Mesatarisht në një muaj fitoj rreth 5 mijë euro", pohon ai.

Më herët, Alberti ka punuar dhe jetuar në Itali, por për shkak të pandemisë puna e tij u mbyll. Nga këtu jeta e tij ndryshoi pasi ra në kontakt me kompaninë që përdor sistemin “Forex” për të mashtruar europianët. Përderisa është një punë që i siguron të ardhura shumë të mira, nuk ka ndërmend ta bratis.

INTERVISTA E PLOTË

Përshëndetje dhe faleminderit që pranove të japësh gjithë eksperiencën tënde në këtë fushë ku keni punuar. Në radhë të parë na u prezanto me atë emër që ti do të flasësh në këtë intervistë.

Përshëndetje, po jap një emër jo timin. Por quhem Albert, le të themi kështu.

Albert, doja të të pyesja sa kohë ke që merresh me fitime të tilla dhe me këtë sistem pak a shumë si Forex?

Rreth gati një vit, vij nga Italia, jetoja atje. Me lockdoën, me pandeminë çdo gjë u bllokua dhe thashë ok po shkoj në Shqipëri për të punuar në këtë sektor, pasi kamë dëgjuar shumë për këtë pjesë.

Ku je njohur fillimisht me vendin ku ti punon, në çfarë sistemi? Të kanë njoftuar miq, të njohur, në rrjetet sociale. Ku je kontaktuar fillimisht me njerëzit që sot i ke punëdhënës?

Me anë të njoftimeve që i kam gjetur në rrjet, në faqe në Google që janë gjithsesi Forex. Aty kam kontaktuar dhe jemi vënë në kontakt me këta persona dhe kemi lënë ditën për intervistën dhe nga aty ka nisur gjithçka.

Ti ke qenë në dijeni që në fillim që bëhej fjalë për investime që janë mashtrime, apo ju është mbajtur i fshehtë si detaj?

Si fillim nuk ia kisha idenë se çfarë ishte kjo pjesë e Forex. Kisha dëgjuar por nuk kisha eksperiencë personale dhe me të dëgjuar e dija deri diku që kishte të bënte me mashtrime, me gjëra që ti i shet ëndrra klientit dhe klienti asgjë nuk merr në këtë rast. Depoziton dhe lë shuma marramendëse parash dhe nuk merr asnjëherë asgjë.

Më fol pak për vendin tënd të punës, sa njerëz jeni, strukturat, kush ju qëndron mbi kokë?

Struktura është e përbërë nga tre salla të ndryshme me gjuhë të ndryshme, italisht, spanjisht dhe frengjisht. Çdo sallë ka nga një floor-menaxher dhe një përgjegjës që drejton punën. Deri diku janë nga 15 deri në 20 komponent secila sallë.

Si funksioni, i merrni në telefon klientët e mundshëm, u dërgoni email? Cila është forma që i kontaktoni?

Zakonisht janë lista që eprorët e mi që më kanë punësuar i kanë të blera. Individë që kanë biznese, që kanë një stabilitet ekonomik shumë të lartë dhe që në njëfarë forme kanë shprehur një interes për të investuar në bursa.

Si është forma e kontaktit, cili është momenti i parë që lidheni në fillim me ta dhe që në vazhdim kur investojnë janë viktima?

Janë lista të gatshme që na shfaqen në sistem në mënyrë automatike. Lidhemi përmes kontaktit celular me ta.

Më shpjego pak procedurën nga fillimi deri në fund.

Nuk e zgjedh unë klientin, numrat na dalin në mënyrë automatike nga sistemi që ne punojmë. Prezantohemi si një mundësi investimi për sa i përket të ardhurave të tyre të larta. Në rast se depozitojnë tek ne, ne i marrim me një numër kompanie që i del me prefiks nga shteti zviceran, nga Zvicra. Në momentin që merren nga ana jonë, përmes kompjuterit, atyre u del që po kontaktohen nga Zvicra, duke qenë se Zvicra mbahet për një nivel bankar shumë të rëndësishëm, jo vetëm në Evropë por në të gjithë botën. Është një siguri kur ti e merr në telefon dhe i prezantohesh nga Zvicra, me një emër banke që në fakt ekziston por pas saj fshihet mashtrimi jonë dhe është një numër llogarie jo i bankës por i personit që mua më ka punësuar, dhe jo të personit që kalon këto para në llogari.

Po më thua që praktikisht është një bankë që ekziston, klienti që në momentin e parë është në dijeni se ajo ekziston. Ti e bind me strategjinë dhe fjalët e tua. Si është kjo strategji, çfarë i thua, s ii gjen fjalët që të jesh i bindshëm?

Zakonisht i thua emrin e bankës që e njohin të gjithë me bankë të njohur në Zvicër, që ka investitor edhe të huaj, italianë, gjerman, spanjoll e më gjerë dhe i ftojmë që të bëjnë investime në bursë me përfitime të depozitave që ata japin. Në bazë të depozitave që bëjnë “marrin” edhe përfitimet vjetore.

Sa viriojnë shumat maksimale që mund të investohet dhe maksimalja?

Minimalja është një depozitë rreth 250 euro deri në qindra mijëra euro.

Nga eksperienca personale, sa ka qenë shuma më e mirë që ke arritur të marrësh për një muaj dhe mesatarja që merr për çdo muaj?

Zakonisht profiti është 10% i shumës që depozitohet nga klienti dhe minimumi që ka depozituar ka qenë 250 euro në momentin që e kam kontaktuar unë, që i bie automatikisht 25 euro janë të miat, në favorin tim. Marramendësja, nëse mund ta quajmë të tillë, është 100 mijë euro që ka depozituar klienti dhe 10 mijë euro kanë përfunduar në emrin tim.

Po mesatarja që merrni në një muaj?

Diku tek 5 mijë euro.

Duket standard i lartë ekonomik. Në momentin që lekët kanë kaluar në llogarinë tuaj bankare nga klienti që është mashtruar, çfarë ndodh, kur është momenti që ai e kupton që është mashtruar?

Ekziston një mekanizëm që ai mund ta ndjek në kohë reale investimin që ka bërë, një lloj linku, në mënyrë të tillë që të jenë të sigurt. Por kur lekët kalojnë në llogari, mashtrimi është bërë dhe linku është fals. Ai nuk ka më akses për ta ndjekur dhe normalisht, i shkatërrohet jeta dikujt që sjell te ne shumë marramendëse.

E bëni kollaj këtë punë, duke e ditur që po mashtroni njerëz?

Unë jam koshient për punën që bëj. E di që nuk është legale. Në momentet e para e kam pasur të vështirë, por kur e mendoj që nëse nuk do isha unë do të ishte dikush tjetër që do e bënte dhe pastaj ndjenjat e fajit zhduken me kohën. Realisht nëse është një punë legale apo jo, dhe mua më jep të ardhura shumë të mira mujore pse mos ta bëj? Kështu, ndërgjegjen mund ta kem edhe të njollosur por nuk e ndjej këtë pjesë.

Albert, ka një hetim që autoritetet tona e kanë nisur për aktivitete të tilla të paligjshme, dhe ankesat kanë ardhur nga vendet e BE. Nëse rastësisht në mesin e tyre është edhe puna juaj në mesin e tyre që mund të mbyllet në vazhdim. Çfarë mendoni se do të bënit pas kësaj?

Aktualisht për momentin di që shumë Forex në Shqipëri janë nën hetim por që unë jam i idesë ta shty sa ta shty pasi në këtë periudhë pandemie, statusin ekonomik që më jep Forex në Shqipëri nuk ma jep asnjëherë puna që kam pasur në Itali. Atje kam humbur punën e gjithçka. Por nëse në hipotezën më të keqe nëse do të mbyllej gjithçka, atëherë do të kthehesha, por deri atëherë do të vazhdoj të jem në këtë punë me ndërgjegjen deri diku të pastër se në fund të ditës është një raport telefonik dhe nuk e shoh personin në anën tjetër të celularit, pavarësisht se mund të vuaj nga gjithçka i ndodh.

Keni detaje të llogarive bankare ku kalojnë lekët, i njihni pronarët e kompanisë ku punoni?

Janë detaje që mbahen të fshehta, domethënë nga ata që e drejtojnë strukturën. Unë nuk e njoh pronarin, njoh vetëm drejtuesit e sallave që janë përgjegjës. Personin që më ka punësuar nuk e njoh, nuk ekspozohet.

Faleminderit shumë për kohën!

Faleminderit ju!

Intervista e plotë

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 04/11/2021 13:45

    Ti shikojme shteti keto mashtrime....dhe TI MBYLLE KETO GJERA TE POSHTER DHE TE TURPSHME...DHE RINSE RI KRIJOHEN KISHTE TE PUNOJME NE TURIZEM DHE FABRIKA..

    Përgjigju
  • hahaha: 04/11/2021 11:43

    shpikje e gjitha, jo po un e bera nga nevoja, jo po e kisha te veshtire, jo po mar 5000 euro, lerini call centerat rehat se punojn e mbahen me buk mbi 100 mije te rinje. po ti mbyllin ca do ndodhi???

    Përgjigju
  • Artan: 04/11/2021 11:19

    Si fillim duhet thene qe nga raportet mbi Mashtrimet qe ndoghin ne europe (BCE) numri mei madh i llogarive ku perfundojne keto leke jane te hapura ne gjermani, lituani, spagnje, belgjike. Tani mire do te ishte qe keta shtete te mos i bien Shquiperise por te forcojne ligjet e tyre te brendeshme dh e kontrollet. Mashtruesit nuk duhet te egzistojne ama dhe keta shtete perendimore duhet te heqin dore nga keto te ardhura. Eshte e thjeshte te thuash qe ne shqiperi mashtrojne europianen, vetem se ama shtete pernedimore jane "pertace" qe te identifikojne keto mashtrime. Eshte kollaj te thuash qe ne shqiperi mbillet marjuana, ama konsumi behet ne BE dhe shtete europiane asgje nuk bejne per te luftuar perdorimin. Pyetja eshte: kush ka me shume faj "Gjarpri qe ia ben zili Eves dhe Adamit qe te hajne mollen e ndaluar, apo Eva dhe Adami qe hajne mollen e ndaluar"?

    Përgjigju
  • Tata: 04/11/2021 00:12

    Veç ne shqiperi intervistohet mashtruesi anetar i nje bande kriminale. Duhej kap per zverku sepse gjithe kapot japin rroga ushtareve te tyre ne krim,por nuk quhet pune

    Përgjigju
  • Shoku: 03/11/2021 21:36

    Pronaret jane, Like floriri,Lul Basha,Edi Rama,Sy peshkaqeni e te tjere.

    Përgjigju
  • popull: 03/11/2021 18:48

    Mos e vri mendjen fare o mashtrues ti dhe ata qe te kane mesuar ty te vidhni te tjeret priteni se ato lek qe keni fituar keni per ti lënë 10fish me ilace, thjesht ceshtje kohe eshte prisni..

    Përgjigju
  • Antonio: 03/11/2021 17:49

    Filluan sufllaqexhit masi paguhen mir dhe fitojn % pastaj fillojn e flasin ne shqiptart majm kampion per spiuna por bota 30 vjet dhe nuk del nje puntor te flasi por ktu masi paguhen mo mir se shkolla qe kan ber rrin flasin mrapa e kush na qenka i keqi ktu ti sufllaqe je me dy pite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja