Ekskluzive/ Rrezikon Botërorin e Budapestit, trajneri i Luiza Gegës: Është mërzitur, ka pësuar dëmtim

Në Budapest ka nisur që prej 19 gushtit kampionati Botëror i Atletikës ku Shqipëria përfaqësohet nga Luiza Gega dhe Franko Burraj. Po megjithëse ndodhet në Hungari kampionia e Europës, Luiza Gega, rrezikon të marrë pjesë, pasi për Report TV trajneri i saj Taulant Stërmasi, njëkohësisht edhe president i federatës, zbuloi se atletja ka pësuar një dëmtim.

“Luiza ka pësuar një dëmtim të lehtë në kofshën e majtë. Është prej dy javësh në trajtim nga mjekët, por ndërkohë po vazhdojmë stërvitjen intensivisht. Dy ditët e fundit do vendosim në fakt nëse do marrim pjesë apo jo në kampionatin Botëror sepse nga ajo pritet shumë. Nëse ajo s’do jet 100% të formës do jetë e pamundur për të dhënë maksimumin. Kishim pretendime shumë të larta për Botërorin, por nuk është se si kemi akoma,”-u shpreh Taulant Stërmasi, trajneri i Luiza Gegës.

Gara e Luiza Gegës është parashikuar më 23 gusht, por ndërkohë që nuk dihet nëse do marrë pjesë trajneri i saj Stërmasi thotë se dëmtimi nuk është përjetuar mirë nga sportistja.

“Është e mërzitur të flasim realisht. Ka dy muaj që është stërvitur në Korçë, në Dardhë, mbrëmje e mëngjes, fizioterapi dhe çdo gjë është bërë që të ishte në maksimumin e formës. Sigurisht që është zhgënjim i madh, por këto janë pjesë e sportit dhe dëmtimet ndodhin kur arrin maksimumin,”-tha Taulant Stërmasi, trajneri i Luiza Gegës.

Nëse Luiza nuk garon në Botëror atëherë sipas Taulant Stërmasit garat e saj do jenë vetëm në 2024 me qëllim për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike.

“Fokusi kryesor është kampionati Europian 2024 në Romë. Bëhet para Lojrave Olimpike dhe është testuese. Gjithsesi garë shumë e rëndësishme për Luizën që të jetë kampione e Europës. Gjithë forma do jetë për këto të dyja, ndërsa garat e tjera do jenë testuese që mos të kemi surpriza dëmtimesh. Shpresojmë që Luiza të jetë në 5 ose në 3 në Lojërat Olimpike,”-deklaroi Taulant Stërmasi, trajneri i Luiza Gegës.

Edhe gara e atletit tjetër Franko Burraj është e parashikuar më 23 gusht në orën 12:50.

 

Intervista e plotë 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja