Ekskluzive/ Rrëfimi i vëllezërve Çapja: Ja pse na akuzoi Fadil Mema për atentatin...u shty nga krimi i organizuar

Hetimet për zbardhjen e tentativës së vrasjes së ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema në vitin 2006 në Elbasan, kanë çuar në prokurori Ardian Çapjan dhe Enver Çapja, dy xhaxhallarët e Florenc Çapjas, të akuzuar nga prokuroria si autor të sulmit me armë. Pyetja e dy vëllezërve është realizuar në 26 shtator 2019 në prokurori, ku kanë deklaruar bisedat që kanë bërë me krushkun e tyre Fadil Mema, lidhjet e tij me krimin e organizuar në Elbasan dhe akuzat e qëllimshme të Fadilit ndaj Florenc Çapjas, me qëllimin e vetëm për të marrë azil jashtë shtetit.

Fadili e ka akuzuar Florencin me qëllim për të fituar azil jashtë shtetit, sepse familja e tyre nuk ka pasur asnjë konflikt me familjen Mema”-thotë në dëshminë e tij Enver Çapja.

Por mes personave që janë pyetur është dhe vetë Florenc Çapja, i cili ka deklaruar se tre vjet para ngjarjes, ka qenë në Angli, por është kthyer pasi nuk ka pasur dokumenta të rregullta. Kthimin në Shqipëri e ka kryer në datën 4 janar 2007, dhe nuk ka dalë në qytetin e Elbasanit, pasi kishin probleme, se i kishin vrarë xhaxhain Sokol Çapja.

Në dëshminë e tij dhënë në polici, Florenci tregon: ”Jam ngritur nga gjumi rreth orës 09:00-09:30 dhe pasi kam bërë shërbimet personale, kam qenë në shtëpi pa dalë. Kam fjetur në shtëpinë e gjyshes, pasi ka qenë sëmurë dhe kam fjetur në një dhomë me të. Kur u ngrita nga gjumi u mblodhëm në shtëpinë e gjyshes të gjithë, pasi ajo ka qenë e sëmurë. Në shtëpinë e gjyshes kam qëndruar derisa erdhi policia. Unë nuk kam lidhje me ngjarjen, pasi kamë qenë në shtëpi”.

Të treja dëshmitë zbardhen sot për herë të parë nga “Shqiptarja.com”, rrëfime këto që ndodhen mes shumë deklarimesh, që janë administruar nga prokuroria dhe që janë pasqyruar edhe në vendimin e datës 20 nëntor 2019, ku gjyqtari Tomor Kullolli vendosi të pushojë dy akuzat e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të Fadil Memës dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”, në ngarkim të Florenc Çapjas. Xhaxhai i këtij të fundit, Ardjan Çapja, është pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen dhe ky person ka sqaruar se Florenc Çapjan, e ka nipin e tij. Floreci është djali i vëllait të Ardianit, Fejzullait.

Ardjan Çapja më tej vijon të tregojë për atentatin ndaj Fadil Memës, ku thotë se ka marrë dijeni, kur policia ka arrestuar Florencin, por jo për ngjarjen konkretisht të Fadilit, pasi policia nuk kishte dhënë shpjegime. Pas atentatit, Ardian Çapja s’qaron se është takuar me Fadil Mema në atë kohë, pasi babai i kishte thënë që të shkonin te krushku, tek i cili kanë shkuar disa ditë pas ngjarjes, pasi vëllai i Fadilit ka marrë për grua mbesën e babait të deklaruesit. Së bashku me Ardian Çapjan, në banesën e Fadilit kanë qenë babai dhe dy vëllezërit e tij,Fejzullai dhe Enveri.

1574257380_florenchoxhafadilmema.jpg

Florenc Çapja dhe Fadil Mema

 Ardian Çapja sqaron se bisedat kanë qenë të natyrës së përgjithshme. Aty i thanë Fadilit: “...hë more krusht, çfarë ka...?”, dhe ai u përgjigj duke bërë gjeste me dorë, por pa dhënë përgjigje. Ka dëgjuar që Fadili, i ka thënë babait të Ardjan Çapjas që “...ju rashë në qafë kot për nipçen...”(Florencin).

 Pas këtij takimi, Ardjan Çapja ka marrë dijeni që Fadili, ka akuzuar Florencin për këtë atentat dhe arsyeja mendon Ardjani, është ndikimi që ka pasur te Fadili, krimi i organizuar në Elbasan. Sipas Çapjas, Krimi i Organizuar në Elbasan, ka ndikur tek Fadil Mema, për ti akuzuar në mënyrë të padrejtë. Madje sipas tij, ky krim i organizuar ka ndikuar edhe në ngjarjen e 3 shkurtit 2016, ku anëtarët e fisit Çapja u sulmuan me tre kallashnikovë, duke mbetur të vdekur tre persona dhe 8 të tjerë u plagosën. Më tej në dëshminë e tij, Ardjan Çapja, pohon se as ai, as ndonjë nga familjarët e tij me sa ai ka dijeni, nuk kanë pasur ndonjë konflikt me Fadil Mema. Ardjani, s’qaron se në datën 29 janar 2006, mamaja e tij Hamideja, ka qenë e sëmurë për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, të shkaktuara si pasojë e fatkeqësisë, që u kishte ndodhur me humbjen e vëllait, Sokolit. Duke qenë se ato ditë ishin të dyzetat e Sokolit, thekson se mamaja ka jetuar dhe jeton në një shtëpi me familjen e Ardjan Çapjas.

Në datën 29 janar 2006 në banesën e Ardjan Çapjas, ka qenë edhe Florenci, pasi ai është rritur në banesën e tij. Nënën e kanë pasur të sëmurë pasi kishte temperaturë të lartë dhe i ka shërbyer vetë Ardiani si Florecit edhe nënës. Mandej në rrëfimin e tij, Ardjani shton se Florenci, ka qenë jashtë shtetit dhe që nga momenti që ai ishte kthyer si kohë, ai ka jetuar në banesën e deklaruesit me gjyshen, pasi gjyshja e ka rritur Florencin. Florenci, për shkak të temperaturës së lartë ka qëndruar i shtrirë në krevat dhe pasditen e datës 29 janar 2006 dhe është ngritur nga krevati, kur ka ardhur policia përreth banesave të tyre, rreth orës 10 të datës 30 janar 2006.

Ndërsa Florenci në ato momente ka qenë në gjumë dhe është zgjuar në kohën kur në banesë ka ardhur policia. Në 30 janar 2006, që herët në mëngjes, në banesën e Ardjan Çapjas kanë hyrë dhe kanë dalë shumë njerëz, pasi kishin vizita për shkak të dyzetave dhe me sa kujton Ardjani, në banesë ka qenë vëllai i tij, Agroni, i cili nuk jeton më, Enver Sinakoli, Enver Çapja, Edis Gjika, Behar Shehu etj., të shqetësuar për nënën dhe Florencin, si edhe vëllai tjetër, Fejzulla Çapja, i cili gjatë natës shkonte herë pas here në banesë, pasi shtëpia e Ardjanit dhe e të vëllait Fejzulla, kanë qenë ngjitur. Me sa kujton Ardjan Çapja, Fejzullai kur ka dalë nga shtëpia, i ka thënë që ta njoftonin kur të zgjohej Florenci, pasi Florenci, ishte në gjumë kur ai doli nga banesa. Kur ka ardhur policia, janë shtangur pse ata erdhën dhe kanë kërkuar arsyen pse kishin ardhur dhe pse po e mernin  Florencin, pasi e kishin parë të gjithë, se Florenci ishte gjatë gjithë kohës me ata në banesën e Ardjan Çapjas dhe të prindërve të tij.

“Policia e mori Florencin dhe familjarëve nuk u ka dhënë asnjë sqarim, vetëm u ka thënë se do ta pyesnin për diçka”, - ka treguar Ardian Çapja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 24/12/2019 16:42

    Hahahahaha sa qesha cfar alibie hahahahaha spaku spaku ardjan capia.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja