Ekskluzive/ Samiti i BE në Tiranë, liderët europianë flasin për Report Tv, Borrell: E ardhmja e Ballkanit është në union! Rutte: Sfidat do i përballojmë së bashku

TIRANË- Mbajtja e samitit të BE-së në Tiranë, sipas kreut të diplomacisë europiane, Josep Borrell tregoi angazhimin e palëkundur të BE se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në union.

Borrell tha për gazetarin Arbër Hitaj se samitin i djeshëm përçoi mesazhe të forta përmes deklaratës me 32 pika, ndërsa vë në dukje edhe traditën e Shqipërisë, atë të mikpritjes.

Për mikrofonin e Report Tv folën edhe liderët europianë. Kryeministri i Holandës Mark Rutte e cilësoi si një takim fantastik, madje për të ishte edhe më i mirë se takimi negativ që kanë pasur rreth 6 muaj më parë në Bruksel. Rutte shprehet se ka ende shumë sfida me të cilat duhet të përballet Ballkani si siguria energjetike, emigrimi, sfida për të cilat duhet të kenë mbështetjen e BE.

Të njëjtat sfida rendit edhe kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, i cili thekson se BE dhe Ballkani duhet t’i përballojnë së bashku prandaj edhe unioni dha mbështetje konkrete për krizën energjetike. Sipas tij, samiti dha mesazhin e qartë për të ardhmen e vendeve të rajonit në BE. Nga ana tjetër kryeministri Viktor Orban thotë se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Hungarisë së rrugëtimin europian.

Për presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç zhvillimi i samitit në Ballkan është një mesazh i mirë për të gjitha vendet e rajonit që duhet të punojnë më shumë për të plotësuar reformat e vendosura si kriter nga BE për integrimin. Gjukanoviç falënderon BE për mbështetjen konkrete për krizën energjetike, apo edhe financimin për projekte të tjera për rajonin.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor u mbajt një ditë më parë në Tiranë duke shnëuar një ditë historike për vendin tonë. Gjatë samitit, u firmosën një sërë marrëveshjesh duke nisur nga ajo për heqjen e tarifave ‘Roaming’ mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, tek siguria kibernetike, sektor për të cilin do të investohet edhe më shumë nga Bashkimi Europian për të pasur një parandalim të sulmeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Samiti i BE, Gjukanoviç për Report TV: Mesazh që rajoni të punojë për zbatimin e reformave

 

Samiti i BE në Tiranë për presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç është mesazh që rajoni të punojë për zbatimin e Reformave. Në një intervistë për Report Tv, ai është shprehur se Gjithçka filloi nga procesi i Berlinit

Arbër Hitaj: Zoti President faleminderit për kohën tuaj, me jepni një koment për samitin dhe përse është e rëndësishme për Ballkanin që të ketë gjithë liderët e BE, këtu?
Milo Gjukanoviç: Është shumë e mirë që një praktikë e tillë mbahet në Ballkan, dhe është e rëndësishme që një samit i tillë mbahet në Tiranë. Kemi dëgjuar mesazhe shumë inkurajuese në këtë ditë të rëndësishme, ku Bashkimi europian dërgoj mesazhe të qarta për integrimin e vendeve tona. Ne morëm garanci të vijimit të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor, por  jo ka ndodhur pas procesit të suksesshëm të Procesit të Berlinit, ku 3 marrëveshje të rëndësishme u adoptuan. Por morën edhe një mbështetje të dukshme ekonomike. Por edhe mbështetja për çështjen e energjisë e konfimoj pikërisht këtë. Do të thoja se këto janë mesazhe optimizmi që duhet të inkurajojnë jo vetëm qeverinë tonë, por edhe qytetarët tanë. Ky optimist duhet të jetë një shtysë për të na motivuar më shumë në plotësimin e reformave, për të rritur standartet dhe për të arritur objektivat tanë në të ardhmen e afërt dhe për këtë I kemi kapacitetet.

Ora 17:19
Kryeministri i Hungarisë për Report TV: Samiti, i shkëlqyer! Mund të mbështeteni te ne për Integrimin

 

Kryeministri I Hungarisë Viktor Orban për Report TV tha se samiti ishte i shkëlqyer e ndërsa tha se Shqipëria duhet të mbështetet te Holanda për Integrimin.

Arbër Hitaj: Çfarë mund të themi në lidhje me samitin?
Viktor Orban: Ishte një samit i mirë më duhet të them.
Arbër Hitaj: Hera e parë për ju në Shqipëri?
Viktor Orban: Për mua nuk është hera e parë që vij në Shqipëri, kam qenë edhe disa vite më parë.
Arbër Hitaj: Po në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE?
Viktor Orban
: Mund të mbështeteti tek ne.

 

Ora 17:15
Samiti i BE/ Rutte për Report TV: BE në krah të Ballkanit për përballimin e sfidave

 

Samiti i BE në Tiranë, për kryeministrin e Holandës Rutte për Report TV tregon se BE është në krah të Ballkanit për përballimin e sfidave. Ai tha se BE e njëh ambicien e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociata, por thekoi se tani Europa ka dhe çështje të tjera për të diskutuar, si lufta në Ukrainë.

Arbër Hitaj: Cilat ishin konkluzionet e samitit, ato kryesore?
Mark Rutte: Ishte një takim fantastik. Shumë më i mirë se ai i 6 muajve më parë kur u takuam në Bruksel, kur ishte një atmosferë negative, por këtu ishte shumë pozitive. Fakti që e kemi filluar procesin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është hap i mirë. Por ka shumë çështje që hanë diskutim, si emigrantët, sanksionet, qasja ndaj luftës në Ukrainë. Si ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor, në sigurinë energjitike, që do të japim para.
Arbër Hitaj: Faleminderit
Mark Rutte: Faleminderit juve.

 

Ora 17:12
Kancelari i Austrisë për Report TV: Duhet të mbështesim Ballkanin Perëndimor për sfidat që ka! Mikpritja e Ramës e shkëlqyer

 

Kryeministri i Austrisë Karl Nehammer në një intervistë për Report TV tha se BE duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor për sfidat që ka përpara. Ai theksoi se samiti dhe mikpritja e mikut tim Edi Rama ishte e shkëlqyer.

Arbër Hitaj: Çfarë mund të na thoni në lidhje me samitin ditën e sotme?
Karl Nehammer
: Mbi të gjitha me duhet të falenderoj kryeministrin Edi Rama për mikëpritjen. Shqipëria është një vend që mund të themi e ka të ardhmen në Bashkimin Europian. Por kjo vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ishte një samit shumë i mirë dhe një mesazh përfekt për të ardhmen.
Arbër Hitaj: Cilat mendoni se janë sfidat kryesore që ka rajoni I Ballkanit në këto kohë?
Karl Nehammer
: Besoj se janë disa sfida që duhet ti përballojmë së bashku, energjia dhe kostot, rritja e inflacionit. Duhet të përpiqemi dhe të gjejmë rrugë të reja, për ta përballuar. Prandaj kemi vendosur ti japim rajonit 1 mld euro, për të investuar në energji. Kjo është e rëndësishme për popullin në këtë rajon. Unë besoj se jemi në një rrugë të mbarë.
Arbër Hitaj: Faleminderit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari